Sakip Cami: Kur nëna i jep gji foshnjës
29 minutes ago
1 min read

Kur nëna i jep gji foshnjës
Ulur në një stol, një nënë e re,
Këmishën ngre lart, gjirin nxjerr.
Shiu pushoi dhe dielli e ngrohu,
Foshnja prej nënës së saj jetë merr.
Çfarë çasti magjik, që s’e përshkruaj dot!
Jo vetëm e bukur, nëna është hyjnore.
Fjalët më shteruan, s’i shpreh dot,
Kur nëna i jep gji foshnjës,
Toka ndal rrotullimin dhe mrekullohet.








Comments