top of page

Sakip Cami: Kontributi i dibranëve në Kongresin e Dytë të Manastirit, 2-3 prill 1910

Kontributi i dibranëve në Kongresin e Dytë të Manastirit, 2-3 prill 1910 Nga Sakip Cami Kongresi i Dytë i Manastirit nuk përmendet shumë nga historiografët shqiptarë, megjithse për nga rëndësia është kongresi që unifikoi gjuhën shqipe me gjuhën e sotme, pas përdorimit dhe verifikimit në shkollat shqipe, veçanërisht në Shkollën Normale të Elbasanit. Gazeta “Bashkimi” e Shkodrës, nr 16, datë 17 prill 1910 e pasqyron veprimtarinë e tij. Në këtë kongres morën pjesë njerëz të shquar të shtypit dhe të mësimdhënies. Sipas Skënder Luarasit, të birit të Petro Nini Luarasit, sekretarit të këtij kongresi delegatët pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare kanë qenë: 1. Bedri Pejani, kryetar i kongresit 2. Petro Nini Luarasi, sekretar i kongresit 3. Ferit Ypi Starja, sekretar i kongresit 4. Abdulla Rushiti 5. Ali Zajmi 6. Bejtulla Gjilani 7. Fehim Zavalani 8. Gani bej Bungu 9. Hajdar Blloshmi 10. Hysni Curri 11. Dervish. Hima 12. Ibrahim Jegeni 13. Jonuz Hilmi Dibra 14. Qamil Bala Shkupi 15. Qazim Iljas Dibra 16. Rexhep Mitrovica 17. Rifat Zavalani 18. Sabit Beu Vushtria 19. Sali Gjukë Dukagjini 20. Shefik Efendia i Korçës 21. Shyqyri Ramadani, Prishtinë 22. Tefik Panariti 23. Themistokli Gërmenji 24. Xhafer Ypi Kolonja 25. Xheladin Ohri Delegatë të fshehtë Gjergj. Qirjazi Telemak Gërmenji Dibranët përfaqësohen me Ibrahim Jegenin, sekretarin e Klubit “Bashkimi” të Dibrës, me djalin e Iljas

pashë Dibrës, Qazimin, me publicistin e shquar Dervish Hima, dhëndrri i Iljas pashë Dibrës dhe me Jonuz Dibrën. Sipas Haki Stërmillit, kronikan i kohës, shkruar në librin e tij “Dibra në prag të historisë” dorëshkrim i viteve 1937-1940 ka qenë edhe Hoxhë Hasan Moglica, por nuk thotë për statusin, delegat apo i ftuar. Hoxhë Hasan Moglica, mbaruar studimet në Stamboll për teologji dhe inxhinjeri solli në Shqipëri dhe në fshatin e tij, Okshtun, në ilegalitet 500 abetare në gjuhën shqipe. Në zbatim të vendimeve të Kongresit të Parë të Manastirit dhe të Kongresit të Elbasanit, Hoxhë Moglica mblodhi në Fushën e Klenjës një kuvend ku bëri të mundur dërgimin e 8 djemve për të studiuar në Normalen e Elbasanit, ndërmjet tyre edhe djalin e tij, Osmanin. Hoxhë Hasan Moglica ka marrë pjesë edhe në Tubimin e Martaneshit, prill 1902 së bashku me Ndre Mjedën, Aqif pashë Elbasanin, Ahmet Daklin, Abdi e Murat Toptanin, Rexhep pashë Matin, Said Najdenin dhe Baba Jashar Krenën e Martaneshit. (Lutfi Alia, për shkollat e para shqipe) Dibra me luftëtarët e saj ka luajtur rol të rëndësishëm edhe për sigurinë e mbarëvajtjen e punimeve të këtij kongresi.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page