top of page

Sakip Cami: Iu mohua kontributi atdhetar për 50 vjet me rradhë

ree

 

Hafiz Sherif Langut (Delegati i pavarësisë, të cilit ju mohua kontributi atdhetar për 50 vjet me rradhë)

Nga Sakip Cami

 

Nga Qafa e Buallit Varg të nandë malet Sanxhaku i Dibrës Drini që nuk ndalet Dibra të lindi, Dibra të rriti Nip veziri, bir petriti Bir dëshmori, bir Perëndie Ti, dalzotas i ksaj Shqiptarie Osman Langu, Jusuf Skikuli As edhe vdekja dot nuk i shkuli Luftë banë deri në Manastir Dy imamë, dy xhevahirë. Shpirti s’i del babë Osmanit Për Mirvetin dhe Nebikën Për Edipin dhe Gafurin Që t’mos njohin të keqen dhe frikën Për Sherifin dhe Shabanin Sot ma shumë thërret vatani Për Dautin dhe Rifatin Që të mos shuhet nderi e nami Dajë Selimi President E nis nipin në Stamboll Të shkollohet porsi mbret Në më të mirin Universitet Babë Osmani, lënë porosi Të shkollohet për teologji Sepse feja dhe atdheu Për shqiptarin’ janë nji Pas studimeve në Stamboll Për drejtësi e teologji Sherif Langu kthehet në Dibër Si imam dhe si kadi Si imam dhe si kadi Ai shquhej për drejtësi Para se të jesh fetar Mbi të gjitha je njeri. “Bashkimi”, klub atdhetar Atë e zgjodhi kryetar Me abetare shpi më shpi Pleq, gra edhe fëmijë Gjuha shqipe në Kongres U vendos gjuhë e parë Përfaqësuesi n’Manastir Nga”Bashkimi” , vendimtar Luftoi me pushkë Ndriçoi me dije Deri kur erdhi pavarësia Në çdo skaj shqiptarie Për në Vlorë, në kuvend Dibra e zgjodhi delegat Që nga Dibra deri në Vlorë Udhëtoi ditë e natë Në nëntor më tridhjetë Bashkë me Isa Boletinë Ismail Beu ata i priti Siç pret vëllai, vëllain e tij Ish i ditur, ulema’ Kryetar i Ulemasë Shqiptarinë mbi të gjitha Avokat i fukarasë Komuniteti mysliman Atë e zgjodhi kryetar Delegatit të pavarësisë I ndrit fjala porsi ar. E dënoi fashizmin e zi I ndihmoi çlirimtarët Por kur dolën në liri E dënuan mëkatarët Dhe kaluan dyzetë vjet Që të ngrihesh në piedestal Rrezato o Nderi i Kombit Lartëso porsi mal.

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page