Sakip Cami: Hilmi Hasan Alimani ...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 days ago
- 1 min read

Hilmi Hasan Alimani (1938-1958) Bllacë, Dibër ka rënë në krye të detyrës si ushtar kufitar në Qafën e Ali Çelës, Tropojë më 14 Dhjetor 1958.
Ai ngriu në dëborë.
Është një vend në malin e Jezercës Ku shkëmbi është gërryer në formën e ushtarit Me automatik në dorë. Është një vend në malin e Jezercës Ku akulli ngriu në formën e këtij shkëmbi Dhe nuk shkriu më kurrë. Është një vend në malin e Jezercës Ku kufitari Ilmi Alimani ngriu si shkëmbi Dhe nuk u shkri kurrë Njerzit i thonë: Guri i kufitarit











Një histori e shkurtër, por e drithëruese.
Figura e Hilmi Hasan Alimanit nuk rrëfehet me pompozitet, por me thjeshtësinë e gurit që mban kujtesën. Metafora e “akullit që nuk u shkri kurrë” e kthen rënien e tij në një simbol qëndrese, nderi dhe sakrifice anonime, të atyre që ruajtën kufirin pa kërkuar lavdi. Ky fragment tregon se si natyra, guri dhe bora bëhen monument më i vërtetë se çdo pllakë zyrtare.