Sakip Cami: Festa e gështenjës në Zerqan të Dibrës
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 29 minutes ago
- 1 min read

Festa e gështenjës në Zerqan të Dibrës Nga Sakip Cami
Zerqani, një nga 100 fshatrat turistikë të Shqipërisë bën pjesë në Bashkinë e Bulqizës, Qarku i Dibrës. Në Zerqan shkohet nëpërmjet dy rrugëve, rrugës së asfaltuar të Valikardhës dhe rrugës që vjen nga “ Tre çezmat”, që të dyja të lidhura me rrugën e Arbrit.
Nga Tirana vjen në Zerqan vetëm për një orë. Ky fshat me histori të lavdishme dhe me bukuri natyrore është shpallur jo rastësisht nga qeveria fshat turistik, ndaj është obligim i banorëve të larguar të kthehen në vendlindje e të investojnë në agrobisnes e turizëm, mundësi që egzistojnë në këtë fshat të bukur, qendër e njësisë administrstive. Çdo vit në gusht në livadhet piktoreske organizohet festa e çlirimit të krahinës.
Ndërsa sot Zerqani shkëlqeu me një aktivitet shumë të bukur, të dedikuar gështenjës. Ne nuk varemi nga humori i tregtarit as për çmimin as për cilësinë sepse kemi vetë gështenjën më të mirë, që mblidhet në sezon nga të gjitha familjet, disa prej të cilave e nxjerrin edhe në treg, tha në përshëndetjen e saj kryetarja e Bashkisë së Bulqizës Festime Mjeshtri. Duke çmuar rëndësinë e gështenjës për zonën, si dhe për ekonominë e shumë familjeve, Bashkia do ta kthejë këtë festë në një traditë të përvitshme.





















Comments