Sakip Cami: Dibranët në Kongresin e Manastirit 14-21 nëntor 1908

Dibranët në Kongresin e Manastirit 14-21 nëntor 1908 Sot në ditën e alfabetit kujtojmë me respekt kontributin e delegatëve dibranë 1. Dom Nikoll Kaçori 2. Ramiz Daci 3 Jashar Erebara 4. Hazis Lila 5. Sadullah Strazimiri 6. Vildan Faik Dibra Delegat me votë vendimore ka qenë Dom Nikollë Kaçorri, nga Lura, përfaqësues i Durrësit, delegat me votë konsultative ka qenë Hazis Lila nga Stebleva (I fundit në rreshtin e parë të fotos), përfaqësues i Steblevës dhe i Berzeshtës. Haxhi Vildan Faik Dibra ka ardhë nga Stambolli si përfaqësues i Shoqatës Shqiptare të Stambollit në ditën e parafundit dhe ka patur rol vendimtar. Ramiz Daci ka përfaqësuar Dibrën. Sadulla Strazimiri ka përfaqësuar Matin. Jashar Erebara ka marrë pjesë si publicist.









Comments