top of page

Sadik Bejko: Enveri inë dhe Josif Stalini




Një mik më sjell në kafe një ish-zv/kryeministër që në këto vite të pensionit përtyp plogët atë plang që vuri kur ishte në karrike pushteti demokratik. Më vjen keq se ka qenë dhe profesor. Ka mbetur enverist. Nuk do kisha shkruar për këtë ishin… por me hapjen e tunelit të Porto Palermos plasën mburrjet për ushtrinë tonë heroike, për Enverin, komandarin etj, etj.

Enveri për mua ka qenë një i sëmurë. Plotësisht. Një politikan që e ka tejkaluar edhe stalinizmin.

Ia përmend dhe atij ishit, tani pensionist i majmur, porositë që i ka dhënë Stalini Enverit në takimet e tyre në Moskë. Ky ish-i nuk e ka lexuar librin e E.H. “Me Stalinin” botuar më 1979. Shumë enveristë s’e kanë lexuar idhullin e tyre.

Stalini, i regjur në politikë e në pushtet, i dha eksperiencën e tij një fillestari, siç qe atëherë Enveri inë.

 

Këshilla e parë e Stalinit: Mos e armatos gjer në dhëmbë vendin tënd, mos harxho nga buxheti për mbrojtje. Shqipëria është e garantuar si e papushtueshme nga asnjë ushtri nga traktatet, si nga Jalta etj. Mundohu vetëm që në krye të pushtetit të Tiranës të jesh ti.

 

Ç’bëri Enveri?

 

Të kundërtën. E mbushi vendin me tunele, me bunkere plot bomba e tritol, me ndërtime faraonike si baza në Shëngjin, në Porto Palermo etj.

Nga kush na mbrojtën këto fortifikime prej faraonësh? Nga askush. Stalini e dinte.

 

Këshilla e dytë e Stalinit:

 

Mos i vra intelektualët e së kaluarës. Nuk janë komunistë, por Shqipërinë e duan. Janë patriotë.

 

Dëgjoi Enveri, ç’i tha Stalini? Jo. Vrau e varrosi të gjalla dhe gra me libra e me universitet. Përjashtoi nga programet shkollore Konicën.. Fishtën etj.

Shkatërroi më pas dhe shumë burra të mençur e të vyer… deri te një talent, gjeni i skenës si Kujtim Spahivogli.

 

Porosia e tretë:

 

Mos i shfaros institucionet fetare. Populli i do t’i ketë gjer në pushtetin lokal përfaqësuesit e fesë së vet. Ruaji raportet ndërfetare në shtet.

Enveri bëri të kundërtën: shpalli Shqipërinë vendin e parë ateist në botë. Rrëzoi e profanoi kisha e xhami. Masakroi e burgosi priftërinj e klerikë gjithëfarë.

 

Këshilla e katërt e Stalinit:

 

Mos bëj kooperativa në zonat kodrinore malore. Shqiperia 80 perqind eshte kodrinore malore.

E dëgjoi Enveri? Enveri e kolektivizoi vendin pëllëmbë për pëllëmbë…kolektivizoi dhe pulat.

Kjo bëri që fshatarët të shkonin në punë me bukë e ujë e sheqer. Fëmijët e kopshtit e lyenin bukën përsipër me salcë domateje shtëpie, s’gjeje gjalpë e reçel. Vdekshmëria foshnjore bënte kërdinë. Senatoriumi u mbush me veremlinj. Cilësia e dobët, kaloritë e pakta po rrisnin një popull anemik, me rripin e mesit mbërthyer në vrimën e fundit.

Më mirë Stalini mos t’ia kishte dhënë këto porosi Enverit… se njerëz që u rritën me nivel të ulët intelegjence nga paushqyerja… nuk do ta adhuronin deri sot..

Doni më për Enverin, po për Stalinin?

22 views1 comment

1 Comment


Guest
3 days ago

       E përshëndes përzemërsisht Profesorin e letërsisë në disa universitete, poetin dhe shkrimtarin e talentuar Sadik Bejko. E kujtoj me respekt që asokohe, kur, vite të shkuara, jemi takuar në atë gjellëtoren e vogël afër Shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë, bashkë me gazetarin e njohur Çerçiz Loloçi, moderatorin e portalit “Albspirit”. Diktatura e egër e një njeriu pa kurrfarë morali, e një njeriu pa kulturë universitare, e një njeriu që vuante tmerrësisht nga komplekset e inferioritetit, ka qenë fatkeqësi e rëndë për popullin tonë të shumëvuajtur. Në Konferencën e Labinotit (mars 1943), trimi Mustafa Kaçaçi iu drejtua Enver askushit me fjalët: “Ti Enver ke qenë një hiç”. Por pikërisht këtë hiçin, serbosllavizmi, për interesat e veta shoviniste dhe për të zezën…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page