top of page

SA TË PASKA HIJE MOj


Minush Hoxha

SA TË PASKA HIJE MOj


(inspiruar nga z. Terziu)



Njëherit, pas pajtimit të mundimshëm familjar

Asaj, .,përditë rrugëve-a! Hajt në Shkup, hajt në Gjakovë! Si në Raushiq me bicikletë!

E kush dëgjon pleqtë e matufosur, që një macje e zezë shohin baullicë.

Dolem dhe këmba-këmbes arritem tek treni

U ulen të vetem në kupe ! Dhe, Vajtem ne Shkup duke llafosur e kotu!

,,Do e zgjedhë si ma do qefi! Ç’mirresh ti vesh në rroba femrash. Ani nuseje!” me flitte rruges.

Vajtem në Shkup se ishte joni dhe kishte lidhje me Turqinë, me Selanikun, Sofjen

Më në fund, kishte traditen, kishte tregun, kishte Ballkanin të tërë

Kishte historinë sa anadollake, sa sllave, sa shqiptare

,,NaMa, në NaMa! Aty gjej ç’më duhet! Jo, kund tjetres! Vec ,,NaMas” edhe Shkupit

Kishte familjarisht dene-babaden në një lidhje historike me Shkupin

Dhe dukjen si nga Izmiri, sy jeshil e fytyr të bukur të gjerë

Lamë Bitpazarin, lamë Uren e Gurit me harçe dhe ja ,,NaMa“ me ngjitëse rryme

,,NaMa” në sheshin e gjerë, me mallëra nga bota të pakontrollueshem.

,,E di se dëshiroj, disi më ka mbetë nga vegjlia

Po dhe Ëmë imja në nusri , kishte një fustan me pika

Të vockla, të kuqe në fustan të bardhë, e karrficë trëndafili

Bukuroshja vetë e kohes! Sa dukej i lëshonin rrugen: ,,po kalon bukuroshja”

E unë, e unë, tani kohëra tjera, por ma do kujtimi

Një fustan me të zeza zonjash , e pika të vockla çeltë të bardha”

,,Mirë, dhe një kurorë të vogël trëndafilash pembe”

E di përse zgjodha këto, e di mirë ti !

Të të pëlqejnë ty e të kujtojnë natë martese!

Atë natë tek dridheshe nga dukja ime dhe nisja në shtratë te jetes

Po dhe jeshilë i syve të mij kulmon bukurinë!

Dhe, ajo kënga që të nxitë imagjinaten e sevdas, që më dalldis

,,Fustani me pika , sa hije të paska…!”

Qesha e qesha se ia qëlloj dhe si arkatarë bëra pagesen kesh

###

Kur ardhem në shtëpi, kur veshi, fustanin me pika dhe vëri kuroren me trëndafila rose dhe u parfumos vjollcë, dhe beri nje performace fotomodeleje, dukjej vetë hyjnesha. E shikonin me admirim por fshehurazi sa tëmos rritet mendesh nusja.

Dhe, kete fustan me pika e kam ruajtur deri në kalljen e shtëpisë nga forcat serbe. E kisha simbol, nëpërmjet të cilit shihsha bukurinë hyjrore të bashkëshortes sime dhe tërë anet e bukura të jetes.

59 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page