S’U ZBEHE
Jan 20, 2022
1 min read

Nënën të gjithë hyjnizojmë Regëtijnë zemrat sa , s’plasin… Ortek loti zjarr lëshojmë Faqebuzës vrap rrëshqasin… S’u zbehe nënokja ime Bebz’e syrit të mban gjallë… Aromëfrymën, dorën, zërin Puthledhat në gush’e ballë… Më thotë vajza : - boll lot mami!.. Je vet nënë , si mbretëreshë - Njomëzake…, s’është njësoj Me të jesh e me të kesh!..








Comments