top of page

Rëndësia e asgjësë



Kur mbërriti në Evropë, zero u prit me dyshim - u deshën shekuj që zero të pranohej. Për të punuar me asgjë, disa mendje intelektuale duheshin ndryshuar.

Asgjëja, si Kutia e Pandorës, është plot kuriozitete dhe paradokse.

Çfarë qëndron në zemër të matematikës? Zero. Por për matematikanët nuk është e njëjta gjë: "Asgjë" është zbrazëti; mungesë totale e gjësë. Pra Zero është padyshim një gjë.

Shënimet e hershme për numrat ishin të çuditshëm dhe të mrekullueshëm. Një shembull i mirë janë numrat romakë, në të cilët numri 1990 del si MCMXC: një mijë (M) plus njëqind më pak se një mijë (CM) plus dhjetë më pak se njëqind (XC). Provoni të bëni aritmetikë me ‘to?!

Simbolet u përdorën për të regjistruar numrat, ndërsa llogaritjet u bënë duke përdorur numëratorin, duke grumbulluar gurë në rreshta në rërë ose duke lëvizur rruaza në tela.

Simboli i lashtë egjiptian Zero përdorej për "e bukur". Në një moment, dikujt i erdhi ideja për një rresht me 9 rruaza. Duhej pastaj që të kishte një simbol për një vend bosh mes rruazave. Pa të, nuk mund të dalloje midis 14, 104, 140 dhe 1400. Pra simboli për zero ishte i lidhur me konceptin e zbrazëtisë. Nga shekulli i 7-të, astronomi indian Brahmagupta shpjegoi se shumëzimi i një numri me 0 prodhon 0 dhe se zbritja 0 nga një numër, bën që numri të mbetetet i paprekur. Duke përdorur 0 në aritmetikë njësoj si numrat e tjerë, ai tregoi se 0 ishte vërtetë numër. Kutia e Pandorës ishte hapur, dhe ajo që shpërtheu ishte - asgjë; asgjë e lavdishme, e pazbutur, zemëruese.

Rezultatet duke bërë aritmetikë me zero ishin shpesh aq të çuditëshme saqë u ndalua përdorimi i saj. Mbledhja kishte të njëjtin efekt si zbritja; numri mbetej i njëjtë. Disa gjuhëtarë, puristët, thonin se lënia e diçkaje e pandryshuar nuk përbën ndryshim. por matematikanët në përgjithësi preferonin pastërtinë gjuhësore. Pikërisht me këtë ndarje filloi teashi Pjestimi i 0 me një numër jo zero jep 0. Kështu, 0 e pjestuar me 7, le të themi, jep 0; po ashtu edhe kur shumëzohet me 7. Fatkeqësisht, çdo numër i shumëzuar me 0 jep 0. Prandaj, pjesëtimi me zero është i ndaluar a shmanget.

Infiniti është edhe më i çuditshëm se zero; përdorimi i tij duhet të shoqërohet gjithmonë me një paralajmërim, si ai i qeverisë, për shembull. Mallkimi i Pandorës nuk shmanget aq lehtë.

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page