top of page

Ruzhdi Gole: VJESHTË MESDITE

49 minutes ago
1 min read

 

Këtu, e bukur edhe vjeshta qënka,

gjethet t'i puthin shpejt supet

nga supet pijnë vesë vese

 

vet lotojnë të ëndërrta.

 

Druhem t'i shkel gjethet

më duket se lëndoj

trishtimet

e të vdekurve.

 

Këtu, e bukur

qënka edhe frika

se sot, ndoshta sot

për herë të fundit qesh

jo unë por afër meje mëditja.

 

Druhem

t'i shkel gjethet

trishtimet e të vdekurve.

 

E bukur qënka dhe vjeshta këtu

në një gjuhë të vetme

përhera plot gjuhë.

 

---&---

Durrës, 23 nëntor 2026.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page