top of page

Ruzhdi Gole: TËRTHORE-TËRTHORE.       

  • 2 hours ago
  • 1 min read

   (poe-prozë)

Mbrëmja vajzërore endet.

vajzërorja shpupuritet

ndër gishtat hark.

 

Grua çmendet nata

gruaja gurgullon

botën pa cak..

 

Mbrëmja endet vajzërore

përmes tingujve

ndër thllanza

ndore.

 

Nata - grunjare grua

me drapinj afshi

gishta ujërash.                                           *                                                     

Fajpafaj

vet i rrxova

kërcinjtë e saj.

 

Mbrëmja harkon e ylbertë,

rr'xime të purpurta

vlojnë

 

në tjetër shtat dinak dreq.                                                   .                                                                     

Vlojmë shtratin plot rremba

përhera më pak rrenacak.

Flatrat ia ngroh unë

gruas...

 

ajo hokatare i përhap.                               *.                                                               

Jetë jete ne ... t'epërm'...

dita merakosej

kur i treteshin

sytë

 

nata thellë trishtohej

kur dëgjonte mpak

nga veshët.

 

Deti këndellej mbi frikë,

bota e qiejve vyshkej

ndonjëherë prej

qirinjve

 

prej yjeve më pak romantikë.

 

Gjithçka jetuam prej dashurie

grurë ëndrre jo cikmë verbër,

kthjelloheshin gjiret...

begatonin dhe

brengën.

 

Nga kjo brengosje asnjëherë e begatë

dashuruam ujvarën dhe terrën,   

ciklonin e morëm vrap.                                           

*.                                                                         

Hiçmo, ne pikël e jetojmë

ndonjë ditë mpak vrerët,                           

 

fenerët e gjinjve

t'atyre që sot

dashurojnë

 

dihasin tek të gjithë fenerët.

 

Mbrëmja vajzërore endet,

nata grua çmendet...

 

Ngjallet sërish hov

plot farëra nata

e dalldive

e drobitjeve

më e pamatura...

 

E njomë e rrudhët, më e freskët

mbi tehe, shigjeta, prangëza

gjiret begatojnë

dhe brengën.

 

E uruara na ra fatit... Pash motin !

Na merren mendttë

ende dhe sotmit?

 

Me shenja dhe me nishane

me ngjarje e rrëfenja

caku na vuri kufi

cikmat, cermat.

 

Puqemi tani dhembshurisht.

 

Vajzërore mbrëmja endet,

nata mpreh drapinjtë

tërthore - tërthore

korr vranësirat

e epërme.

 

Si ngjallen sërish çdo bote hov :

mbrëmja me farëra endjesh,

Jeta çuditërisht belhollë ?

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page