Ruzhdi Gole: THUMB BLETE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 25
- 1 min read

THUMB BLETE
Gishtrinjtë zbukuroj
me lule dhe flutura
botanist,
flatroje gjoksin ti, gjeograf
me këmishën e hartës,
udhëtar
zbardhe errësirën jetëngratë
pastaj vrapo me dritën kozmikë,
farmacist
mbështille trupin tënd
me një gjarpër.
Bleta, jo përgjakshëm, na thumbon
nuk i mbajmë mëri e as na mban
mrekullohemi
nga rilindja e pafajësisë
buzagaz jete nektar e petal.









Comments