Ruzhdi Gole: Lypës në gjuhë të huaj
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 17
- 6 min read

Lypës në gjuhë të huaj.
------------------------------------
(Cikël Poetik)
*
Jeta maj, pak fare pak
dimri jetëgjatë shkurt,
Jeta ngroh mollët
gjinj të saj,
dimri afër
bungë
bungë.
Maji përplot rreze për vetull
pulpat erë, vesa këmishë
shkurti s'tutet, i paepur
qep gris mjegull
shenjtërisht.
Nëpër lutje kur mjegullijmë
skuqet molla, xixon mpak,
Jeta valë verdhje shqimë
i gjatë dimri
shkurton
ngratë.
*
Mbaj s'mbaj mend :
Një metaforë
m'erdhi për hënën
m'iku vëngërt tek hamenjtë ?
Mbaj, s'mbaj mend :
Një epitet m'erdhi për epikën,
m'iku pa freskuar kësulën e nxehtë
prush'roi ngrohtë sytë me autizëm ?
Mbaj, s'mbaj mend :
Një hiperbolë
m'u afrua plot muskuj
m'iku tek farisenjtë
e kësaj jete vorfnisht mugëllt ?
*
Njeriu e natyra drithërim ngrohtë
ndillet për dashni veç e veç
motmot.
Njeriu e ndiu zogun e natyrës
zogu a e pa ku e mbajti
njeriu frymën ?
Pema
ndonjëherë ka
për gishta ngricat,
po Njeriu vet... frikërat a të ligat?
Njeriu e natyra bashkë veç veç
ndillen për dashni
nën një velencë...
*
Lermë të shplodhem paksa,
lermë të lodhem,
kolla zë vreshtin kur etja zë s'ka,
sytë duken fikur si prej xixëllonje.
Lermë t'ëndërroj pak, merrmini ëndrrat
Më duhet një varkë të lundroj pa krahë
vuaj e nuk vuaj për buzë të argjënda.
Ç't'ju kërkoj tjetër?
Më mirë shoh e më keq ngado
po m'i mbylli sytë kjo botë
lebetitëse...vet e verbër.
.
*
Të qahem mahmur s'bën bon sens
çuar pa dhunë, dhuna përmes.
Dal s'dal në rrugë herët aventurë
qentë lëpijnë mëngjesin
gjuhën kanë krehër
kujt t'i them bonzhur ?
Më sulmuan qentë, shqyer plot jargë,
kujt t'i ankohem ... për dhëmbët
me helm s'ka vaksinë, gjykatë.
Nuk bën bonsens, kujt t'i them bonzhur,
Po ajo e enjte me pluhur gjakverdhë
por me tjetër kurvë...
*
Zemërata sado të mbaj
s'shkon tek lumi
as tek vëllai,
Zemërata kudo të shkoj
brof përpjetë, diku
mbyll gojë.
Zemërata sido të sillet
tund shkund shpejt
kujtesë zilet.
Zemërata mprehet thikë
jo për mua, as për bijtë.
E argjendë kjo zemërata ...
Ngrihu burrë, u thye shpata.
Cila shpatë ? Moj ti, ma thuaj
pikë gjaku s"kanë lumi, duajt.
Eja, eja zemëratë
shtriqi kuajt
stolisi gratë !
*
E enjte pluhurash dhe jargavanësh
ëndërrojmë kinema dhe skulptura
vorfnia lyp qindarka tek tregtarët.
Mos u çudisni :
dëgjova një lypës në gjuhë të huaj,
pak lypës jam dhe unë
lyp fole për zogjtë
njëckë kokërr misri
lyp shala
për burrat tuaj kuaj.
E enjte pluhurash, jargavanësh...
*
E acartë e bukura...
E bukura acartë. ?
I acartë shkrimi, shkrimi buzëthatë.
E acartë e qeshura, rruga minifund,
E acartë hareja
i hareshmi
plumb.
I acartë Njeriu, rreze, rreze ngjeth
elegji e butë, buzë buzëzezë.
*
Rrëshqitëm në një britmë
u bëmë vrasës,
mbuluam dheun
duke pajtuar
varrmihës
vramë edhe
varrmihësin
të hajë baltë.
Gllabëruam toka shqyem
relievet më antikë
shpërndamë
lajme të gëzueshme
për mjedisin
për pensionet e turizëm
lisin e xhveshëm gjer në inde,
pyllit i dhamë një shkelm
melodramatik
kur pylli
ndjeu keqardhje thellë
për bijtë e tij të gjelbër ..
lotoi ditënetët
dhe i ra
të fikët
në sy të banditëve.
S'ka më asnjë urgjencë...
Lum ne, heronjtë e së ligës
asnjëherë pretencë,
asnjëherë shpifës.
*
Dymbëdhjetë ora plot 2 '
Njeriu rrugës,
Njeriut pushka.
12 qorra, 2 krime ndry
lëngatë flora, lëngata sy.
12 orë, 2 '
Njeriu qorrëz
ndërgjegje
pushka.
*
Paçka
pse lëndinës iu këput një vetull,
(njeriu u vetvra, u rrëzua pjergull),
pse pemës
një syth bore iu këput
paçka,
(shtëpia qan për tra.)
Paçka
pse qeni leh në moshë të thyer
( Vojtja një kothere jetë lyen),
paçka pse një vajzë buzët
i ka ntrashur për hënëz
(rrugës përhera i vëmë
stërkëmbësh.)
Qenka afër plumbi, thatanikja bela.
Paçka këtu
asgjëkundi
paçka...
*
Liria prej bubureze
vogëlth, vogëlthi
thumbëz blete.
tepër, tepërmi m'ytet ndër vete ...
---------- Forwarded message ---------
Nga: Ruzhdi Gole <ruzhdigole@gmail.com>
Date: Enj, 17 pri 2025, 16:15
Subject:
To: Bardhyl Agasi <agasi_bardhyl@yahoo.com>
CIKËL POETIK
-------------------------
*
Jeta maj, pak fare pak
dimri jetëgjatë shkurt,
Jeta ngroh mollët
gjinj të saj,
dimri afër
bungë
bungë.
Maji përplot rreze për vetull
pulpat erë, vesa këmishë
shkurti s'tutet, i paepur
qep gris mjegull
shenjtërisht.
Nëpër lutje kur mjegullijmë
skuqet molla, xixon mpak,
Jeta valë verdhje shqimë
I gjatë dimri
shkurton
ngratë.
*
Mbaj s'mbaj mend :
Një metaforë
m'erdhi për hënën
m'iku vëngërt tek hamenjtë ?
Mbaj, s'mbaj mend :
Një epitet m'erdhi për epikën,
m'iku pa freskuar kësulën e nxehtë
prush'roi ngrohtë sytë me autizëm ?
Mbaj, s'mbaj mend :
Një hiperbolë
m'u afrua plot muskuj
m'iku tek farisenjtë
e kësaj jete vorfnisht mugëllt ?
*
Njeriu e natyra drithërim ngrohtë
ndillet për dashni veç e veç
motmot.
Njeriu e ndiu zogun e natyrës
zogu a e pa ku e mbajti
njeriu frymën ?
Pema
ndonjëherë ka
për gishta ngricat,
po Njeriu vet... frikërat për të ligat?
Njeriu e natyra bashkë veç veç
ndillet për dashni
nën një velencë...
*
Lermë të shplodhem paksa,
lermë të lodhem,
kolla zë vreshtin kur etja zë s'ka,
sytë duken fikur si prej xixëllonje.
Lermë t'ëndërroj pak, merrmini eëndrrat
Më duhet një varkë të lundroj pa krahë
vuaj e nuk vuaj për buzë të argjënda.
Ç'tju kërkoj tjetër?
Më mirë shoh e më keq ngado
po m'i mbylli sytë kjo botë
vet e verbër.
*
Të qahem mahmur s'bën bon sens
çuar pa dhunë, dhuna përmes.
Dal s'dal në rrugë herët aventurë
qentë lëpijnë mëngjesin
gjuhën kanë krehër
kujt t'i them bonzhur ?
Më sulmuan qentë, shqyer plot jargë,
kujt t'i ankohem ... për dhëmbët
me helm s'ka vaksinë, gjykatë.
Nuk bën bonsens, kujt t'i them bonzhur
Po ajo e enjte me pluhur gjakverdhë
por me tjetër kurvë...
*
Zemërata sado të mbaj
s'shkon tek lumi as tek vëllai,
Zemërata kudo të shkoj
brof përpjetë, diku
mbyll gojë.
Zemërata sido të sillet
tund shkund shpejt
kujtesë zilet.
Zemërata mprehet thikë
jo për mua, as për bijtë.
E argjendë kjo zemërata ...
Ngrihu burrë, u thye shpata.
Cila shpatë ? Moj ti, ma thuaj
pikë gjaku s"kanë lumi, duajt.
Eja, eja zemëratë
shtriqi kuajt
stolisi gratë !
*
E enjte pluhurash dhe jargavanësh
ëndërrojmë kinema dhe skulptura
vorfnia lyp qindarka tek tregtarët.
Mos u çudisni :
dëgjova një lypës në gjuhë të huaj,
pak lypës jam dhe unë
lyp fole për zogjtë
njëckë kokërr misri
lyp shala
për burrat tuaj kuaj.
E enjte pluhurash, jargavanësh...
*
E acartë e bukura...
E bukura acartë ?
I acartë shkrimi, shkrimi buzëthatë.
E acartë e qeshura, rruga minifund,
E acartë hareja
i hareshmi
plumb.
I acartë Njeriu, rreze, rreze ngjeth
elegji e butë, buzë buzëzezë.
*
Rrëshqitëm në një britmë,
u bëmë vrasës
mbuluam dheun
duke pajtuar
varrmihës
vramë edhe
varrmihësin
të hajë baltë.
Gllabëruam toka shqyem
relievet më antikë
shpërndamë
lajme të gëzueshme
për mjedisin
për pensionet e turizëm
lisin e xhveshëm gjer në inde,
pyllit i dhamë një shkelm
melodramatik
kur pylli
ndjeu keqardhje thellë
për bijtë e tij të gjelbër ..
lotoi ditënetët
dhe i ra
të fikët.
në sy të banditëve.
S'ka më asnjë urgjencë...
Lum ne, heronjtë e së ligës
asnjëherë të varfër,
patkonj a plebenj...
*
Dymbëdhjeteë ora plot 2 '
Njeriu rrugës,
Njeriut pushka.
12 qorra, 2 krime ndy,
lëngatë flora, lëngata sy.
12 orë, plot 2'
Njeriu qorrëz
ndërgjegje
pushka.
*
Paçka
pse lëndinës iu këput një vetull,
( njeriu u vetvra, u rrëzua pjergull)
pse pemës
një syth bore iu këput
paçka,
(Shtëpia qan për tra.)
Paçka
pse qeni leh në moshë të thyer
( Vojtja një kothere jetë lyen),
paçka pse një vajzë buzët
i ka ntrashur për hënëz
(rrugës përhera i vëmë
stërkëmbësh.)
Qenka afër plumbi, thatanikja bela.
Paçka këtu
asgjëkundi
paçka...
*
Liria prej bubureze
vogëlth, vogëlthi
thumbëz blete.
tepër, tepërmi m'ytet ndër vete ...
Comments