top of page

Ruzhdi Gole: BJESHKETORE            

Jun 25
5 min read

    

                       (poemë)

 

1.

 

Tek rudina mujte me dal kur d'bora u mbështoll me shall,

unë mujta me dal shkullimesh trajtë e re prej bokërrime.      

Me më rrethue u k’put nj’i ortek, desh më ra mos me pas

çik mend, nj’aty ti nën lëvore pjalm ledhesh, e përkorme.

 

Trajtë-trajtë mujte me dal kur d'bora rudine e hupi shall ...

 

Fyelli i zanit pak ngri, me një re, mos me e pas zili,

s’ka ngri fyelli trumcak, kotkotkoti ndillet merak,

s’ndillet kotnasikotiki, ai ardh' nga fis i lotit ku

secili tek ky fis rrjedh vrap arratish, arratish

ma tërpjetë tek pyjet ... në një fyell retë

lozin motit e kurrma re s’ngrohin fyejt...

 

Me gjet' gurrat buzë ojnash...

thirrma tingëllon geg'nisht

geg'nisht m'afrohet bora,

 

me pajtue urnat vjeshtë

u nis shpuza geg'nisht

përmidis syrit haresë

 

me ndez natën buzë dashnish ...

geg'nisht tingëllon tan’ flora

borëtimi po shkri geg'nisht.

 

Prej duhive ma i hovshmi

si me ken azgan

prej motit,

 

lumni çel tana majat

si me ken Mari

lulnajash.

 

Miradie me më dal tek kreshtat

kena me u këqyr përtej mnie,

puq jena...jena veç pendesa, 

dy kodrina ledhatimesh.

 

Trandafilisht me t'pa tek kodrat

s'ndi kund turfullon noj bishë,

veç prej teje u tulat borëbota

shkri mos shkri veç një gisht.

 

Veç një gisht

thëthin botëbora

tej mnie me u këqyr,

puq ne pendesa fjollash,

kodrinë ledhesh me një gurrë...

 

Me dal fill, falur faj

me gjet' gjeth nj’i

dashni maj,

 

gazmend maj

me çel fill,

faj’ vyshk

belbëzim,

 

me gjet' gjeth

nj’dashni

maj,

 

hire pemëza,

m’u gjegj

sot mue

frut i saj.

 

2.

 

Kokrra e qershisë me t’u ba vath,

mnia përmidis skuq ndillet gaz.    

 

Oh, me plastë mnia, ndijmë

pak ofshamë, oh, me plas

ofshama ku ta gjejmë

një zanë ?

 

Kokrra e qershisë

skuq ndillet gaz,    

mnia përmidis ...

t’u bëftë

buzëve

xixë.               

 

Vathi përmidis

kokrra e qershisë.

 

Pashë nj’iheri ca zymbyla,

erëra ndolla, ndolla frymëra,

pashë nj’iheri përrenj carrokë

herë zbathur, herë toç në kokë,

 

pashë nj’iheri gufmim kurmi,

ëndrra pik’ pa pikur zulmi,

pashë

nj’iheri ca zymbyla,

trumba ndolla, frymëra.

 

Me të ndjek me një zambak, një zambak,

ku ngadalthi, ku me vrap, vrap ngadalth’,    

me të ndjek me nji zambak në vrundulli

në vrami me shkri pakndopak dimërthi,

me të ndjek me zambak, zambak florë,

ku me t’gjet me t’lanë me ik dvorë ?.

 

Vrunduj - vrunduj me u shkri...                                                      

vrap ngadalth’, tej dimërthi...

 

3.

 

Bukuria k’cim rrok bukurinē,

q'andej ardhi tjetër flaut

buzë më buzë xixëllimë,

Ujëvara plot lulnaja 

duart ...

një flaut xixëllime

jetonte tinguj

të shkuar,

K’cimi

nuk u hesht, 

jetë e re në kreshtë...

 

Prej bukurive me u begat

po i gjej vjollcat

tek ty dihat,

 

gjeta vjollcat shpejt njitash 

sa më mbajnë mend,

 

në ç'gjuhë t'u flas?

 

Sa më mbajnë mend ato dalldie,

sa i mbaj mend fisnikërisht,

me begat prej bukurive...

gjej, s'gjej ma vjollca

dashnish...

 

Si kumbisje hap më hap

duke ndrit’ edhe terrën

duke xan ernat në çark ...

Terr dukej dhe rrëpira,

errësira çark

për

erën,

duke dashtun

vetëtima

t’mbillja

shkula

veten degëprerë.

 

Si kumbisje ti hap më hap, ...

dimrit pa dimër bjeshkës  

shteg kërkoja

të të kqyrja

gjatë ...

 

Shpejt të ndolla bukuri,

hupa unë a s’më gjete ti,

a më gjete e s’i the askujt,

ardhe hanë njiherë me bujt?

 

Me e pa, me e gjet

ma t’bukurin

gazmend ?

 

S’hupa unë, s’më gjete ti,

vogëlth endemi

vocërri ...

 

4. 

 

C’u dishrush me t’pa, tinëz je ... je ti gjithkah ?

C’u dish’rue me të ndih dhe vetmia gaz gurrni.             

 

Ti je Zana ?

 

T’kam pa tuj rend, prej rudine t’sjell vah ndërmend,

fjollë e butë, gurrë vrap,...kenka thanë me të dashtë ?

 

Kenka thanë me t’dashtë tej krysh pa i thanë gja kurrkujt

prej natyre frymëz yjesh, trup harlisur pa cen, plot nyje.

 

Jam Zana jo prej hane as përralle, mos më tut më ngit

ke me hup gjithë mirësitë...C’u d’shirush me të thanë 

se nj’i lum e don nj’i hanë, se nj’i gaz e don nj’i trill

kenka thanë me të dashtë fjollë frushullimë.

 

Me t’pa ç’u dishrush tej vetmie si askush...                                                                                                                                                 

Ku me e gjet dekikën

dekikë t’pabjerrur 

tej reve rendjen

më të prushtë, 

pritur natë parrejtur

rrejt’ sy dhe vetull

tutje nga të tutë ?

 

Ku me e gjet dekikën

bredhje krahëruar

me u ngjit

shpejt

alp...

 

ku s’bien borëra

ku shohim

veç duar

 

gishta të ylbertë, të nartë ?

 

5.

 

Vetulla jote vetullon çel,

pjergulla jo kacavjerrë,

as vjerr as kacafyt

dora jote

e lumtë,

paqtë shenjti

çdo xixë mbi terr

jo fytas kacavjerrë,

 

jashta, jashta s’gjeta vetull

shkoq shkërmoq

gjithku tash

 

ma e shtrenjta pjergull...

 

Si me ken nj’i sokol prej rrezesh,

gaca gacash nj’aty të qeshet,

nj’aty me t’marr nj’iherë

me t’pa dimër je a çel,

me t’pa në je cullak

me dy - tri gishta

në farkë.

 

Farka vet asht ndez nga cuca,

cuca s’tjerr ma gja

tek furka,

 

bora borës

sytë i mbyll

me ndigjue

zanin zym’yl.

Mot’ i ri, me gishta gacash,

sa e pa n’ji sokol prej

rrezesh, sa e pa

nji cucë rudine,

 

nuk la më asnji

gja nga plasat 

u përndrit

tisnajë 

çeljesh

 

nga kjo farkë shkëndijimesh...

 

6.

 

Maje gishtave po kumbiset bora

shushurin në bjeshkëtore,

mahnitja, e përkora,

s’din a s’don

të dashuroj

sonte ?

 

Mahnitja

dhembshurisht, ...

borëton në bjeshkëtore

më ngrohtë ... në çdo gisht...

 

Me u k’put përmidis, përmidis me u tut,

ardhi mbramja me pishë, era erës i gris’

këmishë, bora del me shëtit në shkurt.

 

Me tisnaja vrapoi zalli, ariu me gëzof,

nëse jena njitash së gjalli

jena, s’jena tjetrit mot ...

 

S’jena ftohur, tash së gjalli,

përmidis pa k’put e tut,-

bora gishtash alpet

mardhi,

Alpet ia

pinë borës

kupëzat

me qum’sht.

 

N’se jena tash së gjalli

tjetrit jena

gaca mardhurit...

 

 

7.

 

Qielli me verige yjesh, oh ç'romantikë !

 

I përkryer shkon me marr

një hanë - nuse

prikë paqtë

pa prikë.

 

Mbramja nusërisht vjen

të takoj shpejt bandill,

 

cili je ti, më thuej krenisht

zambak i gjithi, gjithçkaje

turfullimë.?

 

Romantika tret

plot bistakë yjesh

zjarret e vegjël ende pakryer.

 

Oh, ç'romantikë...Qielli verigë...

 

8.

 

Ç'don me thanë tek çel, çupit

cipëz vlage, fik ftohma ... ik’?.

ç'don me thanë teksa rron

tana fruta, verige hollë ?

 

Ç'don me pri një shkrep bujar ?

sqep orteku gjysma përrallë...

çka më sjell ndërmend risk

ç'don me thanë çel çupit?

 

Dashni të pastra më të fisme,

diku brengëz, diku harlisje,

vezullues me u pa

gaze t’hirta jena

puq e nda, 

shumë herët ne ma të rinj

pak zbeh’, pak me u ndih ...

 

Shporeti, sy zgjue, fërkon duart gaca

tue prit t'mirat bujtje gazmend natë,

cili më shpejt e braktis me gjasa

frikën, fryme nj’iheri, nj’itash.

 

Dekika bredh ujku rrotull (jo)brenda nesh,

nesh, nji shporet tjetër i ri fërkon gacat,

tue prit t'mirat bujtje nga çdo bjeshkë

frikë k’cen britma, asnjëheri flaka...

 

Sytë tanë vesë, vesë maraku

pikëlojnë nj’i degëz bjeshkë

a po çilet syn’ i agut

a u rrok pendimi

rrezm.?                    

 

Rreze hanëza lodrive

me u dashtë çelët

me pa si piklojnë

andrrat  

me pa si çilen

bjeshkët.

 

Sytë tanë vesë, vesë maraku,

me na mbajt...na mban gjaku.

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page