top of page

Rruspie...


Suzana Kuqi

Pata shkruar nje kohe, kur femijet ishin ne kulmin e adoleshences se tyre nje pjese mbi ne dhe fjalet e pista. Se si vajzat e brezit tone, rritur ne nje ambient e kulture familjare qe nuk i pranonte, skuqeshin sa here qe degjonin ndonje te tille. Kam shkruar se si tundimit per t'iu pergjigjur kolegeve te mia te respektuara te ketej detit,( sepse ne fakt ne kete gjuhe nuk me duken njeqinperqind fjale te pista), i dha fund burri me i mire i botes duke me shprehur opinionin se grate vetem kur nisin e plaken perdorin fjalor te tille... Je ne vehte ti, cila grua e pranon se ka nisur te plaket... Me vone hasa nje opinion tjeter mbi plakjen e grave, nuk mbaj mend se cili ishte autori, a ishte anonime. Mbaj mend veç diçka te tille si … kur nis e plaket gruaja nis e mendon per parate...

Gjithsesi se u bera lemsh, keto opinione me siguri u perkasin koherave te cilave njerezimi as qe i mban mend , edhe se une ende i rezistoj tundimit per te komunikuar me koleget e mia te respektuara siç do te desheronin me te vertete ato (sigurisht jo te gjitha koleget jane njesoj te respektuara). Them u rezistoja, derisa nje dite te bukur, pasi kisha kaluar nja dy jave ne shoqeri te disa miqve qe me erdhen kete vere dhe Alpazarit qe ishte programi i preferuar i tyre, me Vakon e Vishon e personazheve te larmishem me nje fjalor akoma me te larmishem e pikant, sa kohe qe ishim ne shtepi, mengjes, dreke, darke.... rrofte youtubi... Me meso nje fjale te piste ne gjuhen tende se sot... Nuk prita ta mbaronte fjalen e te dija se ku do te shkonte e kujt do t'ia thoshte e duke lene edhe vehten time gojehapur them: - Rruspie

- E qe do te thote?- Kjo po qe eshte pyetje, thashe me vehte, sepse e kisha vrare mendjen nje cope here mbremjen e shkuar se ç'kuptim kishte ajo fjale pasi e kisha degjuar ne nje nga ato seancat e gjyqit ne alpazar. Mbase ky ishte shkaku qe me kishte dale ashtu papritur. E nuk pata kohe te gjeja ndonje fjale qe t'ia pershtatja kur nga nje dhome aty prane doli nje bashkepatriotja ime, zonje grua, e cila kishte pak dite qe kishte filluar pune aty e m'u sul: - Turp te kesh qe flet fjale te tilla. Po qenke e pacipe ti, te pata menduar ndryshe. Si nuk te vjen turp!- ajo vazhdoi t'i vargezonte fjalet ne menyre te tille ku njera ne dy a ne tri ishte turp. E kujt mua qe per njezet vjet … kjo ma beri edhe me zbavitese situaten. - Po ç'ke moj ç'ke, - i them me te mire, - e di ti se ç'do te thote kjo fjale, se ç'kuptim ka? - Ik mi, - ma preu shkurt ajo, - nuk flitet me ty. - Po mire moj, mos me fol,, - i them duke e mbajtur me zor gazin,- vetem me thuaj se ç'do te thote kjo fjale? Me ktheu krahet e skuqur, nuk e di se nga turpi apo nga inati se nuk dinte te ma spjegonte e atehere m'u desh te perballohesha me koleget e respekuara qe me shikonin duke me buzeqeshur me simpatine me te madhe. Por ato nuk me pyeten me se ç'donte te thoshte ajo fjale. Sa per kolegen, bashkepatrioten time, tani ka nisur ta thyeje caze akullin e te me flase. E nuk ka faj. Me sa mora vesh me vone, koleget e respektuara edhe sot e kesaj dite, kur u shkrep ne koke, jane me te mira dhe e kane ne simpati e therrasin rruspie. Fundja keshtu e kane ato, sa here jane me te mira e gezohen kur te shohin, ne vend te pershendetjes te thone ndonje fjale te piste ne gjuhen tende. Sigurisht jo te gjitha, te kuptohemi. Problemi i vetem tani jam une qe ende nuk e di ne se kjo fjale eshte shqip e çfare do te thote tamam per tamam.

172 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page