Minush Hoxha: Gafe Zoti
- 8 hours ago
- 2 min read

Nga kjo peshë truri
Nga kjo ndjesi i të qëlluarit kokës
Me dru të drejtë gomari të Dino-s
Vajta tek doktor i njohur koke
Dhe, sa zvogëlova në një hap largësinë
Ja! Ulur e vetmuar në bangë druri
Nënka Melekja me fytyr përmbi duar
Njihja Meleken që ishte sikur kishte emërin
Po njihja çunin e saj, të bukurin
Ate vogëlushin Pele që dinte kiks pa fund
Dhe të këndonte hitet argëtuese
Po deshtë odash, po deshtë moderato
Po se ç’i doli në rëntgen
T’hollim muskuli i zemres në plasje
Dhe se ç’ngriti vetull shqetësimi doktor kardiologu
Ai i specializimit t’Ankarasë me foto në dorë
,,Zonjë Nënë, ah zonjë Nënë
Se s’ma qetë goja ogurin e keq.
Yt hasret, yti Gëzim
ka një difekt zemre
të rëndë moj zonje
Më të lindur, fatkeqe Nënë!”
Dhe, tek morri në përqafim Nënen
I binin lotët e tij mbi flokët
Më pas, tek e thërriten për tjetër të sëmuar
I dha një përkëdhelje nënkes
E hiku n’laborator pune.
Më ardhi rradha dhe u futa tek doktor Valboni
Dukej sikur i kishin vënë emërin
Se dinte të bëjë valë havaje e tallasë
Ndonjëherë përplases!
Aso që t’fundosin në thellësi lumi!
I thash më gjuhë lakonike:
Mendjen e kam mirë e trupin pus!
Qeshi shkurtë
dhe sikur t’a mbante mbi gjuhë m’a tha:
nga moshe e ke
dhe ka ilaç për zbutje e jo për shërim!
T’ka vajtur largë jeta dhe çelzat tua.
Nuk morra ilaçin që më shruajti
E thash: ç’i duhet rrugëtimi karrocës
Kurr i janë shtrembëruar rrotat.
Pas ndonjë dite
Ja foto në një mur shkarravitës
E Gëzimit të Melekes
Kumtonte ikjen nga jeta.
Më shkuen rrjedhshëm lotët
Tek ngrita kokën nga qielli
Ia thash të Madhit Zot
O i madhi që s’i dij kufinjtë
Ç’po ndodhë me mendjen tënde
E po bëjë gafe tragjike.
Në vend të marrësh ate që është afër shtratit
me valixhen plotë
i morri Nënkës Meleke Gëzimin e jetes vetë.
Mmh.10.06.26








Comments