
Pse Aleksandri i Madh nuk e pushtoi Romën? Përgjigja e shkurtër është se atij i mbaroi koha, vdiq i ri.
Ballkani (Maqedoni, Greqi, Iliri-Epir) ishte qendra e Europës së qytetëruar. Në kohën e Aleksandrit (afërsish mes viteve 336 dhe 323 pes) Roma ishte një qytet-shtet mjaft i vogël në skaj të botës së qytetëruar.
Pushtuesi më i madh marshonte mbi kalin më të mirë në botë. Ndërsa Romakët nuk ishin ndonjë fuqi civile e ushtarake.
Bucefali e çoi Aleksandrin nga Maqedonia në Egjipt dhe Indi. Kur Bucefali vdiq, Aleksandri e nderoi kalin duke emëruar një qytet në Azinë Qendrore, Bucefala (nganjëherë i identifikuar me Celumin - “Ujëvarë”), në provincën Punjab të Pakistanit).
Aleksandri dhe Bucefali nuk kishin frikë të luftonin elefantët e luftës në Indi. Aleksandri udhëhoqi trupat e tij në betejë. Kudo që luftimet ishin më të ashpra, aty do ta gjeje. Jul Cezari u frymëzua nga ai shembull dhe bëri të njëjtën gjë.
Por në kohën e Aleksandrit, Roma thjesht nuk i kushtonte luftës burimet e nevojshme. Aleksandri kishte dëgjuar për romakët: "luftëtarë të mirë”, i cilësonte ai.
Aleksandri ishte 32 vjeç kur vdiq në Babiloni, që është në Irakun e sotëm. Ishte në Mesopotami, siç njihej në atë kohë. Babilonia ishte kryeqyteti i Perandorive Babilonase dhe Neo-Babilonase.
Comentarios