top of page

RILINDJA E VËRTETË DHE QEVERIA “NJERKË”.



Mentor Serjani


Vazhdon të jetë një çudi e madhe kjo Rilindja.


Ky kryeministër mëndjelehtë dhe i sëmurë, zhgarravinë dhe i pakapistër, pa një natë në ëndërr Rilindasit tanë të vertetë të shekullit të XVIII dhe XIX dhe kur u zgjua një ditë të vrenjtur, të kthjellët, apo me shi tha se do të sajdiste edhe ai një Rilindje, por jo si ajo që kemi njohur, por moderrne, me rilindas të rinj, më patriotë dhe më të shkolluar se paraardhësit e tyre. Dhe, kaq i rrafinuar u tregua, sa që mendoi se ky, duke e quajtur partinë socialiste dhe pushtetin e saj Rilindje, mendoi se shqiptarët do të ngazëlleheshin, do ta përgezonin në mitingje për gjetjen e këtij “thesari” dhe do t’i shkonin

kurdoherë prapa si zogjtë pas klloçkës! Dhe ky e filloi me dëngëla e vëngëla.


Na shpiku Kambanën e Paqes


Na shpiku Kambanën e Paqes, duke dalë nëpër Tiranë e duke “dhjavasur”, si daullja në Ramazan. Pastaj ky na u bë menjëherë nga i krishter në musliman, por edhe shkrimtar me një trung rrapi që e quajti KURBAN, por që ky trung as u ndez e as ngrohu njeri dhe u harrua shpejt. Patasj ky filloi pelegrinazhin nëpër qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë me një çerek mjekre, me buzë të trasha si të viçit, me sy të zgurdulluar prej të dehuri dhe veshje zhele-zhele prej fakiri. Ky herë vishet si baxhoxhi, herë si kallanxhi; herë si arrëxhi, herë si mullixhi; herë si karvanjar, herë si zuzar; herë si kallajxhi, herë si bakërxhi e teneqexhi; herë si evgjit me rroba

të kuqe e herë si ezmer me këmishe të bardhë të zbërthyer në fund dhe të lëshuar mbi pandallonat qillota të zeza.


Dhe llomotit ngadalë-ngadalë


I kanë mbetur pa veshur opingat dhe te marrë pjesë në karnavalet e Korçës. Dhe llomotit ngadalë-ngadalë me një frymëmarrje të thellë, sikur I vjen keq për shqiptarët. Dhe thotë se kemi fituar pushtetin me vota dhe jemi legjitimë. Mirëpo, pse nuk shikon e nuk kupton, se të është çpuar tepsia e të ështe bllokuar timoni, se lengu I tepsisë po të rrjedh e të rrjedh çdo ditë e votat po të pakësohen?! Se gjërat ndryshojnë me ditë dhe se, shqiptarët e sotëm, nuk janë më ata të djeshmit? Nuk dimë akoma se deri kur shqiptarët do ta

hanë “pataten e nxehtë”, se deri tani e kanë ngrënë dhe e kanë ngrënë mbarazi dhe të pjekur e me shije si, nga tepsitë e demokratëve dhe të socialistëve? Boll janë gënjyer e përbaltur! Ka ardhur koha t’u jepet një “dru e forte” gjithë kastës politike të sotme, e cila u plak duke mashtruar e vjedhur paratë e popullit. Janë jo vetëm të urryer, por edhe aspak te besueshëm. Fajet e tyre janë bërë “qyrk” që nuk e vesh asnjeri.


O Qeveria Njerkë!


Destinacioni i fundit i tyre është qelia e burgut, parajsa e tyre e ëndërruar nuk mund të arrihet ajo kthen në atë pike ku rruga të çon për në Ferr. Bregdetasit përdorin disa epitete për djallin, si: gjeri I djallit, djalli I djallit, I paudhi. Tani, me që ky është kryeministri më i gjatë i Shqipërisë, do t’i themi edhe i Gjati! Ky i ngjan Don Kishotit, por nga prapa ka shqiptarin e tij, zëvendësin e tij, Sançon ,të shkurtër thatim e zëhollë si një vajzë shkolle. Rilindasit e vërtete nuk kanë të bëjnë fare me këtë pervers. Ky ështe një kryeministër-njerkë që shqiptarët i ka vëllezër e motra të gjetur, pra s’mund të jete kurrsei NËNË! Rilindasit e vërtetë dhanë gjithçka në favor të Atdheut, kurse ky kryeministër me këlyshët e tij, duan t’ia marrin të gjitha pasuritë Shqipërisë, ta grabitin, ta vrasin e ta lënë në mes të katër rrugëve. Jazëk, jazëk, o gjatosh i ëmbël seksi! O Qeveria Njerkë!

90 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page