top of page

Rikthim tek miti


Rikthim tek miti

Rikthim tek miti

Nga Fatmir Terziu

Akrepat e orës bënë paq

kur yjet u bënë Andromeda

mbi qafën tënde të bukur:

gjerdani ndriti Galaktikën,

e nata kopjoi ditën.

Akrepat u ngjizën më shumë,

koha mbeti pa gjumë

në botën e tejme pas puthjeve

në fakt,

heshtja i bëzante lutjeve

në pikën e artë.

Në atë pikë edhe yjet

me Ty bëheshin palë…

… në sy të ndriti

rikthimi tek miti.

 
 
 

Hozzászólások


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page