top of page

REVISTA "ALBANIAN POST" MARS 2020


REVISTA "ALBANIAN POST" MARS 2020

Numri i ri i revistës “Albanian Post”

Doli nga printimi dhe është në duart e lexuesit revista e vetme shqiptare në print në Mbretëri të Bashkuar, “Albanian Post”. Në këtë numër të kësaj reviste paraprin editoriali i saj “Marsi Shqiptar”. Në këtë editorial midis të tjerave shkruhet: “Gjithçka nis me marsin shqiptar të Kosovës”. – thotë në një shkrim të tij shkrimtari Prend Buzhala. Ndaj ai thekson se ‘Marsi, kjo perëndi e luftës, shfaqet si SHENJË SHQIPTARE e historisë moderne. Ky mars nisi shembjen e një perandorie të quajtur Jugosllavi. E nisi pa asnjë armë në duar, po vetëm me armën mbi të gjitha armët, atë armën e pamposhtur që është shpirti liridashës i ideve liridashëse dhe të vetëflijimit shqiptar. Shtigje që rrugëtuan deri te kryengritja paqësore e viteve ‘90 dhe që kulmoi me luftën e popullit shqiptar në krye me UÇK’në. Është një mars që nisi një epokë dhe bëri një epokë… që u shtri nëpër qytete e fshatra, nëpër shkolla e vendpunishte e fabrika, sidomos nëpër shkolla, pothuajse kudo nëpër familjet shqiptare” Ndryshe Marsi njihet edhe për 7-8 Marsin e festave. 18 marsi, 1999 mbetet si Dita e parë e Kosovës sovrane. Pa këtë nënshkrim, pa këtë 18 mars të vitit 1999 në Paris, nuk do të kishte fushatë ajrore të Paktit NATO mbi Serbinë dhe mbi Kosovën, nuk do të kishte 12 qershor të vitit 1999, kur ndodhi çlirimi i Kosovës dhe poashtu, kurrë nuk do të mbërrinim tek 17 shkurti i vitit 2008, kur Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran. Burimi i kësaj pavarësie dhe i këtij sovraniteti është pikërisht ai 18 marsi i Parisit.

22 marsi, besimtarët bektashianë kremtojnë ditën e Sulltan Novruzit dhe ditëlindjen e Imam Aliut. OKB me rezolutën e 22 shkurt 1993, vendosi që 22 marsi i çdo viti të shënohet si Dita Botërore e Ujit. 22 marsi dita e parë e Demokracisë, kur Partia Demokratike erdhi në fuqi më 22 mars 1992, vetëm 14 muaj nga koha kur ajo ishte themeluar. Por marsi shqiptar është edhe i luleve dhe ballakumeve më 14 Mars.” Më tej është një shkrim me një tematikë të tillë të ndjeshme “Përdorimi dhe abuzimi i pakicave etnike. Pse elitat perëndimore i duan disa pakica më shumë se të tjerët”.

Në faqet e tjera janë shkrimet “Efikasiteti i festës së 12 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Festimet e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës mblodhën prindër, mësues, nxënës e të ftuar në ambientet e shkollës britanike të Kilburnit, “Shën Agustin”.; Festa e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Nën përkujdesjen e Ambasadës së Kosovës në Londër u mbajt një koncert i paharrueshëm me artistët shqiptarë, me: mezosopranen Besa Berberi, pianisten Mimoza Drançolli, flautisten Dardane Nallbani- Batalli, klarinetistin Fatbardh Gashi dhe violinqelistin Idlir Shyti me rastin e shënimit të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës! Publiku anglez e shqiptar pati rastin të shijojë vlera artistike shqiptare me ekzekutimet brilante të këngëve "Moj e bukura More", "Lindi dielli", "E bardha Lili" etj. etj. Uroj që koncerte të tilla të organizohen edhe në të ardhmen! Një analizë: “Poezia te vlera e fjalës, stili dhe gjuha metaforike e pasur. (Krijimi i hapësirës për të eksploruar poezinë mund të na bëjë qytetarë më reflektues dhe të angazhuar). “A është koha për të ofruar amnisti ndaj emigrantëve ilegalë të Britanisë”? shkrim tjetër mbetet “Llangollen International Musical Eisteddfod” ka prezantuar vallet Shqiptare, e të tjera si dhe specialja: “Ngecja e madhe ose enigma e pas-donacioneve”. Shkrim interesant mbetet “Një milion qytetarë të BE-së në Londër aplikojnë të qëndrojnë përgjithmonë në MB. Afati i fundit për aplikime është fundi i qershorit të vitit të ardhshëm.

I tillë jam...”

…. është një kompozitë me histori të shkurtra që afrohen tek një roman jete

I tillë jam...” (Tregime, skica & shënime) i autorit Shefqet Meko, ka ardhur në përkujdesjen e Ahmet Prençit në mesin e lexuesve si një kompozitë e përshtatur me një narracion, që në sitën e tij ka elementaren e tregimit të shkurtër. Si e tillë, prurja “fine” e penës së hershme të Shefqet Mekos, është me plotë gojën, një vepër me prozë të shkurtër, narrative, e cila përqendrohet zakonisht rreth një udhe jete dhe jetike, ku shpesh pikëtakimi është një ndjesi dhe ngjarje e vetme, ajo që vëzhgon dhe ka vëzhguar syri i autorit. Është një libër i kufizuar në shtrirje dhe ka një hyrje, trup dhe përfundim”; “I jepet lamtumira artistit Teatrit “Skampa” dhe Estradës së Elbasanit Mehmet Ademi”; “Prindër mërgimtarë më shumë kohë dhe kujdes në mësimin e gjuhës shqipe me fëmijët: “Historikisht mërgimtarët shqiptarë kanë punuar, kanë jetuar dhe janë përpjekur që fëmijëve të tyre t’ua mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën shqipe. Kjo traditë e çmuar, si amanet i rëndë i të parëve tanë, “që s’e tret dheu i huaj”, deri në ditët tona, duhet të ruhet. Hemoragjia e pasviteve ‘90 të shekullit të kaluar…”

Për më tepër këto materiale mund ti lexoni edhe në formatin Pdf online tek vetë adresa: www.fjalaelire.com

Lexim të këndshëm!


62 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page