top of page

 Remi Osmani: ZËRA NGA NËNDHEU      

  • 1 day ago
  • 4 min read

                                                                             

Baladë

                                     

 

        Natë e fundmajit.  Hëna e plotë derdhte arin e dritës së saj dhe rrotul lyjet hidhnin vallen   xixëlluese. E shumë prej tyre derdheshin tatëpjetë sa bariut i dukedhin si një shi yjesh. Flladi  kishte amzën e trëndelinës. Delet kullosnin,kumborët tingëllonin dhe bariu nisi  ti binte fyellit me një melodi trimërore. Papritur, atij ju bë se dëgjoi një zë që murmuriste fjalë pakuptim. Edhe qeni u kreshpërua dhe hungëriu. Bariu e qetësoi, por ajo murmurima po shndrrohej në zë, një zë i përvajshëm,drithërues, që vinte nga askundi i boshllëkut të hapsirës misterioze të natës. Ju fanit si e dalë nga nëndheu një pamje e mjegullt, me formë njerëzore, por pa tipare, e pezullt , që bariut i shtiu frikë dhe rrënqethje.”K-k-ush je ti që flet, prej nga flet dhe çfarë kërkon prej meje ?”Pyeti me zë të mekur.Shumë nuk vonoi që rë vinte përgjigja: ”Dëgjova tingëllimin e kumbonave, ndigjova melodinë e fyllit. Jam i ri dhe u përmallova” U përgjegj zëri. “Po  k- k-allxoma, k-k-allxoma cili je, që t’a di a flas me njeri apo me një fantazmë, xhind, qpo  me hijen e një shpirti të dalë nga nëndheu ? ”As zanë mali, as fantazmë as xhind, Jam shpirti i Sokole Omer Agës të  ri, bir i tetë i kreshnikut Gjeto Basho Mujit  Klladushanit. Që shtatë Omerë të mirë, vllazën para meje,të shtatë në luftë me shkjetë kanë ra, të vdekur në bjeshkë kanë mbetur, e nana  nuk po din as  vorret ku i kanë.

                                                   *

       -Me nëndë varra në shtat, këtu m’u fik  fuqia dhe i kërkova tim eti të zinte vënd e të ndalej, se këtu shpirti don të më dalë. Ashtu bani. I lashë një amanet:sime mëje se jam dekë mos m’i kallxue, se më ka dashtë fort, se më ka dashtë fort dhe nis me vajtue,se më ka dashtë e nis me mjerue. T’i thoshin se te dajët me ndejt kisha shkue, se përndryshe, ajo  do të më vajtonte si qyqe dhe do ngjitej në bjeshkë varrin tuj ma kërkue me m’vajtue.Thashë këto dhe shpirti më ka dalë. Këtu im atë dhe mixha Sokole Halili, më varrosën, nën kurorën e këtij lisi të moçëm. Varri im i vetmuar në bjeshkë, që tashmë e ka mbuluar bari, është i thellë,i ftohtë, i lagësht.Më mbulon terri nën tokën e zezë dhe sipër një shkëmb, që Muji e shkepi nga shkrepi, e që s’mund ta luajnë as tre mijë burra. Sido që nëndhe, shpirti im ndjen  dhe merohet sa herë që shfryjnë furtunat, dhe ushtima e rrapëllima e ortiqeve te borës, verës e pranverës ndjen këngët e zogjve në kurorë të lisit dhe përmallohet. Kalojnë krushqit kur këndej u bjen rruga, me këngë dajre e tupana, përmallohem e më merr malli për shtëpi.

                                                               *

        Nuk e di përse, por po mbushur ende shtatë vjeç  nana  më mbante  të ndryrë në kullë sit ë më kishte rob e jo bir.  Përse? Mbase më donte shumë dhe s’rrinte dot pa mua, apo druhej se po të merrja rrugët për të çetuar  në bjeshkë , e të ndeshja shkjetë, që ishin armiqtë tanë, mund të më gjente e keqja. Nuk e di. Këtë e dinte vetëm nana ime. Nana ime e mirë që më donte aq fort sa edhe gjirin nuk ma shkëputi dhe unë pija tamlin nga sisët e saj deri sa mbusha shtatë vjeç.Dhe më shijonte shumë. Kulla jonë, e gurtë e babës tim, kreshnikut  Gjeto Basho Mujit dhe vëllait të  tij, mixhës, Sokole Halilit, ngrehinë e gurtë, çohej madhështore , hijerëndë, në krye të Klladushës. Me tre kate, bedena , frëngji dhe dritare, rrethojë të gurtë dhe portë të rëndë me dru lisi forcuar me pafka hekuri. Kjo ishte mbretëria ime dhe e sime mëje, Ajkunës. Fill ne të dy. Për grigjën, tufat e deleve dhe të lopëve, të dy gjogat në ahur, e të mbjellat e arave, kujdeseshin rrogtarët e pajtuar. Vinin dhe iknin stinët: pranvera me lule e dritë, vera me ufmën e vapës, vjeshta me arin e gjetheve dhe ëmbëlsinë e pemëve, dimëri me borë, ngrica e rropamën e ortiqeve. Gjithçka e vreja nga bedenat e kullës. Vitet iknin dhe u bëra shtatë vjeç. Hodha shtat, u burrnova m’u forcuan krahët nisa të ushtrohem me shpatë, topuz e mëzdrak. E ndjeva veten burrë, për të kalëruar e dalë me gjokun në sheshmejdan..

                                                             *    

Nanloke, pash njat Zot që të ka dhanë, njitash du me m’kallxue: bab e mixh e dikan tjetër a kam pas, apo doç në ferra më ke gjet e më bane djalë për shpirt?”

   “Babë e mixhë ti i ke pas: Gjeto Basho Mujin, kreshnik, që kur sokëllinte dridheshin malet,kur vringëllinte shpatën dridhej hasmi e bajloz me të s’bante uzdajë në bejleg me dalë. Sokole Halil Aga, djal i ri, trim si zana, ishte mixha,. Sall  të dy Iija i ka myt dhe vorret në baçe i kanë”

      Kështu më tha nana ime.

                                                        *

   Ishte ditë pranvere. Dielli fort po shndriste dhe flladi me amzën e luleve më flladiste. Dola në bedenat e katit të sipërm. Mora turbinë e Halilit dhe po i shoh fushat, arat  anë e mbanë, për së gjati e për së gjani, po i shoh grigjat e qingjat tuj lodrue.Fale zot kët bukuri e dhanti. Dhe në tejskaj gjëndeshin shtatë krajlitë e shkjeve që ishin armiqtë tanë. Përsëlargu shquajta një gjë të bardhë dhe pyeta nanën: “Pash njat Zot nanë që t’ka dhanë. Po çka duket në at fushë kaq bardhë? A mos janë ortiqe me borë,a mos janë çoban me shtjerra,, a mos janë shkje me çadra? Be në Zotin nana më ka ba:”Ata s’janë shkjetë me çadra, aty janë agët e Jutbinës, që për çdo ditë aty në kuvend tubohen.

      Atbotë mora një vendim, me agët e Jutbinës në kuvend të bashkohem. I kërkova nanës petkat e Halilit,shpatën e mejdanit dhe gjogun e Mujit, se ndër agaj  due me ra me ndej. Po shih bre nana çka më tha:

   “Je I ri biri im dhe po druaj se ty agët me fjalë kanë me t’randue, inatçorë muji m’i ka pasë.”

     Nanës llafin s’ja ndigjova. Në shtat teshat e Halilit për bukuri më ranë, ngjesha shpatën e mejdanit shalova gjogun e Mujit dhe vrapin për te agajt e mbajta. Tim e flakë e bubullimë nga ku kaloja.

Aspak mirë agët nuk më pritën.Përshëndetjen nuk ma kthyen, vënd të ulesha nuk më liruan dhe gjogun nuk ma grazhduan. Më i idhët syresh u diftue Osman aga:

 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page