Besim Dema: Mbesa e Mitrovicës historike
- 7 hours ago
- 2 min read

Mbesa e Mitrovicës historike, drejton me kompetencë, bashkë më grupin drejtues ,në shkollën me shumë emër "ADEM GJELI" në qytetin e Fushë Krujës.
Entelen e njohin,Fushë Kruja,Kruja por edhe Kosova ku ajo ka genet familjare. Këto rrënjë kurrë nuk i harron,pret e përcjell gjakun e saj nga Mitrovica.
Stërgjyshi i Entelës Ajet Dervina ka qenë një ndër bashkëluftëtarët dhe mbështesit e luftëtarëve kosovarë kundër Serbisë nën udheheqjen e Azem dhe Shote Galica.
Patriotizmi i kësaj familje vazhdon edhe me babain e Entelës,Shaban Dervina i plagosur rëndë në luftën Italo greke,vdiq shpejt nga plagët.
Shokët e kujtojnë mitralozin në duartë e Shabanit që këndonte pa ndalim.
Këto Gene patriotizmi janë rrënjosur në karakterin dhe gjakun e shqiptarës,Entela.
Tek Entela kanë zënë vend,fisnikëria,zemërgjerësia,dashuria për familjen dhe fëmijët,korektësia në punë dhe shembulli si nënë dhe qytetare.
Tek Entela jonë e bukur dhe e zgjuar buzëqeshja është miratim,është inkurajimin për kolegët që e duan shumë dhe për të gjithë nxënësit që e respektojnë si nënën e tyre.
Entela është mësuese shëmbullore dhe drejtuese vizionare gjithë përkushtim.
Entela është arsimuar në të gjithë nivelet e arsimimit dhe është dalluar si nxënëse dhe studente.

Në vitin 2002 e fillon punën në shkollën 8 vjeçare në Halil dhe nga viti 2005 e deri sot punon pa u shkëput një ditë,në shkollën 9 vjeçare të Fushë Krujës.
Për 21 vjet Entela edhe pse ka patur probleme të rënda familjare gjithmonë ka qenë shembull në mësimdhënie,tek puna ne nxënësit dhe aktiviste për problemet e qytetit.
Detyra e zv drejtoreshës,Entelës i shkon shumë dhe është një krah I fuqishëm për të gjithë mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Grupi drejtues i përbërë nga drejtoresha dhe 3 zëvendesa është shumë kompakte mbështesin njeri tjetrin.Kjo drejtori është vlerësuar herë pas here nga organet kompetente.
Nëndrejtoreshë E ntela ndjek dhe ndihmon në kontrollet dhe ballafaqimet ndërlëndore.
Entela e ka fituar me kohë respektin e mësuesve dhe ata shprehen,nuk i bëhet hile zv drejtoreshës, Entela.
Në ditët e fundit para pensionit pata fatin të punoj me Entelen dhe me gjithë mësuesit e tjerë dhe ruaj konsiderata për të gjithë,njoha përkushtimin e tyre dhe shoqërinë e pastërt që zotëron atë kolektiv.
Entela ka dy vajza të bukura,njera në Amerikë dhe tjetrën në Fushë Krujë.Të dyja këto janë frymëzim për mamin e tyre të pa lodhur.
Entela , nga shpirti të uroj paç suksese dhe gëzime në familjen tuaj,nipërit dhe mbesat të pushtofshin shtëpinë dhe shpirtin tuaj.








Comments