top of page

Refugjatët...


Refugjatët, njerëz të ndershëm që duhen trajtuar si të tillë


Nga Xhovana Kodra (Joy)



Refugjatët nuk janë vetëm titra të zhurmshëm lajmesh, por njerëz luftarakë, me ëndrra, profesione dhe shpirt të palëkundur.

Ata janë njerëz që përpiqen të punojnë fort, të detyruar të braktisin vendin e tyre në kërkim të një të ardhme më të sigurtë.

Gjatë luftës në Kosovë ndërsa forcat ushtarake e policore serbe dëbonin me dhunë shtetasit kosovarë nga vendi i tyre në vitin 1999, kujtoj një familje të cilët erdhën në Shqipëri nga qyteti i Gjilanit. Midis errësirës dhe të ftohtit të acartë në muajin janar ata kishin udhëtuar në këmbë nga mali rreth 24 orë bashkë me njerëz të tjerë derisa mbërrinin në Kukës ku më pas i transportonin në Tiranë, ku shteti shqiptar u ofronte strehim e ushqim, por edhe qytetarët dëshironin dilnin vullnetarë për ti strehuar në shtëpitë e tyre.

Familja ime ishte një nga ato familje të vogla ku kontribuoi në atë çfarë ishte më e rëndësishme për ata në atë moment…I strehoi. Kur uleshim së bashku gjatë mbrëmjeve ata flisnin për të afërmit e tyre dhe kujtimet e fëmijërisë në vëndin e vet. Sot, prej 20 vitesh jetojnë dhe punojnë në Zvicër, gjithmonë mirënjohës për mbështetjen tonë vëllazërore.

Kjo histori personale është e rrënjosur thellë tek unë duke efektuar mënyrën se si unë i shikoj refugjatët.

Kur fillova të shkruaj këtë esse-artikull ishte më shumë një reflektim mbi situatat që ndodh të dëgjoj duke qenë se lajmet me histori të njerëzve që vijnë në rrugë ilegale në Mbretërinë e Bashkuar dominojnë mediat çdo ditë e më shumë.

Gjatë punës time, në kërkimet e mia më kanë sjellë në kontakt me rreth 200 refugjate femra që më kanë dëshmuar fuqinë transformuese të dhembshurisë, mirkuptimit dhe unitetit.

Esin është një vajzë refugjate e ardhur nga Afganistani.

- Kur erdha në fillim në Londër – më rrëfen ajo - nuk kisha asgjë përveçse rrobat e trupit dhe kujtimet nga vendi im. Ajo cfarë unë ndjeja ishte frikë. Frikë të qëndroja në vendin tim dhe frikë nga ky qytet i pa njohur për mua ku sot jam, pa ditur se çfarë e ardhmja do të më sjellë. Gjatë rrugës kur erdha këtu një vrull mendimesh më vërshonin në kokë. Ku do flija? Si do të siguroja ushqim dhe rroba? Pa dyshim që kisha dëshirë të punoja por kush do të më besonte pa pasur të drejta pune?

Ajo më tregoi për jetën e saj në Afganistan, se si ishte përditshmëria, se si femrave ju mohohej e drejta për t’u shkolluar, si zhvillohej mësimi në shumicën e shkollave dhe martesat me detyrim nga familja.

Esin, thotë se prej tranzicionit në jetën e saj ka shqetësime si ankth, ndjesi vetmie dhe pagjumësi. Shqetësimet e shëndetit mendor tek refugjatët janë të zakonshme si pasojë e përballjes me luftën, dhunën dhe pasigurinë.

Fatima është nënë e tre fëmijëve të cilët përpiqet t’i rrisë e vetme pasi i shoqi i vdiq në vitin 2011 në luftë. Fëmijët e saj u larguan nga Siria për në Angli shumë të vegjël dhe thonë se nuk mbajnë mend asnjë kujtim nga vendi i tyre. Kur tregon për vështirësitë që Fatima ka kaluar si refugjate në Angli, sytë e saj përloten. Një nga vështiresitë e hasura më shpesh nga refugjatët dhe azil kërkuesit që sapo vijnë në Angli është regjistrimi i tyre në qëndrat shëndetsore dhe spitale për të marrë shërbimet falas për shkak të mungesës dokumentacionit, kartës identitetit dhe vërtetimit të adresës së banimit.

Sipas UNICEF-it, 90% e familjeve në Siri jetojnë në varfëri ekstreme, pa kushtet minimale higjenike dhe pa ngrohje. 2.4 milion fëmije nuk shkojnë në shkollë.

Olena është një nga mikeshat e mia nga Ukraina, me profesion mjeke që u njohëm gjatë studimeve bashkë. Prej një viti ajo kordinon projekte humanitare në mbështetje të komuniteteve në Ukrainë në një organizatë. Kur e takoj më thotë se sapo ishte kthyer nga Lviv, një qytet në perëndim të Ukrainës ku kishte punuar si vullnetare duke i dhënë ndihmë mjekësore fëmijëve të dëmtuar nga shpërthimet gjatë luftës. Njerëzit atje, shprehet ajo dhe pse flenë plot frikë , terror dhe pasigurii ata zgjohen me shpresën se shumë shpejt kjo luftë do të përfundojë dhe jeta e tyre do t’i rikthehet normalitetit. Ajo e shikon shërbimin e saj humanitar si detyrim moral për t’u shërbyer njerëzve nga vendi i saj.

Jemeni është vendi më problematic në botë për fëmijët të cilët po kalojnë fëmijërinë e tyre prej 9 vitesh në luftë ku përballen me urinë, dhunën dhe me nivelin e lartë të sëmundjeve si kolera etj.

Në të dhënat e fundit nga “Save the Children” rreth 85,000 fëmijë nën 5 vjeç në Jemen mund të kenë vdekur për shkak të urisë eksteme që nga fillimi i luftës.

Studiuesit në Organizatën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM) përditësuan numrin e emigrantëve që kanë vdekur në përpjekje për të arritur në Evropë përmes detit këtë vit që janë afër 2000.

Mē shumë se 100 shtetas pakistanezë (ku më shumë gra dhe fëmijë) janë vrarë në fundosjen e një peshkarexhe të mbipopulluar që nuk plotësonte kërkesat minimale të transportit në brigjet e Greqisë, tragjedi e fundit e cila ekspozon krizën e refugjatëve që po përballet Bashkimi Evropian ku dhjetëra , mijëra kërkojnë strehim nga lufta, persekutimi dhe varfëria. Italia gjithashtu ka patur një rritje të konsiderueshme të refugjatëve dy vitet e fundit kryesisht nga Tunis

zia dhe Libia. Në fundvit të vitit 2021 Gjermania mori numrin më të madh të aplikantëve për azil (127730) në BE, e ndjekur nga Franca (96,510).

Arsyeja pse shtetet duhet të kujdesen më shumë për refugjatët është sepse jo vetëm që shpëtojnë jetë por i japin mundësi edukimi fëmijëve, ndihmojnë femrat të shpëtojnë nga dhuna dhe traumat dhe mbështesin fort të drejtat e njeriut. Unë besoj fort në potencialin e çdo individi për t’i sjellë vlera shoqërisë. Kam dëshmuar histori të pafundme suksesi nga njerëz të cilëve u është dhënë mundësia dhe kanë dhënë kontribute për shoqërinë që i ka pranuar.

Nuk ka rëndësi në cilin vend apo rrethanë jetojmë, ne mund të përpiqemi të kuptojmë jetën dhe zemrën e një njeriu tjetër ndryshe nga ne.

16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page