top of page

Enver Isufi: SHTËPIA IME E VJETËR NË FSHAT

  • 4 days ago
  • 2 min read

Enver Isufi: SHTËPIA IME E VJETËR NË FSHAT

 

 

Kisha 20 vite te shtëpia e vjetër pa shkuar

Vendosa një ditë për ta vizituar

 

Derën krysore me shpatulla e hapa ; kishte rënë .

Sikur s’dëshironte, mbrenda me më lënë

Në guzhinë ,mbi tavolinë ,pjata , gota

gjithformash ,qëndronin përmbysur nën pluhurin e trashë

Nga  pamje u ndjeva i trishtuar

Me tingëllonin në vesh trokitjet e qelqeve

Kur miqëve dhe shokëve u uroja , GËZUAR !

 

Sytë  kalimthi, skanuan oxhakun

Nga brenda, ashtu i nxirë

Kalova në mendje plot mallë

Gjyshin, gjyshen dhe prindërit e mi të mirë

 

Në dhomën time të gjumit,u ndieva  më i shokuar

Endje merimangash, nëpër qoshe dhe mure

Përzier me pluhurin gri   mbi copëza pëlhure

Në muret e lagur nga mungesa e diellit ,

shikoja vizatimet  prej varaku të kërmillit

 

Vetëm një pamje më shkaktoi zili

Fotoja me gruan kur isha 30 vite më i ri

            U tremba kur mbi këpucë me shpejtësi

mbikaloi një hardhucë

 

Atje në tavan, te cepin dritares

Dallandyshja kishte qendisur me rruaza balte  folenë

Me drejtohet me një ton qortimi ;

Ku, ku je ti ?

-Unë kam 25 vite që shkoj e vij në kontinentet e huaj

Dhe banoj në shtëpinë tuaj

Unë ndihem  si shtëpinë time 

Ju si shtëpinë  e huaj

 

-Keni të drejtë zonja dallandyshe

Ju jap fjalën se do të rindërtoj shtëpinë

Me pamje  krejt ndryshe

Bashkë do  të krijojmë një miqësi

Ju do jetoni bashkë me fëmijët e mi.

 Njeriu është si zogu

E njeh pyllin cep me cep si banorë i vërtetë

Pemën ku ka folenë e njeh dhe dashuron fletë për fletë

Vetëm në lagjen e tij të qytetit dhe të katundit

Njeriu qesh me gjithë shpirtë

Deri te dhëmballa e fundit.

 

Shpesh  me këtë vjershë notoj  në mendime

E sotmja  moderne

Më shfaqet më e vjetër

Se sa vetë shtëpia ime.

 

                 Enver Isufi ( fillim Prilli, 2026)

               

 

 

 

 

 

MIQTË E MI JASHT SHQIPËRISË

Ka mbi dy dekada

Që natyrën shqiptare e shikoj ndryshe

Pres me padurim miqtë e mi shtegtarë

Dhe nuk shikoj më për lejlekë e dallëndyshe

Nuk i vrojtoj shpendët

Jo se unë nuk e dua natyrën

Jetoj me shokët e mi në shpirt e në mendje

Të mos u harroj fytyrën

Mungesa e miqve të mi shtegtarë

Herë-herë më ngjall një ndjenjë frike

Qetësohem kur mendoj;

Në shpirtin e tyre, mbeten gjithmonë të gjallë

Shokët, miqtë, Atdheu,,këto busulla magnetike.

 

          FJALA

Fjala ishte e para

Të gjithë e dinë këtë të vërtetë

Fjala dhe  paraja e hedh ujin përpjetë

Goja nga del fjala është si revolja

Fjala e dalë prej saj është sip lumbi

Nëse keqpërdoret

Shpton skifteri dhe vritet pëllumbi

Fjlën zgjidhe   mirë  para se ta nxjerrësh

Sic zgjidhet fjala  para se ta mbjellësh 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page