top of page

Refleks meditimi në çaste inspirimi nga një person


Minush Hoxha

Në të parën pyeta vetën:

Më lejohet të guxoj që nga kjo gjëndje në të cilën bëjë jetën time të them publikisht atë që dua? Jo që më akte demokratike kushtetore e të tjera të një shteti nuk e kam këte të drejtë, po janë ato konsideratat e tjera, ato normat e tjera, që ta bëjnë përgjegjësinë të tillë sa, mosrespekti ndaj tyre të ndëshkon më rënde se vetë sanksioni ligjor dhe kjo të bënë ta mendosh thellë se a do e thuash ate që ke në mendje. Atëherë, nga një skut e paindentifikueshme e mendjes më ardhi përgjigja: Po! nëse kupton ç’është rrisku dhe ke zemër bastaxhiu dhe je i zoti të përballosh pasojat që t’i hedhë ai. I pëshëpërita vetës: po ti, je njëfarë kumarxhiu i fshehtë e më pas që të dal kryerja e kësaj detyre më e lehtë e thua: ç’është një jetë e vogël ndaj një pasioni të madh…? E po, e mata sa mujta më saktë, e po e vlerësova sa më mire që dijta, e po bëra dertin derman me shokët e ndritur dhe pas këtij procesi inteklektual kaqë të mundimshëm dola tek konklusioni paksa filosofik dhe ay ma tha i prerë se ajo që mund të më ndodhë po e thash botërisht mendimin le të jetë ai edhe i makabërtë, nuk është as nënnjerëzore e as mbinjerëzore, po vetëm njerëzore në atë kuptimin që dhe marëzia e skajshme nuk është as shkallim nga mendja e as krim, e unë përherë që t’i bëjë vetes qejfin mendoja se mu nga ai fis jam ai- njeri pra, vendosa për një spektakël që do gjasojë me gladiatorin tek kacafytet me luanin në arenën romake-me atë mbretin e gjungles…të cilët-që të dy, njëri me guximin tjetri me fuqinë, ndjejnë lezetin e spektaklit, anise njëri mund të mbetet aty i vdekur e tjetri i mundur. Dhe kur mora përgjigjen që më duhej dhe e thash ”dhe përmbytja le të të ndodhë” dhe u trimërova e nuk shikova më nga pas, vendosa të bëjë një punë që pa te nuk do e bëja… Fillova këte me një hetim fillestar se ajo është rruga nga e vërteta: pyeta një mikun tim nga Gjakova, nga Gjakova që s’kisha mare përgjigje të saktë nëse ishte Shqipëri ngaqë me tërë peshen gravitonte që andej dhe kur ishte me rrezik bile, apo Kosovë kur e urdhëronte politika e meseleja ndërkombëtare, në mos dij ndonjë gjë për z. Fatmir Terziun me pretekst se ky emër më kishte ngacmuar vëmendjen deri të një shkalla e një evenimente jo të çfarëdoshëm si një zgjimtarë i skofishëm të asaj pjese të imagjinates-jo vetëm times- që kishte rënë në letargji mordjeje nga dëshprimi .Dhe meqë ai me studimin e vetë i përkitte lëmit që e levronte mjeshtrisht në fushën e krijimeve të veta, prita dhe një përgjigje me shpiegim paksa më të pranuar. Nuk ma tha se nuk kishte njohuri për te.”Në këte gjezdisjen time, nuk kam futur në kujtesë një emër të tillë” Pas kësaj, pa e vërë ate në përgjegjësi për mosinformim-zot Bota është kaqë e madhe- në vete e mendova” se si nëntoka ka aqë vullkane të pashpërthyera e vullkanologët nuk kanë asnjë haber për këte...E po, enigma për jetën, është marëzisht koprrace!” nuk jep kur me tamam të mësohet e tëra! Kishte një faze në jetën time kur, tek kundroja vetën tonë përmes shembujve tek-tuk do thoja disi në mënyrë induktive dhe nuk gjeja ate që bënte katarzën te ne nga llumi cilido që të jetë ai, në gjëndje të pashpresë ose tek më fikej para syve,i drejtoja Zotit të qiellit një lutje të më shoqëroj tek tejjeta pa vënë kushtin nga cila anë se në ato caste nuk kishte ndonjë peshë në do më shoqëroj në të majtë apo në të djathtë. Vetëm të mos jam këtu, i thosha. Po ai, pa të drejtë heshtte-bile në çaste nga sikleti i heshtjes së tij që kisha, e mendoja se zgërdhinë- dhe sikur më la të notoj nga midisoqeani deri tek bregu…Nga kapriçi i mendoja: do dal tek bregu, të jetë sa dy ky! Dhe e mendova:ose sdo ias dal hiq ose do ia dal vetëm… Një dite tek notoja e notoja oqeanin, si një xixkë përvluese, më zgjoj nga letargjia,njëherë një emër e një poezi, pastaj një emër tjetër dhe një poezi, më tutje një emër e një prozë, ese, intervistë, foto e në vazhdim se ç’u rradhitën zhanret letrare, publicistike, (deri dhe) ekonomiste dhe u shkrinë në atë larminë kaleidoskopike për tu shndërruar në një sfidant magjik me të cilin edhe kënaqesh edhe mëson. Ishte kjo ”Fjala e Lirë” spektakulare me një hapësirë pamatshëm të gjerë në të cilën triumfalisht do parakalonin si në nj garë antike, si në një olimpiadë lojtarët olimpik për të shfaqur shkathtësitë e veta, këtu krijuesit virtuoz që do kënaqnin me fjalën e bukur e do mësonin lexuesit me mendimin e thellë të shkruar aty. Në vizionin tim gjërat ndryshuan. As luani i arenes nuk ishte i pamundshëm e as oqeani që nuk shihej në sy i pakalueshëm. Ma mësyu një front i gjerë krijuesish, secili me stilin e vetë, secili me preokupimin e vetë, secili me filosofinë jetësore të vetë, por të gjithë me sentimente të holla, me perceptime besnike të realitetit të transponuara përmes figurave të njohura letrare në varg a shkrim tjeter, aqë bukur sa të tërheqin nga zallahia e jetës, nga shpifjet tmerruese dhe tek e imagjinon vetën si një princ, të flladisin me estetiken e poezisë së vetë cilado që të jetë ajo: lirike a me primesa epike. Kur brënda ditës të shkelë pushteti një të drejtë, kur në një groplan të vë në trishtimë një masakër a padrejtësi gjithandej botës, pra, kur realiteti i një dite me të keqën e vetë të vë në siklet dhe s’di ku të gjesh derman për katandinë që do të të zhbëjë qenësinë tënde, i këthehesh vendprehjes mirëpritëse të quajtur “ Fjala e Lirë” epitet ky që i zbukuron me aqë sukses portretin, dhe aty, mu në hyrje të porta e saj, të prêt gjentil Fatmir Terziu, ai moderator i qetë virtuoz që fletë me secilin dhe që i çelë zemren secilit dhe që i bënë vendin secilit. Edhe krijuesit edhe lexuesit.. Kur futesh më në thellësi tempullit të quajtur ”Fjala e Lirë”, do të të drejtohet Mimoza Cekici Ristani, Mimoza Çobo, Mirella Terziu, Bardhyl Londo, Fatmir Terziu, Përparim Hysi e shumë e shumë të tjerë, të cilët me lirikën e vetë shembëllore e krijimet e tjera të hapin horizontin pa kufi dhe tek gjezdisësh në te shijon bukurinë e konfiguracionit mahnites.




69 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page