top of page

Raki rrushi


Nga Petrit Malushi


“U çmend !!” ...


Thonë për dikë u çmend

Se nuk mban mend i ngrati.

Ngatërron rrugicë e vend

Kur zbret shkallët nga pallati.


Dhe nuk thonë kurrë u çmend

Për një kopuk pushtetar,

Për një folës në kuvend

Që zhurmon si në pazar.


Pa përtesë u çmend thonë,

Kur dikush me vete flet

Nga hallet që ka, rënkon.

Harruar prej babait shtet.


Por u çmend kurrë nuk thonë

Për një vrasës, një hajdut,

Për një, që në tij pronë

Pjesë nga det e qiell fut.


U çmend thonë për dikë

Se padrejtësinë e çjerr.

Të palarat një nga një

Si simite furri nxjerr.


Nuk thonë për disa kodosh

Që trazojnë edhe të vdekur.

Zyrtarë rrufjanë, kokëbosh

Mashtrues, gënjeshtarë të thekur.


…………………………………………………..


Thonë u çmend për të vërtetën

Kur del përmbi llumin pis.

Por nuk thonë për gënjeshtrën

Tek shëtit serbes si “mis”!


Raki rrushi


U poq rrushi ! Në ditë-vjeshtë

Prej hardhisë varur te lisi

Dhe prej shtratit shtrirë në vresht,

U shkëput e rrugën nisi.


Shkoi te kadia grykëgjerë

Zbrazi lëngun, shkumoi mushti,

U bë bërsi, lëshoi erë

Për t’u zier ditët i mbushi.


Aty pranë kazani i larë,

Si “usta” fundkallaisur

Mbushet dhe ulet mbi zjarr,

Llullanë e gjatë për ta dirsur.


Pikë-pikë lehonë rakia

Shishet mbush e ndonjë gotë

Të fton ta kthesh dhe zjarrmia

Turbull t’i bën sy e kokë.


Pa, një shok a mik kur vjen,

Me dëshirë më tepër pi.

Pas dy gotash, të rrëmben

Në të tretën ngre dolli !

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page