top of page

QYTETI ME KALIMTARË TË RRALLË !...


QYTETI ME KALIMTARË TË RRALLË !...

( Sipas motivit në romanin “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” te Ismail Kadaresë . Saga kadarjane qe mbetet e rralle ne histori )

1.MËNGJEZI I ZYMTË

Rrugëve të pjerrëta në Varosh

Qyteti dukej i vdekur

Kërcitja e këpucëve të gjeneralit mbi kalldrëm

Sillnin trysni të reja…


Llangosur nga balta e varreve

Me hamendje në safatet e portës

Gjenerali ndali hapin i përhumbur

Hije e zezë i dukej Mali i Gjerë

Siluetë e frikshme iu shfaq

Tutje larg dhe mali i Lunxherisë…


Përpara tij profili i gurtë i Priftit

Si ekrani i televizorit në fund të sallës

Një ekran që merr të njejtin program të pakuptueshëm

Kafka njerëzish në vend të qytetarëve…


Një mëngjez i zymtë

Me destinacione që zhduken shpejtë

Shenja neverie mbushin fytyrën e gjeneralit

Skajet e horizonteve ishin mbytur krejt në mjegull…


I fundosur në dritën indiferente

Gjenerali klithte i cuditur :

- “C’është ky qiell kështu, nëna ime

C’është ky qytet me kalimtarë të rrallë !..”



2.KRONIKA MONOTONE…


Shi, baltë dhe lista e të humurve

Shifra e supozime gjithëfarë

Dicka e cuditshme

Me kafkë e dhëmbë në mbretërinë e kalciumit…


Frikë e panik si në kohën e luftës

Rrëfime e biseda të cuditshme

Makina e blertë ushtarake

Në sheshin e qytetit shtonte zbrazëtinë !...


Horizonti bojë hiri

Ngjethej nga era në krahët e kodrave

Mjegulla mbulonte pllajat e pjerrta

Në varreza dëgjohej e mbytur

Goditja ritmike e kazmave në tokën e fortë…


Gjenerali ndiqte në listë cdo pikpyetje

Vërtiste nëpër duar metrin metalik

Me pamje të ngrirë pyeste priftin

Kush të jetë vallë, ky që u gjet ?


Zhurma e mullirit të vjetër

Kryqëzonte xhadetë me zhurmë jazi

Nga varri vraponin të vdekurit

Me kalë nën dritën e hënës…



3. BOTËS I KA MBETUR VETËM ERA !...



Detyrë e mallkuar

Me vello misterioze

Heronj që ngrihen nga varri

Si një shkëndijë

që bie mbi prushin e vatrës…


Ditë e natë ulërima

Botës i ka mbetur vetëm era

Përmbi xhadenë e errët

Bënte udhë silueta e frikshme…


Pamje e rëndë

Me arkivole të medha

Si me të vdekurit e vërtetë

Relacioni i vetëm në bisedë

Lufta dhe varrezat !...


Ëndërr zbavitëse

Në qiell fluturonte një varrezë në formë V-je

Zhurma e butë e shiut

Kishte një ritmikë të thellë

Në errësirën e natës…


Dritat e llambave Neon

Reflektoheshin të shumëfishuara mbi helmeta

Shiriti i mjegullës nga qielli i bardhë

Lëkundte errësirën e ftohtë pa kuptim…


Aeroplani linte dheun e zhveshur

Gjenerali vështronte i hutuar betonin e aeroportit

Flokët e rëndë e të squllur të dëborës

Shkrinin menjëherë porsa preknin tokën…


Nga qielli i pafund

Binte dëborë e shi përzier

Shpesh mendoi i hutuar gjenerali :

- “Botës i ka mbetur vetëm era !....”

37 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page