top of page

Qyteti im buzëqesh me hijet


Nga Fatmir Terziu


Qyteti im buzëqesh me hijet Muri i lashtë i Kalasë flet me veten.

Nuk ka det, ka një lumë që gati po “thahet”, ka një pus që ime as vetë s’lahet është tharë, është shuar, është shkrirë, makinat e policisë vijnë dhe shkojnë lemza e zemrës së tyre mjekohet mirë.

Kush do të denoncohet hidhërimi i madh i koshereve të dijes?

Të dehur rrotullohen në hapësirën hipokrite fjalët masturbohen me qokat dhe “gjobat” brenda një hapësire korruptive ku fryhen lirshëm vetëm horrat .

Këtu vdesin intelektualisht në heshtje pa gjurmë, sikurse vetë lajmërimet që, po aq duan të shijojnë vdekjen mjaltë i hidhur i së nesërmes?

... era e Krastës merr me vete këmbët e zhveshura të lypsit përballë Sahatit filxhan i copëtuar, dhe shtrati prej kartoni a lecke në mes, si një kufomë prej druri me duart e shtrira drejt fatit.

Ai hesht i gjallë, nuk flet, i gjalli i vdekur vetëm hesht, në heshtje tregon për planin në këtë verë, ashtu i lodhur si një grua e sëmurë lutet të ketë sa më shumë hije mes vapës lutjen ia bekon në asfalt si përherë thirrja e gjatë e qenve gjatë natës.

E ëmbël, e hidhur, ndoshta nuk është vonë të kuptojmë se lypësi ka poshtë bythës një diplomë!

Kjo është edhe kryefjala e dijes: Qyteti im i buzëqesh vetëm hijes!

18 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page