top of page

Qivuri


Kujtimit të Njeriut të mirë, MAKSUT Hysit

(tregim)

Nga Përparim Hysi

Sado që i kishte kaluar të tetëdhjetat, nuk kish vit që mos vinte tek ne. Qe kushëriri ynë dhe,ngaqë i hahej muhabeti me timatë (babai mi ishte vërsnik me djalin e madh të xha MAKSUTIT). Qe i mbajtur, tërë energji dhe, kur ecte,shpejtonte si djalë në vakt. Tërë jetës kish qenë blegtor dhe tufa e tij ish nga më të mëdhatë në gjithë SKRAPARIN dhe më tej. Mirëpo erdhi një kohë që tufën me mbi njëmijë dhënë ia hëngri”ujku” dhe mbeti si ai shkopi I kërrabës që mbante në stan. E kisha parë me sy tufën,një verë kur qeshë në VËRZHEZHË,se nga Vërzhezha qe babai im. Edhe sot e kam mbi gjuhë atë bukëvalen që më bëri në stan,ky,xha Maksuti. Rrinte veshur me shajak dimër e verë dhe,kur imeshoqe i tha ta hiqte pallton se ishte vapë,ai tha:- Dëgjo këtu, moj bijë e xhaxhait. Dëgjoje dhe mbaje varur si vëth në vesh:-Nga leshi as sëmuret dhe as nuk vdes njeri”. Ishte brisk nga goja dhe gjithë muhabetet që bënte i kishin lezet. Nga gjithë të afërtit apo miqtë që na vini në shtëpi, më shumë donim xha Maksutin. Po nuk kishe se si mos e doje. Qe shpotitës i madh dhe,sa herë që do niste ndonjë muhabet, prisje që të vërviste gjyle të rënda. Kishte 6 djem dhe vetëm dy prej tyre qenë bujq e blegtorë dhe, kur ikën nga VËRZHEZHA me gjithë familje, u vendosën në DUSHK të Lushnjes në sektor të fermës. Xha Maksuti me ta rronte (e shoqja kish kohë që kish vdekur),por nuk mbahej në”kular”. Qe I lirë si zogu I pyllit dhe qe gati-gati një”ambasdor shetitës” nga ai lloj që”ku leh qen e ku del tym/ ku ja bën daullja bym”. Katër djemtë e tjerë qenë ushtarakë dhe që të katër OFICER MADHORË. Më i madhi, NESHATI, në LNÇL qe zëvendës komndant i Brigadës së shtatë sulmuese, kur komandant qe MIRDITORI GJIN MARKU dhe KOMISAR,KADRI HOXHA nga ELBASANI. Në këtë brigade zëvendës komisar ka qenë ADIL ÇARÇANI dhe Përgjegjës Rinie,RAMIZ ALIA! Dhe GJIN MARKU,dhe KADRI HOXHA përfunduan në burg. Djali I madh i xha MAKSUTIT, në këtë kohë që po tregoj,ishte Gjeneral Major në Ministrinë e Mbrendshme. * * * Xha Maksuti as donte t’ia dinte në kishe grada apo në s’kishte. Shikonte në nxirte tym nga”oxhaku” i tij dhe për të tjera as nuk pyeste. Sa impulsive që qe! Nëse nuk I pëlqente diçka,hidhej përpjetë sikur ta kish zënë e keqja, por asnjëherë nuk merrte zjarr pa shkak. Kish lindur me një defekt nga njëra këmbë,por asnjë çik nuk të jepte përshtypjen se çalonte. Në ecje me të,ai do të qe një hap para se qe aq inatçi sa gati të të hante me dhëmbë. Shpesh bëja analogji me atë PANTELEJ MELEHOVIN e SHOLLOHOVIT dhe më dukej që NOBELISTI RUS, ma kish vjedhur XHa Maksutin. Gratë i kish”inat” dhe shkollarët. Thoshte për një të tijin në “bukë të qeverisë”:- Hë,- thoshte me shpoti,- unë e di që ai thotë për mua që jam gomar,se ja nuk kam shkollë. Por në jam unë gomar se jam pa shkollë, por ti, more birbo, më je gomardopio,se më je me shkollë. Dhe qeshte aq sa shqyhej tavani. Njëherë,nga të shumtat kur vinte tek ne, para se të flinte (qe gati gjysma e natës), unë dola jashtë me të. - Ku vete ti?- më pyeti. -Ja,- thashë unë,- që të tregoj nevojtoren.(Ne ronim në pallat dhe,ngaqë s’kishim ujë,WC-të I kishim jashtë).Po ku flitej me të? - Do më tregosh halenë? Po unë halenë gjej pas erës!!! * * * Erdhi pa pandehur dhe,ngaqë qe errur,ne 14 pjesëtarë të familjes rronim në pallat me tridhoma e një kuzhinë.Qemë tri çifte dhe të tjerët nën ne, qenë nga 20-vjeç e poshtë. Qemë ngusht,por dyerët I mbanim hapur për miqtë. Dera hyrëse qe gjysmëhapur dhe Xha Maksuti hyri duke qeshur dhe pa na thënë”mirëmbrëma”, e vërviti gjylen e rëndë të mbushur me shpoti. Më thane djemtë,- e zbrazi ai,- mos shko tek HAZIZI (imatë) se është ngushtë me shtëpi. Bëni shtëpi,pse nga unë prsini t’ju bëj shtëpi? Dhe pastaj u përqafuam dhe vu muhabeti si me të.Kishte nja një orë që bënim muhabet dhe mu tek dritarja u rrëfye një dritë makine dhe,pas saj, një borie.Doli një nga vëllezërit dhe hyri NESHATI. Ai kish qenë me shërbim në Fier dhe kurrë nuk ndodhte mos të kthehej tek ne. Rinte dy-tri orë dhe ikte me makinë. NESHATI ishte me uniformën e gjeneralit dhe të vegjëlve u mbetëns sytë tek ai. Xha Maksuti as luajti,kur erdhi i biri. Neshti u shtrua aty përballë dhe filloi ta”sulmonte” të atin. Xha Maksutit as ia bënte syri tërr dhe iu përgjigj”sulmit me sulm”. Pse,- i tha,- mos jem shafer unë që të trembem nga ti? Se NESHATI qe I madhi i qarkullimit rrugor në atë kohë. Më tej,gjenerali u shtrua dhe Xha Maksuti,kur e pa të qetë të birin, i tha:-Dëgjo,që të më kesh uratën të kam një rixha:- Kur të vdes,se mos më lë pa qivur? Por NESHATI kish dale nga hundët e të atit dhe i tha,si zjarr për zjarr:- I bëre qivur babait ti,MAKSUT-be që prêt qivur nga ne? Herë e pare që e pashë Xha Maksutin të mundur. Heshti sikur të kishte harruar fjalët. Neshati hëngri darkë,u përcoll me ne dhe iku me makinë për Tiranë. Xha Maksuti rrinte i menduar dhe I tha timeti:- Nesër në sabah do ikim tok në VËRZHEZHË,se do i bëj qivur tim eti. Se është kokëkrisur ai. E bën atë që thotë. Shkoi dhe babai. I gjetën ku qenë varret dhe u bënë qivur,sado që babai I xha Maksutit kish vdekur mbi 70-vjet të shkuara dhe gjyshi im mbi dyzet vjet. * * * Xha Maksuti si djemtë,ashtu dhe nuset e djemëve i kishte të gjitha të mira. Kërkonte “sherr” kot fare me to dhe,ngaqë i kishte inat, i thoshte timeti:- Të më dëgjojë Perëndia , more Hazis, dua që ,para se ta lë këtë botë,që ca kohë të zë vend,që t’i mundojë ato! Por ja që ZOTI nuk e dëgjoi.Vdiq pa u munduar asnjë ditë se qe aq i pastër nga shpirti siç është shpirti I një fëmije. Ia bën qivurin si të rrallë tjetri,atje në DUSHK të LUSHNJES ku ndërroi jetë. Ç’njeri i mirë që ishte! Qoftë i paharruar!

Tiranë,23 tetor 2019

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page