top of page

"Qela" DHORI THANASI!



Dhori Thanasi

Libri "Lojë fjalësh" i DHORI THANASIT

(ese)


Nga Përparim Hysi


Kishim vjete pa u takuar me DHORI THANASIN. Ka vjete në MICHIGAN,familjarisht. Është bërë nënshtetas amerikan dhe,me trup atje, dhe me shpirt në SHQIPËRI. Kish ardhur,në këtë stinë pandemie,dhe frymën e kish mbajtur në TEPELENË ku i ka rënë koka. Sa erdhi në Tiranë më bëri njoftim dhe u takuam tek "Taivani". Mallur pa çmallur mirë,nxori nga çanta librin e porsabotuar"Lojë fjalësh". "Lojë fjalësh",por lojë i thënçin. Është një "lojë" që nuk e luan kushdo.Një"lojë" që të thinjë dhe për një tip impulsiv si puna ime,është një"lojë torturuese", Sidoqoftë, është një"darovë" miku dhe,pse e vlerësoj, do mundohem të them dy fjalë për këtë"lojë" që mund ta fillosh sot dhe mund të mos e mbarosh kurrë. Ndonjëherë,më vjen ndërmend NASTRADINI që thoshte:"... sa më thellë të zhytesh në lumë,aq syska dhe bejka nxjerr". Por"syskat" dhe"bejkat" e DHORI THANASIT nuk i numëron dot. * * * Po të shihni titullin e eses sime,është titulluar"Qela" DHORI THANASI. Po të nisesh nga thënia e filozofit gjerman,MARTIN HAJDEGER që thotë:"Gjuha është qela e qenies", atëhere as unë nuk jam larg emërtimit: e përfytyroj DHORI THANASIN "të mbyllur në qelë" dhe aty ka filluar të "luajë me fjalët". Filozofi dhe eseisti francez,BRICE PARAUN(1897-1971),thotë:" Është e rrezikshme që të luash me fjalët: qoftë me fjalët e tua,por dhe me fjalët e të tjerëve." Dhe qysh nga LASHTËSIA,ARISTOFANI porosiste:" Fjala nuk thuhet me ngut,por është si një". frut që piqet ngadalë". Por mos kujtoni se ç'shkruaj unë, janë të panjohura për DHORI THANASIN. Me atë ka ndodhhur ai fenomen që me kohë e ka vënë në dukje BENEDIKT CROÇE:"Nevoja e shprehjes së njeriut mendues". Dhe,siç thotë vet DHORI THANASI,libri" Lojë fjalësh" është një shtegtim i gjatë ndër vite,qysh atëherë kur nuk mendoja se do të studioja për gjuhëshqipe;do të bëhesha mësues që do të jepja atë lëndë". Jo vetëm kaq: është inspiruar për këtë"lojë me vlerë",nga mësuesi i 8-vjeçares,BARDHYL JOKA i cili.në orën e mësimit"lozte me fjalët" dhe,mandej, një mirënjohje e thellë e autoritt për PEDAGOGËT E KATEDRËS SË GJUHËS E LETËRSISË në Universitetin "ALEKSANDËR XHUVANI" të ELBASANIT. Kjo ia rrit karizmën,se tregon burimin ku piu ujë dhe,në arriti,që të dalë pra lexuesëve me këtë libër, ka ndodhur se ka"pirë ujë në burimin e dijes",se,siç thotë ROBERT ANTHONY ka dy lloj njerëzish:"Disa pijnë ujë në burimin e dijes,kurse ca të tjerë bëjnë veç gargarë". * * * Pse e vlerësoj këtë libër. Lexuesit të më falin,se do bëj një"prapaktheu" në vite. Edhe unë kam qenë mësues gjuhe. E mbaj mend (gjithmonë flas për kohën e para vitev '90-të) që,kur doli FJALORI I MADH i GJUHËS SHQIPE,kishte çmimin më të"kripur" për kohën: bënte 150-lekë! Të parët qemë ne,mësuesët e gjuhës,që e blemë dhe një koleg më tregonte:- Sa e pa çmimin imeshoqe,u xhindos. Dhe kulmi qe,se kur mbrriti djali nga shkolla, pa hyrë mirë në shtëpi,tha:-O BA... çfarë do të thotë fjala? Dhe "Baj" shfletoi fjalorin,por nuk ishte. Atëherë,-tregoi kolegu,gruaja lëshoi kujen:-Ikën lekët kot. E bëra këtë"prapaktheu" për të treguar se GJUHA është një minierë që ka plot xehërorë të fshehur.Kurrë nuk mbarojnë fjalët që për arsye subjektive rrinë fshehur dhe presin një studiues si kY,DHORI THANASI,që jo vetëm t'i zbulojë,por dhe të"lozë" me to. Është,me të vërtetë,një"lojë zbavitëse me fjalët". Fillon nga rrënja dhe,pastaj,me vargje katërshe me rimë apo dhe me ritëm bën që fjala të kthehet në një"magnet" që thith fjalëza të panjohura ose në dialekt apo nëndialekt. Sidoqoftë, për t'i ardhur në ndihmë lexuesit,"çlodhet" duke i bërë më të pranueshme për lexuesit. Një rrugë e lodhshme dhe e mundimshme,se për 36 gërmat e alfabetit ka tremijë e pesëqind shpjegime. NËSE e konsiderojmë vokopolarin e SHQIPES një lumë fjalësh,këto janë rrëkeza e degëza që e mbushin këtë lumë. Dhe thirrja e autorit është entuziaste:-Mëso me lojë dhe luaj duke mësuar! Jam i sigurt,se i mbyllur në atë "Qelë",DHORI THANASI "duke luajtur me fjalët", do të pasurojë edhe më tej FJALORIN E GJUHËS SHQIPE.


Tiran,1o dhjetor 2021

38 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page