top of page

QAZIM SHEHU: LETRA ME VRIMA


AI QË LUMTUROHET ME POSHTËRSI

QAZIM SHEHU


Ullukun e dorës zgjat  mes njerëzve në shi,

Sikur do të mbledhë lotët e tij;

Lotët që s`mund të qahen më, kurrësesi,

Ai që  lumturohet në poshtërsi…

Poshtërsinë e të lypurit të tij…

 

GDHENDET HIJE E IKJES

Kjo hij e ikjes gdhendet pa trajtë

Në vitet që morën guximin të shuhen,

Në rrjedhën e tyre  me hap e vrap

Pa u mundur në kujtesë të ruhen…


Veç një psherëtimë  vrastare

E ves h me frymën e saj të ftohtë,

Ajo pikas në mes të një gjiri

Një lule që ndrit me pahiri…


QAJNË RRASAT E GURTA

Me gjuhë të shqotës

Vjen i ftohtë i përtej botës

Përplaset në rrasat e gurta

Që rrinë mbi patavra të ngrohta…


Lart nga qielli,zbritën mbi rrasa,

Këmbëzbathur sa agime,

Dhe morën frymën tonë nga vatra,

Tej e çuan me drithërime…


Rrasat e gurta mblodhën shiun

Dhe e lëshuan mbi tokë…

Me brerima të rinuara

Thinjat e kohës veshën me lotë…


LETRA ME VRIMA

Dridhet,mornica- mornica

Si  të cijaste ngrica,

E bërë vrima -vrima,trinë,

Letra e shpikur së pari në Kinë…


Sa herë e vë   para syve,

Ashtu të shpuar vrima vrima

T`u jap pak ajër mendimeve

Po ato kanë ikur si ujë nga trina…

 

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page