Qatip Mara: KUJTIMIT REMZI NERVAJ
- Jun 27
- 3 min read

Qatip Mara: NDERIME KUJTIMIT TË KOLEGUT E MIKUT TË DASHUR REMZI NERVAJ
U befasova dhe u hidhërova me lajmin e vdekjes të kolegut e mikut të dashur Remzi Nervaj. E takova për herë të fundit në muajin nëntor 2024 kur erdha në Tiranë për të promovuar librin "IKONA E MËSUESISË LEONIDHA DHRAMI " dhe kohën e kisha të kufizuar për të biseduar e çmallur. Punuam së bashku mbi 30 vite në shkollat e qytetit mirator Selenicë Vlorë. Ishte drejtori shkollës "Qemal Hoxha " Selenicë të cilën e drejtonte me shumë përkushtim e pasion pedagogjik. Nën drejtimin e tij shkolla "Qemal Hoxha" arriti rezultate të larta në procesin e mësimdhënies e mësimnxënëjes. Me taktin pedagogjikë e personalitetin e tij të ekuilibruar nxiste përvojën e përparuar tek mësuesit duke forcuar ndjenjën e solidaritetit midis kolektivit mësues ,nxënës, prindër. Ishte dashamirës ndaj pjesëtarëve të kolektivit pedagogjik duke bërë vlerësime pozitive për ecurinë e arsimit e edukimit në shkollën "Qemal Hoxha" Selenicë.

Shkolla "Qemal Hoxha" nën drejtimin e mësuesit të nderuar Remzi Nervaj u bë fituese e çmimeve të para në olimpiada kombëtare të matematikës e Biologjisë. Ai ishte shumë i dashur me të gjithë nxënësit,mësuesit e prindërit e qytetit minator Selenicë. I qeshur e me shumë ngrohtësi prindërore nxiste nxënësit e shkollës për të rritur rezultatet në përvetësimin e programit mësimor edukativ. Shkolla "Qemal Hoxha" që prej krijimit të saj në vitin 1973 e në vazhdim identifikohet me emrin e drejtorit të përkushtuar Remzi Nervaj,i cili edhe po largohet fizikisht nga jeta do të mbetet i paharruar në zemrat e mendjet e kolegëve e mijëra nxënës të qytetit minator Selenicë. Në vitet më vonë me kolegun e mikun e dashur Remzi Nervaj punuam mësues në gjimnazin "H. Beqari" të qytetit minator Selenicë. Në punën mësimore edukative kolegu dashur Remzi Nervaj u dallua për përkushtim në çdo orë mësimi të lëndëve histori gjeografi. Mbi të gjitha ishte një prindi dytë për gjimnazistët duke u dhënë ngrohtësi prindërore. Të gjithë e vlerësonin për personalitetin e mësuesit të nderuar Remzi Nervaj. Kolegu e miku dashur Remzi Nervaj është një prind shembullor që ka arsimuar fëmijë të talentuar. Dy fëmijëve të tij Arjan Nervaj dhe Altin Nervaj u kam dhënë mësim. Ata ishin jo vetëm nxënës të shkëlqyer në mësime por edhe me edukatën shembullore,të cilët në rrugën e arsimit në shkollën e lartë arritën suksese të shumta. Ish nxënësi Arjan Nervaj sot është mjek i talentuar me klinikën KORAL,në qendër të qytetit Tiranë. Kolegu e miku dashur Remzi Nervaj ishte një bashkëshort shembullor duke bërë një jetë të gëzuar me bashkëshorten dinjitoze, kolegen tonë të nderuar, mësuesen e përkushtuar të matematikës Violeta Nervaj e cila gëzon respektin e gjithë komunitetit mësues,nxënës, prind të qytetit minator Selenicë. Këto ditë kam futur për botim në shtëpinë botuese librin " KUR NXËNËSI BËHET MË I MIRË SE SA MËSUESI ", dhe në kapitullin e parë të librit përshkruhet Shkolla Qemal Hoxha me drejtorin e parë Remzi Nervaj duke u shoqëruar edhe me fotot e përurimit të godinës së të të shkollës Qemal Hoxha, ku drejtori Remzi Nervaj përshëndetë të pranishmit në 14 shtator 1976.
Erdha nga USA me mall që të takohesha me kolegun e mikun e dashur Remzi Nervaj, por kjo mbeti një ender dhe me shumë dhimbje shkruajta këtë lamtumirë. U prehet në paqe kolegu e miku dashur Remzi Nervaj! Ti rrojnë fëmijët,nipër e mbesa
Me respekt e mall dhimbje Qatip Mara
Tiranë 27 qershor 2025


![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_442,h_250,fp_0.50_0.50,q_35,blur_30,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)
![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_292,h_165,fp_0.50_0.50,q_95,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)




Comments