top of page

Qatip Mara: Koçi Fan Bombaj



 

PRINDI SHËMBULLOR DHE VEPRIMTARI ME ENERGJI TË PASHTERSHME KOÇI FANI BOMBAJ I QYTETIT MINATOR SELENICË VLORË

 

Kur fillova punën në shkollën 8 vjeçare “ E RE” të qytetit minator Selenicë Vlorë, e cila ishte në gjysmën e godinës së vjetër të gjimnazit “H. Beqari” u njoha me prindin shëmbullor Koçi Fani Bombaj. E kisha prindin e nxënësit të shkëlqyer në mësime e me sjellje shëmbullore Ilia Bombaj që u ndriçonin sytë nga gëzimi kur të takonin. Në mbledhjet e kolektivit pedagogjik diskutonte dhe ndihmonte për nxënësit problematikë që nuk frekuentonin rregullisht shkollën duke vënë para përgjegjësisë prindërit e tyre në qendrën e punës.Prindi shëmbullor Koçi Fani Bombaj kishte horizont të gjerë kulturor. Ishte shumë i zgjuar dhe ti lexonte mendimet me sy. Ishte jo vetëm arsimdashës por të fymëzonte të punoje me pasion në proçesin mësimor-edukativ. I qeshur me zemër si Dielli rrezatonte shumë dashuri për jetën. Ishte rritur jetim me shumë sakrifica e mundime nga xhaxhai tij Llambi Bombaj, ish deputeti parë i qytetit të Selenicës.Fëmijëria me vuajtje që kishte kaluar gjatë regjimit të Zogut kishte qenë trishtuse,sepse kishte humbur në mënyrë tragjike dy vëllezërit. I rritur dhe edukuar nga xhaxhai dashur Llambi Bombaj ishte brumosur me dashurinë për atdheun. Kishte pritur me urrejtje agresionin fashist italian. Në moshën 15 vjeçare kishte shkuar të rreshtohej në formacionet e luftës Antifashiste NacionalÇlirimtare,por nuk e kishin pranuar se ishte i vogël.Në moshën e re kishte filluar punën në minierën e bitumit Selenicë duke përballuar vështirsitë e galerive të nëntokës. Me këmbëngule kishte vazhduar teknikumin e minierës. Sapo dilte nga galeritë e minierës vraponte në familje të ndërronte veshjet dhe ndiqte me shumë vemendje orët e mësimit me inxhinjerët e teknikumit pa shkëputje nga puna që ishte në godinën e vjetër të gjimnazit “H. Beqari”. Ishte prind i 8 fëmijve dhe studjonte me vullnet të hekurt. Ishte hero i nëntokës duke punuar me shumë energji fizike në galeritë e sektorëve të minierës së bitumit dhe prind shëmbullor shumë i përkushtuar i 8 fëmijve. E takoja shpesh dhe bisedonim me shumë dashamirësi vëllazërore. Në vitin 1978 organet e pushtetit më caktuan të hartoja historikun e minierës që të bëhej edhe muzeu i qytetit minator Selenicë. Fillimisht më dërguan të studjoja në arkivën qëndror të shtetit Tiranë,ku në dosjet që lexoja vetëm përcaktoja cilat dokumeta duheshin kopjuar dhe me postë drejtoria e arkivit të shtetit ua dërgonin organeve të pushtetit në kom.ekz.të rrethit Vlorë sepse përmbanin edhe sekrete.. U krijua grupi i punës për historikun e muzeun. Në grupin e punës ishin veteranët Thimo Bombaj, Jani Vangjeli, Jani Bombaj, Koçi Fan Bombaj, Lili Sotiri, Paskal Dhimitri etj. Promotri i organizimit të mbledhejve të grupit ishte i papërtuari me energji të jashtzakonshme prindi shëmbullor Koçi Fan Bombaj, i cili me shumë pjekuri zgjidhte mosmarrveshjet në diskutimet e debatet për të pasqyruar në historikun e Selenicës ngjarjet që kishin ndodhur në Selenicë gjatë luftës AntifashisteNacionalÇlirimtare. Selenica është një vend i veçantë që e gjitha u rreshtua me luftën Antifashiste. Prijësi luftëtarëve ishte Koço Papaj Gjeçi , i cili ishte komandanti i brigadës së 10 sulmuese. Fiset vllahe të Selenicës ishin kompakte dhe morën pjesë aktive me armë në dorë për çlirimin e atdheut nga okupatori nazi -fashist. Prindi Koçi Fan Bombaj ishte bashkëpunëtori im për të pasuruar muzeun e qytetit të Selenicës që u cilësua Muze i veçantë i parë i klasës puntore. Në çdo familje të fiseve vllahe Selenicë së bashku me prindin Koçi Fani Bombaj shkonim për të grumbulluar sende entografike, fotografi e relike. Familjet e fiseve vllahe me shumë dashamirësi e një mikpritje të ngrohtë vëllazërore na ndihmonin me shumë bujari e humanizëm. Me ndihmën e prindit Koçi Fani Bombaj në muze krijova një kasafortë hekuri me fototekën e filmotekën që mora nga arkivi shtetit Tiranë. Në sektorët e minierës dhe në ndërmarrjet e tjera të qytetit Selenicë, të shkollave të qytetit fotografia e papërtuar dhe shumë e përkushtuar Drita Musaraj fotografonte punonjës të dalluar.Ajo më dha qindra fotografi të minatorëve, të nxënësve, të veprimtarive përkujtimore. Kur fillova punën në gjimnaz e dorëzova muzeun me të gjitha stendat dhe kasafortën që kishte mijra foto nëpër vite dhe librin e historikut të minierës e qytetit. Nuk dihet fati i tyre se ku kanë humbur. Me prindin Koçi Fani Bombaj bashkëpunova edhe kur më zgjodhën nënkryetar të komitetit profesional të qytetit dhe minierës Selenicë. Me energji të pashtershme prindi Koçi Fan Bombaj na frymëzonte të organizonim veprimtari kulturore.Djali talentuar i prindit shëmbullor Koçi Fani Bombaj, Ilia Bombaj u bë krenari e babait të tij të dashur. At e bir janë modele shëmbullore të punës,të sjelljes e mirësisë në dobi të atdheut e shoqërisë,krenari për qytetin Selenicë.Kam mësuar me vonesë largimin nga jeta të prindit Koçi Fan Bombaj sepse kam qenë nëpër spitale në sfidat me sëmundjen e zemrës.Nderoj me shumë respekte kujtimin e ndritur të prindit Koçi Fan Bombaj, i cili ishte një njeri me shpirtë e zemër të madhe që u donte të mirën të gjithëve. Ishte shumë komunikues, i ngrohët në biseda, i sinqertë që mbillte vetëm dashuri njerëzore.

Shpirti i mirësisë të prindit shëmbullor Koçi Fan Bombaj jeton e rrezatohet tek i biri Ilia Bombaj që është intelektual i talentuar me shumë energji pozitive në dobi të qytetit të Selenicës dhe atdheut. Me shumë vullnet e këmbëngulje ka kyer studime univesitare në disa profesione. Punon me shumë pasion si misionar i dritës së diturisë me nxënësit duke i frymëzuar me dashuri për dije, me dashuri të pakufishme për atdheun. Me energji të pashtershme krijon e promovon verimtari të larmishme në dobi të komuntetit të banorëve të qytetit Selenicë. Ka shkruar e botuar disa libra me vlera të shumta. Ashtu si babai tij i dashur Koçi Bombaj që punonte me shumë përkushtim , edhe i biri Ilia Bombaj lartëson me veprimtarinë e tij të dobishme kujtimin e ndritur të prindit shëmbullor Koçi Fan Bombaj. Jo më kot populli e ka thënë bukur: “Tek ka rrjedhur do pikojë! Do vejë soja në Sojë! “

I paharruar kujtimi i prindit shëmbullor Koçi Fan Bombaj!

Të rrojnë gjithë trashgimtarët,fëmijë,nipër e mbesa!

Jetë të gjatë me lumturi dhe suksese në krijimtari intelektualit të talentuar Ilia Bombaj!

Respekte për gjithë Selenicarët kudo që janë!

me respekte

Qatip Mara

North Carolina USA 16 prill  2024

38 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page