Ishte fillimi pranverës 1974 ,kur fillova punën mësues në qytetin minator Selenicë. Njoha shumë prindër të nxënësve të mi, të cilët ishin jo vetëm arsimdashës por edhe të prekupuar për të kontribuar në proçesin mësimor edukativ duke marrë pjesë e diskutuar në mbledhjet që organizoheshin me klasën në kujdestari.Kujtoj me respekte e mirënjohje prindin shëmbullor Seit Llanaj, që ishte më i urtë se Urtësia. Me një qetësi hynore komunikonte më shumë me sy se sa me të folur. U jepja mësim vajzave të tij të mrekullueshme Vjollca, Edlira, Terezina dhe Mariola.
E takoja shpesh prindin shëmbullor Seit Llanaj. Me shumë thjeshtësi të jepte ngrohtësi prindërore.Ishte specialist në centralin elektrik që furnizonte me energji qytetin e minierën e Selenicës. Ishte shëmbull në punë dhe prind shëmbullor. Ishte miku librit. Në bibliotekën e pallatit të kulturës e shikoja shpesh që dorëzonte në afatin e caktuar librin dhe merrte libër të ri. Vite më vonë në gjimnazin e Selenicës kisha kolege Natasha Llanaj vajza e madhe e prindit Seit Llanaj, që kishte bërë shumë sakrifica për të kontribuar për motrat e prindërit. Në terrene kodrinore mes baltës e shiut mësuese Natasha Llanaj udhëtonte me kilometra për në shkollat e fshatrave Treblovë e Karbunarë.Motrat e prindërit krenoheshin me performacën shëmbullore të Natasha Llanaj. Nëna e saj e dashur Meleqe Llanaj me lotë gëzime më fliste për bijën e saj të madhe Natasha Llanaj. E kisha në kolektivin e punës në shkollën e Re,godina e vjetër e gjimnazit “H. Beqari”.
Punonte në sektorin e shërbimit në shkollë.Ishte një Nënë engjellore. Së bashku me bashkshortin Seit Llanaj kishin krijuar një familjes me harmoni e dashuri të perjetshme. Kishin edukuar vajza shëmbullore. Vajzën e vogël Marjola Seit Llanaj e kisha në kujdestari në gjimnazin “H.Beqari”. Ishte e shkëlqyer në mësime me sjellje shëmbullore. Prindërit e dashur fisnik të ndjerët Seit Llanaj e Meleqe Llanaj me përkushtim rritën,arsimuan vajzat e tyre të shtrenjta,të cilat ecën me dinjitet në jetë. Vajza e madhe Natasha Llanaj ishte krenaria e prindërve.Kolege Natasha Seit Llanaj ,në kohën e ndryshimeve demoktarike , u tregua aktive për të përkrahur proceset demoktarike në përmbysjen e sistemit komunist. Ajo me kualifikime eci me suksese duke drejtuar sektorë të rendësishëm në Ministrinë e Jashtme dhe më vonë në Konsullatën shqiptare në Vatikan Romë. Kur punonte në ministrinë e Jashtme ,na priste me shumë dashamirësi, na takonte me shumë respekte dhe të ndihmonte me shpejtësi për çdo nevojë që kishim. E thjeshtë,modeste, e qeshur si dikur në qytetin e Selenicës rrezatonte vetëm mirësi dhe na ndihmonte me shumë edukatë qyetare. Në këto takime njoha edhe me bashkshortin e saj të mrekulueshëm , i cili rrezatonte dituri dhe shpirtin e tij të mirësisë. U gëzova shumë që i shikoja të lumtur. U hidhërova shumë kur mësova lajmin e hidhur se ishte larguar nga jeta,duke plagosur shumë kolegen e miken e familjes sime Natasha Llanaj Perpunja.
Vajza e paharruar Vjollca Seit Llanaj shkëlqeu si mësuese dhe drejtuese shkolle në Tiranë. Befasisht sëmundja e sulmoi dhe i rrëmbeu jetën në moshën e re duke lënë fëmijët jetim. Prindërit e koleges e mikes të familjes Natasha Llanaj Perpunja, ishin jo vetëm të mrekullueshëm, fisnik,por edhe bujarë e dashmirës të të gjithëve. Ishin aq të urtë sa mund të them se ishin më të urtë se sa Urtësia.
Qofshin të paharruar ata prindër të mrekullueshëm së bashku me vajzën e mrekullueshme të ndjerën Vjollca Llanaj Ibro
Comments