Qan zemra dhe pena
- Feb 5, 2024
- 2 min read

Qan zemra dhe pena
(Elegji)
Nga Marsela Gjoni Dhuli
Vjeshta e artë ka trokitur,
Bukuria e saj më përmallon,
Shirat e para kanë nisur ,
Trishtimin s'e di ,pse ma zgjonë.
Pse doja të vija pranë teje,
Këtë ,as vet nuk e di,
Mermerin ta prekja me duar,
Të ndjej ,sikur më merr në gji.
Katër shkurt '82,katër shkurt 2022
Vitet kaluan,u tretën kaq shpejtë?
Plot 40-vjet,që për ty po qajmë,
U rritëm jetimë,u rritëm pa babanë.
S'do të qajë me lotë,as me ligjërime,
Do qajë me zemër dhe penën time,
Dora më dridhet dhe zemra më qan
Gjithë këto vite që s'të patëm pranë,
Kur nga ne u ndave ishe shumë i ri,
Le gruan të re,le dhe tre fëmijë,
Nënën,babanë me plagë pashërim,
Të afërmit, me dhimbje hidhërim.
Të ndjej ,se Ti, më përqafon,
Dhe nuk më ke braktisur kurrë,
Në çdo hap, s'më lë të gaboj,
Je si një mburojë nga çdo gur.
Ti je me mua në çdo rast ,
Babi im i shtrenjtë shakaxhi,
Ti jetēn jetove shumë pak,
Sa jetove fale veç dashuri.
Vitet rrëshqasin furishëm,
U rritëm nuk jemi fëmijë,
Dashuria dhe malli kurrë s'u vyshk,
Loti, asnjëherë, nuk shteroi në sy
Lotojmë për jetën që s'jetove,
Dhimbje e trishtimin që le pas,
Për moshën tënde 40 -vjeçare,
Vajtojnë dhe gurët në sokak .
Erdha pranë teje me një tufë lule në duar,
Vij në përvjetorin e kobshëm,për të të kujtuar,
Të gjithë të kujtojnë me mallë të përvëluar,
Me lotë e me dhimbje për atë natë të mallkuar.
Vitet kalojnë,ne gjithmonë të ndarë,
Qajmë për jetën tënde, qajmë se kemi mallë,
Ty prehu i qetë në parajsën tënde,
Ne dhe mami jetojmë me ty në mëndje .
U rritëm me një dhimbje në zemër,
Por dora e nënës na mba ngrohtë,
Nuk na la,dhe ka një të mirë emër,
Mungesa jote ,ishte akull e ftohtë.
Mami me rroba të zeza jetën po ka lon,
Po ju rritëm ne e për ne jeton,
Emrin edhe nderin ta ka mbajtur lartë,
Jeta është dhuratë,por është edhe
fat...lll
Tani që u rritëm prindër vetë u bëmë
Të kërkova shumë por dot nuk të gjeta
Fisi të është shtuar, plot nipër dhe mbesa
Ne s'do të harrojmë sa të jetë jeta
Si bleta punëtore lule më lule,
Që mbledh nektarin me mundim,
Si shqiponja na mbrojte nga dallgët,
Ti mamaja jonë,burrneshë, heroinë.
Sot je bërë gjyshe e stërgjyshe
Po Ti ngele në vite,një lule e re,
Veç 29 pranvera ,Ti, atëherë kishe,
Je nje gur xhevair, i çmuar për ne.
40-të vite plot mbi supe të rrinë,
Të shtojnë më shum madhështinë,
Ti je nënë ,babë ,për ne veç gëzim ,
Të rrisin nderin,prestigjin,lavdinë
Çdo nënë në bot është ëngjëllore,
Sepse jetën sjell në vazhdim.
Ti për ne je përrallore,pa dyshim ,
Jetën dhuratë e ke nga i madh Zot,
Nga ne,respektin,dashurinë ,
Plot nder dhe mirësi në këtë botë .
Po pres të largohen retë,
Dhe mjegulla ,larg paanë,
Ti jap me vete trishtimin,
Ta çojë thellë,thellë, në oqean.
O vjeshtë e bukur lozonjare,
Largoma trishtimin nga sytë,
Lodro me gjethet në livadhe,
Nesër një ditë e re, do rinisë.
Gjethet që ti i merr me vete,
Do të zëvendësohen në pranverë,
Ato që ikin, kurrë më ,nuk kthehen, Se stinët sjellin shpresë përherë.









Comments