top of page

Përtej Realitetit




Ja që ia solli shansi. Tashmë ishte rasti. Rasti që mbetet jo thjesht një ëndërr jo vetëm e shkruar nga fati. U zgjua dhe pa që edhe ëndrra diçka i fali. Zyra e tij ishte brenda kokës së një kali. Fshiu sytë, por e gjitha ishte realitet, ishte çdo gjë për së mbari. E pas kësaj u bë më i gjalli i të gjallëve, i pari i të parëve. Dhe e la tashmë lepurin të flinte tek ferra. Një herë doli nga dera. Njëqind herë hyri nga dritarja. Për një kohë ndaloi së jetuari në realitetin e njerëzve të tjerë. Iu fut brenda asaj që s'pritej. Filloi të kuptonte se çfarë mund të ishte: Në formën më natyrale! Më pas dhe në formën super natyrale. Filloi të shikoj atë që të tjerët nuk donin të shihnin. Sa më tej shkonte, aq më shumë i hapeshin sytë. Shihte me sytë e kalit.

Pastaj një ditë, ndërsa po ecte, realiteti iu zhduk para tij.

E pa botën e pacënuar të mbuluar nga mjegulla e mëngjesit. U ndje i tërhequr drejt iluzionit dhe pothuajse kaloi në dyshim. Shfryu nga brenda kokës së kalit për vetë kalin që mbante brenda këtë të gjallin.


Më pas e kapi një frikë ngurruese. E dinte me siguri se nëse do të ecte, nuk do të ktheheshe më. Kështu që zgjati dorën vetëm për një moment dhe preku kapakun e kokës së kalit. Ndjeu tundimin dhe shkuljen e realitetit si një lidhje e shkurtër në gishtat e tij.

Pastaj, ngjyra e syve të tij i përshtatej vetëm një të verdhe. U bë sikur të shihte diçka të strukur pas një perde. Po asgjë, asgjë dora e tij nuk kishte prek. I tha vetes me një të lehtë se „diçka po më fsheh“. Pastaj u zbeh. U struk në një qosh. Disi u ndje më bosh. Sytë i kishte në garë. Por ai ndjehej më bosh se më parë. Pastaj, eh pastaj iu duk se i ishte ofruar një shans. Shansi ishte për të pasur atë që kishte kërkuar ngahera, por ishte shumë i pasigurtë për të ikur nga dera. Ja dhe shansin më në fund e mori. Brenda këtij realiteti më në fund ia doli. Madje brenda këtij realiteti mori akoma më shumë. Por thonë se brenda këtij realiteti ai trembet edhe në gjumë. Tashti realiteti i ka ngecur tek koka e kalit që e mban brenda, e atij i përsëritet kjo si ngahera, pikërisht aty ku Njeriut i hapet dhe i mbyllet përfundimisht dera. E atij i duket se kjo, është një shqetësim që e shpreh prej sikletit, a ndodhet ai përtej realitetit?!

31 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page