top of page

PËRTEJ DHE PREJ EURIPIDIT


PËRTEJ DHE PREJ EURIPIDIT

Dr Fatmir Terziu








Një fragment i poemës së Euripidit jep një fakt të mistershëm. Ky fagment hedh dritë mbi stausin e grave në territorin që jetoi dhe shkroi ai. Fragmenti edhe pse hedh dritë, natyrisht lë pas disa edhe dritëhije. Sidoqoftë shqipërimi i përafërt na jep një qasje nga origjinali i tij. Le ta ndjekim:


Me siguri nga krijesat që kanë jetë dhe zgjuarsi

Ne gratë jemi nga të gjitha gjërat më të mjeruara

Cila së pari i duhet, pasi blen ofertuesin më të lartë

Kështu blen një burrë dhe gjërat e trupit tonë”

Origjinali (anglisht):


Surely of creatures that have life and wit

We woman are of all things wretchedest

Who first must needs, as buys the highest bidder

Thus buys a husband and our body’s matter” (Euripidi).


Autori Carveth Wells në një libër të radhë të tij në vitin 1928-të shkruan se “vajzat e tokës së Euripidit ishin gjithmonë të padëshiruara, dhe problemi i madh i prindërve ishte se si t'i shkatërronin ato.” Sipas këtij autori që tentoi të njihte Mesdheun në dy kohë, pasi kishte studiuar mirë dhe Euripidin thotë se “foshnjat vajza ekspozoheshin shpesh në mënyrë që vetëm më të fortat dhe më të bukurat të mund të mbijetonin”. Më tej mësohet se vajzat që mbijetonin dhe kalonin ato që kërkohej tek ta, ballafaqoheshin me një fëmijëri të lumtur me kukulla dhe lodra, pastaj kur arrinin moshën rreth trembëdhjetë, ngarkoheshin shërbimet e një “mblesi” profesional, të cilët angazhoheshin për të kërkuar një burrë të përshtatshëm për ta, të moshës rreth tridhjetë vjeçare, mundësisht të pavarur.

Duke ndjekur këtë traditë të tokës së Euripidit, çështja ishte se as dhëndri i ardhshëm as nusja nuk duhet ta shihnin njëri-tjetrin. Dashuria nuk hynte fare në këtë çështje. Gruaja konsiderohej vetëm si një pronë e cila, pas vdekjes së burrit, mund të “falej” tek disa miq. Gjithashtu leximi i këtij autori na shpie në një thellësi tjetër të gjërave kur thotë se “baballarët shpesh ua linin bijat e tyre të pamartuara të afërmve.”

Mes leximit thuhet se më pas shkolla dhe edukimi Athinas kërkoi elemëntë të tillë femërore që të shkonin mjaft larg në vite. Një nga këto ishte koha kur Ilirinë e sundonte Mbretëresha Ilire, Teuta, e cila kishte bërë të shkundej tërë Mesdheu nga fatura negative ndaj gruas.

Mesdheu për Carveth Wells nuk është thjesht një lagje me ujin e njëjtë të kripur, por një lot i madh që i ka përshkuar ato në tokë, ujë dhe ajër. Është kjo triologji që ndjek traditat dhe përcjell ardhjet dhe ikjet me simbolikën e gruas. Femra, grua në Napoli sjell me vete dhuratat më të mëdha për burrin. Në Venecia tradita duket ka mbetur në Romën e Lashtë, kur Mbretëresha Teuta e Ilirisë, vrau tërë kolonën e gjatë e të madhe të dërguar nga Cezari në kryeqytetin e saj Shkodër (Skutari). Gruaja e fortë dhe e zgjuar Ilire, i la disa në jetë, por ata ikën tradhëtisht dhe befasisht para ushtrive romake hakmarrëse në Bocche di Cattaro. Kjo ndodhi në vitin 168 Para Krishtit, kur thuhet se mbreti i fundit i Ilirisë u transportua rob në Romë dhe Bocche di Cattaro u bë një provincë romake. Aty përveç qëndresës ndaj pushtimit atyre u bëri përshtypje rregulli, tradita dhe disiplina e grave vendase. Dhe kështu ata mësuan shumë atje, duke kërkuar që këtë “shkollë” ta transferonin dhe në Venedik. Pas rënies së Venedikut Shkodra ra në duart e austriakëve, sikurse dhe Bocche di Cattaro. Aty ndodhi që traditat të kërkoheshin më thellë. Madje dhe të shkruhej më shumë për to, sepse u kujtua që femra kishte një rol tjetër në jetë.


11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page