top of page

Flutra Hoxha: Përvoja ime


 

Përvoja ime me njerëz të ndryshëm, sidomos me ata që përballen me vështirësi të ndryshme psikologjike dhe emocionale, më ka ndihmuar të njoh më thellë natyrën njerëzore dhe të mësoj t’i pranoj njerëzit ashtu siç janë, pa paragjykime dhe pa marrë parasysh gjendjen e tyre shpirtërore. Në shumë raste jam ndier sikur të isha një psikologe, pasi kam ndjeshmëri dhe përvojë në dëgjimin dhe kuptimin e të tjerëve, aq sa ndonjëherë kam menduar se do të kisha mundur edhe të hapja një ordinancë për pacientë.

Duke mos i anashkaluar njerëzit me probleme, falë edukatës sime prindërore dhe ndjenjës së empatisë, kam arritur të krijoj raporte të sinqerta me ta. Jo të gjithë, por shumica e njerëzve ndihen të lirë të më besojnë sekretet dhe shqetësimet e tyre. Kjo ndodh sepse edhe unë jam e hapur dhe e sinqertë me njerëzit, gjë që ua lehtëson atyre rrugën për t’u shprehur dhe për t’u çliruar emocionalisht.

Asgjë nuk kushton të tregosh durim dhe t’i dëgjosh të tjerët kur flasin për problemet e tyre, sepse nesër mund të jesh ti ai që ka nevojë të rrëfehet. Përmes rrëfimit njeriu çlirohet nga barra e brendshme, gjen qetësi shpirtërore dhe ndjehet më i lehtësuar. Prandaj, durimi dhe mbështetja janë vlera të çmuara që i japin kuptim lidhjeve njerëzore dhe e bëjnë botën më të butë e më humane.

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page