top of page

PËRSHTYPJE NGA ROMANI “SHTËPIA NË KORNIZË”...


Myslim Maska

PËRSHTYPJE NGA ROMANI “SHTËPIA NË KORNIZË” I FATMIR TERZIUT

NGA MYSLIM MASKA

Shumë rrallë na ndodh të lexojmë romane të tillë si ”SHTËPIA NË KORNIZË” e shkrimtarit dhe poetit të mirënjohur Fatmir Terziu. Them shumë rrallë, për befasinë artistike, që na sjell, për konceptimin origjinal, ekstratin d. m. th. nikoqirllëkun e fjalës. Por, dhe per vizionet realisto – surrealiste që vërtiten të besueshme e të pabesueshme rreth “Shtëpisë në kornizë”.

Një ansambël i tërë personazhesh, të gjallë e të vdekur, hije dhe fantazma, që autori me indulgjencën, talentin dhe inteligjencien krijuese na i bënë të afërm, të prekshëm, të dhimbshëm dhe tronditës, me gezimet, brengat, rendomtësinë e përditshme utilitare.


Jeta në rrjedhë kujtimesh ndryshe


Romani (ne ekstrat), shpalos para lexuesit jetën e disa brezave, pra më shumë se njëqind vjet, ose me tepër. (aproksimativisht). Shtrati, ose djepi i romanit ngrihet me kujtimet. Janë shkruar dhjetra e qindra romane me ‘Bazë” kujtimet.


Kujtimet e romanit “Shtëpia në kornizë” janë pak ndryshe: Nuk janë ditare kujtimesh, as kronika lufte sado tragjike qofshin, janë të veçanta e të shkruara ndryshe.

Terziu si mjeshtër i fjalës në këtë roman, “los”me Kohën, hapsirën, jetën njerëzore, me të gjitha shfaqjet dhe dimensionet e saj. (Në të katër dimensionet siç shprehet në roman)

I fut në sitat granulometrike (Siç më pëlqen mua si inxhinier gjeolog), ku nga dhjetë dymbëdhjetë sita, Në fund del MAJAJA, Ajka. Natyrshëm Terziu merret me Ajkën, Majanë e kujtimeve duke flakur kështu, përsëritjen dhe monotoninë, sic i gjejmë shpesh në shumë romane.


Një roman poetik, moderrn

Romani nuk ka subjekt klasik, tradicional. Është një meditim liriko-filozofik. Një roman poetik, moderrn. Këtë e vërtetojnë bukurisht gjashtë, shtatë – tetë poezitë e mrekullueshme liriko filosofike që treten natyrshëm brenda psikologjisë së personazheve si: “dhe frika kishte “frikë” se do të zbulohej. Unë në fakt këtë e pash vetë. Duke udhëtuar në thellësi të ëndrrës, memorja bënte te vetën, zërat shtoheshin dhe po aq shkonin ne kanalin e tyre. “Dhe zërat, si zëra, që vijnë nga thellësitë e kohrave natyrisht shtojnë dhe arsyet e ëndrrave, mendova pastaj me vete. Një zë më fliste e më tregonte me gisht diku “se një trup i vdekur që duhet ta fshehësh edhe në ëndërr paraqet faj”…( citim nga romani, f.40)


Një fjalë e re shqipe për memoriet e humbura

Nga prologu dhe gjer në faqen 91 tek epilogu i zgjimit, në çdo frazë, në çdo faqe, në të gjitha rikapjet e mrekullueshme (për mua një fjalë e re shqipe për memoriet e humbura), nënvizohet KODI GJENETIK i jetës së shqiptarit, konkretisht tek “Shtëpia në Kornizë”, ku stërgjyshi flet nga karrigia me nje gotë raki dhe filxhanin e kafesë përpara, ndërsa gurët e gdhendur me cmilard, me daltë, me çekiç, plumçja, mistria etj. flasin per mrekullitë artistike te arkitektëve të mëdhenjë GOLLOBORDAS, që edhe pse zbukuruan më shumë botën, kurrë s’e harruan veten e tyre.


URIME, MYSLIM MASKA, ATHINË 16 KORRIK 2021.

135 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page