top of page

PËRSE IKIN KËSHTU POETËT


Vladimir Muça

ANIJA PANAMA Anija e mbushur deng U bë gati për nisje. Tymtari blozën e zezë Mbi refugjatë zu të villte.


Mbi muret e shqyer të ikjeve Si një Gorgonë rri e vështroj: Është për mua ajo anije?!...

Midis pulëbardhave,shpirt zemërak

Dyndem pas në krakitje, Syri më ndalet tek një zog fluturak, Mes lutjeve të vjetra biblike.

Ku po më çoni ju shpresa të cfilitura,

Besë s'ju zë këtyre anijeve, As pulëbardhave Me të qarat krakitje.

Ti nostrom i shpresave të mija

Vështro tymtarin si zvarget nga anija!... Si një tufë korbash Me ndjellësi fatkeqsie, Mes plagëve të mija,

Mashtruar nga golgotë e re; Vallë kjo qënka liria!... 1993


PËRSE IKIN KËSHTU POETËT


Portret i tyre me fytyrë qiellore Më vjen çdo ditë si një reliev, Mbi grumbuj reshë, si tatuazhe Gjallohen në botën e vërtetë.


Pasion i leximit tek Ta më shtyn. Skulpturë dheu Bernsi n'madhështi; Me plug e mbolli poezinë frymë, E vdiq cfilitur,në varfëri.


Apolinieri mbylli sytë në papafingo, Yje mbeten vargjet,dallgë lumë; Jevtushenko gulakëve rrethuar nga gringo Zgjoi tmerret me poezinë furtunë.


Garsia Lorka,At Fishta u tretën Në rrezet e diellit, kozmosin vend; Në varre të humbur eshtrat ju tretën, Shenjtor arti,në tjetër univers.


Naimi, Migjeni tretur si qiriri, Etgar Poe mbledhur qefin në mjerim; Me shpirt e mëndje Jonatan Swifti, Në mëndjen e popullit, n'kujtimin sublim.


Edgar Matrersin e treti poliemeliti Si shiu acid, në jetën mallkim; Zhak Kervak e Xhuzepe Ungareti Në zjarr furrëbuke shuanin urinë.


Eseninin e shoi depresioni shoqërorë Me Majakovskin si një mallkim; Në gijotinën e absurdit të kohës horror E tretën jetën, të gjenin shpëtim.


Witmani,Witmani me mjekrrën fluger I mbeti shikimi veriut, në varfëri. Përse, përse vdesin kështu poetët? Më shtohen mendimet,si një prefiks.


POETIT EROS


Shko në rrugën e zgjedhur poet!. Mos më fto në të tuat labirinthe. Çdo e shkruar në erosin tënd Është një kthinë mbushur me hipokrite.


Koha jote vërtitet në mjergull e llohë, Gjithkujt si kambanë i rri zodiaku; Mëndja gërrmuqet kudo e pakohë, Shqyhet nër dhëmbë luanësh Shën Marku.


Shko miku im në erosin tënd, Unë s'kam ndërmend të vi tek Ti. Në shpirt më gicërron tjetër gjemb, Mbushur jam me shtrëngata ankthi.

39 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page