top of page

Përralla e Lala Makos


Përralla e Lala Makos

( E përfunduar)

Nga Hekuran Halili

( Një përrallë e rrallë, mbi dyqind e ca vjeçare, treguar dje nga Hajro Lame nga Konispoli , shtatëdhjetë e gjashtë vjeç, që ja kishte treguar Lala Mako, kur Hajrua ishte 10 vjeç e Lalai shtate dhjet e gjashte vjec. Gjashtëdhjet e gjashtë vjetë , mbajtur në mëndje nga Hajrua., pa e treguar asnjëherë. U lehtësua kur e mbaroi. Do vdisja , tha, dhe do më mbetej merak që nuk do mbetej pas,kjo përrallë. Faleminderit Hajro Lame, që m’a besove dhe m’a tregove mua, pas kaq vitesh, që i dua shume ato, dhe i ndjek kudo që janë, me besimin, se përrallat janë krijimtaria e parë dhe më e dobishme e njeriut mbi këtë tokë.)

Hajrua e nisi kështu bisedën tonë, para se të futej në tregimin e përrallës.

Lala Mako, ishte mbi shtatëdhjetë vjeç kur e mbaj mënd. Bashkë me gruan e tij, e kish shtëpinë, poshtë shtëpisë së gjyshes tonë, Ballkos.

Dikur ndoshta ka qënë shtëpi e madhe, se hallasmat ishin shpërnadarë gjithë andej ,përrth shtëpisë që Lalaj me të shoqen kishin sajuar.Se pse ishte katandisur kështu ajo bina , nuk e di, por si ish brënda e di fare mirë. Vetëm dy kthina , të ndara me njëra tjetrën me osakë .

Në njërën rrinte Lalaj me të shoqen dhe një djal e një vajzë që u kish dhënë Zoti. Më pas djali i vdiq, dhe mbeti vetëm me vajzën, Nuren. Në kthinën tjetër mblidhte delet që ishin shkluar të mëdha dhe të bardha.

Pasi katatheste bagëtinë, Lalaj me të shoqen mirrnin fëmilët dhe vinin tek ne. As pesëdhjet[ metra nuk ishim larg. Ime gjyshe , Ballko Dalipi, nikoqire me vulë, kish rregulluar e gatuar gjithëçka, kish ndezur buharin që ndriçonte dhomën, ndizte fotinë me valguri , dhe priste Lalanë me familjen e tij. Edhe ne mezi e prisnim, se Lalaj çdo natë na tregonte përralla deri von. Kaq bukur i tregonte dhe aktronte, sa që edhe pas gjashtë dhjetë e gjashtë vitesh, njërën prej tyre nuk e kam harruar.

Ja si është ajo përrallë, e mbyll fjalën Hajrua, djali i Ludes , tezes time...

Na ishte njëherë e një kohë shumë të vjetër, në një fshat të Oparit, një burrë e një grua, që kishin tre djem. Familja e ture ishte shumë shumë e varfër, si shumica e familjeve të atij vëndi. Copë copë , me rroba të arrnuar dyzetë herë. As qeni nuk kish ku t'i zinte.

Me gjithë varfërinë e ture të madhe , të tre djemtë u rritën. Zoti që i solli në dunja , u kish dhënë fatin e ture.

Djemtë kur u rritën , panë sa të varfër ishin, dhe një ditë i thanë nanës e babit:

- Do ikim në kurbet. Na ipni uratën tuaj.

Nana dhe babai i puthën dhe ua dhanë uratën me pash

Të tre djemtë morën udhët e kurbetit. Ik e ik dhe udha nuk kish të sosur. Në një vend vendosën të ndaheshin veç e veç në tri mbretëri. Secili në fatin e tij. U qafuan dhe i uruan njari tjatriit fat e shëndet.

Prindërit e ture si mbi prush, gjithë këtë kohë që nuk kishin fëmilët e ture para syve.

Koha kaloi pa pyetur për ta, se koha nuk pyet për njerzit, bën punën e saj. Kaloi një vit, kaloi i dyti, i treti, i katërti, asnjë haber nga djelt. Pritja e meraku i plaku më shumë se mosha.

Në vitin e pestë u kthie djali i madh. Kish bërë prrokopi në kurbet. U çmallën sa më s’ka. Djali ndërtoi duqane të reja dhe ju fut tregëtisë. Ndërtoi shtëpi të reja, gjeti nuse dhe u martua. Çdo gjë po i ecte mbarë e mirë.

Pas tre vjetësh kthehet nga kurbeti djali i mesëm. Edhe atij i kishte ecur mirë kurbeti dhe kish ardhë me qese të madhe, ngosur plot me flori.

Edhe ai si vëllai i madh u çmall me prindërit, që u gëzuan pa masë, u çmall me vëllanë, dhe me paret që kish fituar me punë e me djersë të ndershme, bleu njëmilë kokë dhën dhe filloi biznesin me to. Ndërtoi stane, shtëpi, gjeti nuse të mirë dhe u martua. Çdo gjë po i ecte më së miri, dhe prindërit ishin të gëzuar, por jo të lumtur.

Merakun e kishin për djalin e vogël, se e donin më shumë. Helbete , i vogli, kërthiu, gjithmonë shkluar duhet . Kishin kaluar dhjetë vjet dhe nuk kishin asnjë haber nga djali i vogël.

Djali i vogël në të hyrë të vitit të dhjetë mori dhromin e kthimit. Kurbeti nuk i kish ecur fare. Kishte mbledhur vetëm treqind napolona flori, dhe me to në xhep, po kthehej në shtëpi tek prindërit e tij.

Pa sosur tek fshati i tij, në një shesh ndanë udhës ku po shkonte, pa një grumbull të madh njerëzish që po debatonin me zë të lart dhe ishin gati të thereshin me njari tjatrin.

U bë kurioz dhe u afrua. Buzë një grope varri pa arkivolin e një të vdekuri , që ishte i ri, nuk i kish kapercyer të dyzetat.

-Ç’kini more që grrindeni,?- i pyeti djali i vogël.

-Po ja- ja ktheu njëri nga ata. Ky që ka vdek është vëllai ynë i vogël. Para se të vdiste i kish marrë gjitonit,- dhe tregoji me glisht një burrë të bëshëm si div , një borrxh treqind napolona flori dhe nuk pati mundësi t'ja shlyente.

Gjitoni nuk na lë t’a kallim në Dhe vëllanë, pa i kthyer borxhin, ndaj zihemi. Vëllai ka njëzet e katër orë që ka vdekur, e më nuk pret se i prrishet kurmi dhe kutërbon . Të kutërbuar nuk e pranojnë në botën e përtejme.

Djali i vogël, me zemërgjërësinë që kish, nxorri treqind napolonat që kish mbledhur në dhjetë vjet kurbet, ja dha atij që ja kish marrë borxh i vdekuri, dhe ai i la t’a varrosnin vëllanë e ture.

U nda nga njerëzit që e falnderuna me zemër në dorë, dhe vazhdoi udhën për në shtëpi, tek nëna dhe babai i tij, që mezi priste ti' shihte pas dhjetë vitesh.

Baraz me muzg mbrriti në shtëpi dhe hyri brënda. Prindërit sa nuk çuajtën nga gëzimi që panë djalin e vogël që u kthie në shtëpinë e ture. Tërë natën nuk fjetën nga gëzimi dhe biseduan e folën për çdo gjë që u kishte ndodhur ature dhjetë viteve.

Në fund ,djali i vogël u tha se nuk i kishte ecur kurbeti dhe kishte ardhë me duar në xhep, siç kishte ikur. Për ato treqind napolona flori dhe për atë që i ndodhi tek varrosja e atij njeriu pranë udhës,para se të vinte në shtëpi, nuk u tregoi gjë.

Prindërit nuk u merakosën ngaqë djali nuk solli pasuri nga kurbeti si dy vëllezërit e tjerë, por i dhanë kurajo të mos mërzitej. Jeta kështu e ka.

Djali të nesërmen takoi vllezërit e tij, familjen e ture, u çmall dhe u gëzua shumë ngaqë ata shkonin mirë me të tëra.

Ndejti në fshat nja tre katër muaj sa dolli dimri dhe me të çelur gjethi i shkozës , mori përsëri udhën e kurbetit, duke marë përsëri bekimin e prindërve dhe amanetin e ture, të mos mënonte sa vonoj, se helbete , mosha bën të sajën e mund të mos i gjente gjallë kur të vinte.

Djali u premtoi se nuk do mënohej më shumë se di vjet.

Ec e ec,nga e nga, dhe baraz me drekë po i afrohej vëndit ku ishte varri i atij që djali i vogël i kishte paguar borxhin. Atje, ju bë se para tij ecte një njeri tjetër, në moshë tek të dyzetat. Ngau hapin dhe e arriti.

U përshëndetën me njari tjatrin.

- Për ku je nis ?-e pyeti djali i vogël.

- Për kurbet- ja ktheu njeriu që ngjante pak si hije.

- Edhe unë për kurbet jam,- ja ktheu djali i vogël, pa pritë t’a pyeste njeriu që djali i vogël

me mëndje e quajti njeriu hije.

- Do t’a bëjmë kurbetin bashkë?- e pyeti njeriu hije.

- E bëjmë, pse të mos e bëjmë-ja ktheu djali i vogël.

Duke ecë e duke biseduar, po vinte darka. U gjendën para një hani që nga jashtë dukej i frikshëm. Vendosën të kalonin natën në han. Morën dhomën e ture dhe u shtrinë. I thotë njeriu hije djalit të vogël:

- Fli ti një copë herë, un do bëj roje, se si m’u duk ky han, pak i frikshëm. Kur të më vij gjumi mua do të zgjoj un ti të bësh roje.

- Mirë i tha djali i vogël, -që sa vuri kokën në jastëk e zuri gjumi nga lodhja e udhës.

Njeriu hije u ngrit dhe rrinte pas derës duke bërë roje. Nuk kaloi shumë dhe dera u hap ngadalë. U çfaq një kokë e madhe dhe e zezë si e një kau. Ishte div . Sa e ndëu kokën brënda, frrap ,ja preu njeriu hije ,dhe i mori brënda edhe kurmin .

Vellai tjetër i divit priti e priti ,dhe si nuk ju kthye vëllai, vajti vet tek dhoma . Sa futi kokën në derë, frrap, ja preu njeriu hije, edhe atij, dhe e futi brënda .

Vëllai i tretë i ture priti t’i ktheheshin dy vëllezërit , dhe si ata mënuan, u nis vet. Edhe ai pësoi të njëjtin fat, si dy vëllezërit e tjer.

Priti e priti Njeriu hije se mos vinte div tjetër, por më nuk u duk gjë. Tre paskan qënë, tha ai me vete. I mori të tre divat dhe i zdrigji në bodrumet e thella. Kur arriti atje u mëre nga florinjtë dhe xhevahiret që nuk kishin të sosur.

Divat vrisnin natën të gjithë njerëzit që kalonin në han dhe u merrnin pasurinë. Varrin ua bënin në bodrum , duke i mbuluar me qymir.

I mbulloi të tre divat me qimir, nuk ngau asgjë me dorë, dhe u kthye në dhomë.

Haraksi . Djali i vogël u zgjua. Kur pa që njeriu hije rrinte mbi krevat dhe nuk e kish prrishur fare atë, i foli me keqardhje.

- Pse nuk më zgjove mua të bëja roje,të bëje një sy gjum?

- Ishe i lodhur shumë dhe më erdhi keq të të zgjoja, - ja ktheu ai.

- Ti je njeri i mrekullueshëm , - i tha djali i vogël. Do të kem si vëllezërit e mi.

Njeriu hije nuk i tha asgjë djalit të vogël për ato që kishin glarë gjatë natës.

Mblodhën plaçkat e nisën udhën e kurbetit. Nga e nga dhe arritën në një mbretëri të madhe. Atje qëndruan dhe mësuan se mbreti i kësaj mbretëria kish vetëm një vajzë.

Pesë herë ishte martuar vajza e mbretit dhe të pesë dhëndurrët nuk u dinë të gjallë mëngjezin e natës së parë të dhëndërrisë.

Djelmuria kish marrë frikë dhe nuk qasej djal t’a kërkonte për nuse vajzën. Njeriu hije i tha djalit të vogël:

- Do t’a kërkojmë për nuse të di, dhe t’a kemi bashkë nuse?

- Mirë , -ju gjegj djali i vogël.

Ashtu si thanë, ashtu bënë. Dërguan një lajmës tek mbreti për të kërkuar vajzën për nuse për të di djeltë.

Mbreti nga halli se vajza i mbeti e pa martuar, ua dha. U bë dasëm hata. Shtatë ditë e shtatë net nuk pushuan dhiolitë . Erdhi edhe momenti i futjes së dhëndërrit në dhomën e nuses.

- Do futem U këtë natë i pari, - i tha njeriu hije djalit të vogël.

Djali me gjysëm zemre pranoi dhe ndënji pas derës. Pas derës erdhi edhe mbreti me mbretëreshën , duke prit me ankth ç’do të bënte vaki. A do pësonte edhe ki dhëndërr fatin e dhëndurrëve të tjer?

Njeriu hije ju afrua vajzës së mbretit . Sa i vuri dorën në ball, nga barku i saj dolën tri kokë gjarprinjsh. Njëri i verdhë, kondokaqi, tjetri cirka cirka, nepërka, dhe tjetri i zi pis.

Frrap ja bëri njeriu hije dhe i preu të tria kokat njëherësh, që ranë mbëthe . Trupi i gjarprinjëve u vithis në bark të vajzës, ndërsa vajzën në çast e zuri gjumi.

Njeriu hije i mori ato tri kokë gjarpri që kishin helmuar të gjithë dhëndurrët, i mbështolli me një letër dhe i hodhi nga penxherja jasht, të mos i shih njeri.

U ul në skanjo dhe priti lindjen e diellit. Kur dielli leu, hapi derën e dhomës e dolli. Jashtë e pritën me brritma gëzimi dhe lumturie që nuk kishte vdek.

Mbreti nisi prap dasmën për së dyti. Prap një javë , si dasma e par. Pas dasmës së dytë, tek dhoma e vajzës hyri dhëndërr djali i vogël që bëri dashuri me vajzën e mbretit gjithë natën. Vajzë e gjeti, siç e kish bërë e jëma, dhe vet u çudit.

Në mëngjes doli me nusen përdore nga dhoma, ku e priste njeriu hije me mbretin e mbretëreshën. Mbreti prap nisi dasmën e tretë, që edhe ajo zgjati një javë.

Kaluan dy tre muaj, dhe të dy dhëndurrët e mbretit , shkuan e i thanë:

- Mbret i nderur dhe vjehërri inë. Ne do kthehemi në shtëpitë tona. Na presin ata që kemi lënë pas.

- Mirë- u gjegj mbreti,-dhe thirri shërbetorët të bënin gatë dyzetë mushka të ngarkuara me flori për t’ja vënë vajzës nga pas, për të shkuar jetën si bilë mbreti.

- Jo-i tha njeriu hije. Nuk duam flori, duam që mushkat të ngarkohen me pleh të mir, flori kemi vet.

Mbreti i çuditur bëri si i kërkoi njeri hije, ngarkoi dyzetë mushka me pleh dhie dhe u dha edhe tre kual të bardhë si bora ku hipi vajza e tij, dhe dy dhëndurrët. U ndanë me duar në qafë dhe lotë në si. Morën dhromin. Nga e nga dhe nata i zuri tek hani. Shkarkuan mushkat nga barra, sistemuan thesët, rregulluan kuajt , dhe morën të tre një dhomë për të kaluar natën.

Nusja me djalin e vogël ranë për të fjetur, njeriu hije bënte roje.

Tek dera u çfaq koka e një divi, më i zi e më kokëmadh se ai i par. Frrap, njeriu hije ja preu dhe e futi brënda kurmin.

Pas pak erdhi divi i ditë. Dhe atij ja preu kokën dhe e futi brënda. Nuk mënoi dhe erdhi divi i tret. Edhe atij ja preu kokën. Divat ishin ringjallur.I mori të tre dhi i zdrigji në podrumin e mbushur me flori dhe xhevahire. Qimri kish mbaruar. Të tre divat i mbuloi me thasët me pleh që kish marrë nga mbreti. Të gjithë thasët me pleh i mbushi me flori e xhevahire, dhe i vuri tek vëndi ku ishin shkarkuar.

Diu dita. Djali i vogël me nusen panë të habitur që njeriu hije nuk ishte futur në rroba. E pietën pse nuk kish fjetur, por ai nuk u tregoi gjë.

Ngarkuan të dyzetë mushkat me thesët që tani kishin flori e margaritar, por që djali i vogël nuk dinte gjë, u hipën tre kualve të bardhë, dhe u nisën për dhromin e kthimit në shtëpi .

Kur arrotën tek vëndi i varrit ,që djali i vogël i kish paguar borxhin të vdekurit, njeriu hije i ndaloi të gjithë.

-Këtu do ndahemi miku im,- i tha ai djalit të vogël. Të gjithë pasurinë do t’a ndajmë mes përmes.

-Mirë mushkat, - i tha djali ndahen, por nusen si do t’a ndajmë?

- E di unë – i tha njeriu hije. Zdrigj nga kali, e urdhëroi ai nusen. Ajo zdrigji me sitë përdhe dhe e trembur ç’do të ndodhte me të.

- Kape nga njëra këmbë ,- urdhëroi njeriu hije djalin e vogël, dhe nga këmba tjetër e kapi vet.

Nusja u kthye kokëposhtë e këmbët lart në duart e dhëndurrëve.

-Tërhiqe fort , -urdhëroi njeriu hije djalin e vogël. Do ta ndajmë mes përmes, siç ndahet një dele e therur, dhe nxorri hanxharin.

Vajza e mbretit kokëposhtë, kur dëgjoi këto fjalë dhe pa hanxharin , ja dha një brritme sa mëreu dunjanë dhe shkleu golën vesh më vesh.

Në atë moment nga gola e saj dolën tre trupat e gjilpinjëve që njeriu hije u kish prerë kokat natën e parë të martesës dhe i kishin mbetur në bark.

Njeriu hije e drejtoi vajzën dhe nisi të tregonte se çfar kish ndodhur me ta. I tha djalit të vogël që dizetë mushkat ishin të ngarkuara me flori e xhevahire e jo me pleh, i tha se të gjitha ishin për të, se ai nuk kish nevojë për asgjë, i tha që nusja ishte e tij se ai nuk kish nevojë për nuse, dhe e mbylli:

-Këtu udhët tona ndahen Unë tani do iki në shtëpinë time. Ti të qoftë jeta e mbarë. Rrofshi dhe u trashëngofshi. Në se të merr malli për mua, eja dhe më tako në këtë vënd. Për vete nuk u tregoi se kush ish.

U ndanë me dorë në qafë. Djali baraz me darkë arriti në fshat tek nana dhe babai. Shkarkoi mushkat. Prezantoi nusen. Të nesërmen hapën dasmën e ture. Ftuan të gjithë fshatarët e fshatit. Në fund të dasmës u dhanë të gjithëve nga një lopatë flori, për të kaluar jetën mirë.

Ndërtuan sarajet e tyre në krye të tre muajve. Nusja u nis me barrë. Rronin të lumtur e të gëzuar me nanën e babanë që sa nuk çmendeshin nga lumturia, me të gjithë të afërmit, me të gjithë fshatin

Në muajin e gjashtë nga ndarja me njeriun hije, djali i vogël i thotë gruas së tij, bijës së mbretit:

- Më mori malli për mikun, do vete t’a takoj tek vëndi që më porositi, dhe pa pritur gjegje,

u nis tek vëndi ku ishte ndarë me të ,afër varrit.

Sapo u afrua atje, i doli para njeriu hije që e priti me plot gëzim e dashamirësi dhe e mori për dore . Hinë në një gravë të errët dhe të madhe , ku udha nuk dukej.

Andej zbritën në botën e përtejme...

Plot bukuri e mirësi. Brrodhën e brrodhën një ditë të tërë. Djali i vogël u lodh.

-Ulu këtu ti e çlodhu,- i tha njeriu hije, duke i treguar një stol, dhe mos lëviz këtejza pa ardhur unë.

- mirë , - i tha djali i vogël dhe u ul.

Para stolit ku ai rrinte, një gjol me ujë të ftohtë. Në të gati deri në grykë një djal i vogël dhjetë vjeçar. Jepte e merrte të dilte nga ai gjol i ftohët tërë baltë, por nuk ja dilte.

Pas gjolit me djalin brënda, një burrë i veshur me shajak e qylaf në kokë, me kapele sa një mal, me një dash bridredhur që peshonte të paktën dy kuintal në krah, lart e poshtë, lart e poshtë, i lodhur , i dërrmuar, i penduar, por që nuk mund të ulej dot të pushonte ato njëzet e katër orë që djali i vogël priste mikun tek stoli.

Pas burrit me dashin mbi supe, një tjetër njeri, i veshur spic, me kostum e kollaro, që edhe ai i binte vëndit lart e poshtë, pa u ulur fare. I shqetësuar, me vështrim të turbulluar, pa u përqëndruar askund, duke folë me vete, duke luar këmbë e duar.

Pas njëzet e katër orëve , djalit të vogël i vjen njeriu hije.

- U mërzite, ?- e pyeti djalin.

- Jo, - ja ktheu ai, por dua të të pyes. Ku jemi këtu?

- Në botën e përtejme jemi, atje ku vemi pasi vdesim,-ju përgjigj ai, pa i mbajtur më sekrete.

- Ky djali i vogël në pellgun me ujë deri në grikë, akull të ftohtë, pse nuk del dot e vuan kaq shumë?- e pyeti djali i vogël, njeriun hije.

- Ka qënë djali i vetëm i një familjeje tepër të dashur e të dhëmbshur. Vdiq i bogël, pa mbush dhjetë vjeç, -ja ktheu njeriu hije, dhe prindërit nuk rreshtin së qari për të.

Sa t’u shterrojnë e thahen lotët prindërve në atë botë, aq do vuaj e do jetë në pellgun e lotëve të ture djali, në këtë botë- shtoi ai.

_ e kuptova, -ja ktheu djali.

- Po ai burri me atë dashin në supe , që ka njëzet e katër orë që plasi, dhe nuk mund të ulet e e të pushojë gjëkund, kush është,?- pyeti djali.

- Ai është një njeri që në botën e sipërma ka patur si zanat vjedhjen e bagëtive, dhe Zoti e ka ndëshkuar në këtë botë, të mbajë mbi supe atë dash të madh , dhe të mos gjejë prehje kurrë, si ndëshim për vjedhjet që ka bërë.

- Po ai njeriu pas tij, i veshur tër sqimë, që jep e merr me veten e tij, kush është?,-pyeti për herë të tretë djali i vogël.

- Ai është një njeri që ka qënë munafik , spiun, që nuk ka lënë njeri pa spiunuar, duke u sjellë njerëzve shumë fatkeqësi. Nga pesha e falit që i bren shpirtin është çmendur dhe Zoti e ka dënuar të vijë poshtë e lart kësaj bote dhe të mos gjejë rehat.

- I kuptove të tëra sa më the miku im, hije, kuptova se edhe ti je njeri i kësaj bote të përtejshme, kuptova se je njeriu që unë të pagova borxhin që kishe marrë dhe të lejuan të mbuloheshe me botë .

Të falnderoj për të gjitha sa bëre për mua . Babai me nanën time më kishin mësuar, bëje të mirën e hidhe në det, se para do e gjesh, në mos ti, brezat që do vinë nga gjaku e fara jote. Unë ashtu bëra, kur pagova ato treqind napolona flori që ti i kishe borxh, pa të njohur.

Milëra herë mi shpërbleve. Të falnderoj. Njeriu hije nuk e la më të vazhdonte. E mori prap për dore dhe e nxorri në këtë botë të sipërme.

Aty u ndanë të mallaur, plot respekt e përzëmërsi, për të mos u takuar më, sa djali i vogël të ishte gjallë.

Djali u kthye në shtëpi dhe të gjitha ja tregoi të shoqes së tij. Bashkë me të ruan shumë e shumë kohë, bënë e trashëguan plot dimbëdhjetë fëmilë , gjashtë djelm e gjashtë vashëza.

Rrojtën sa i martuan të dimbëdhjetë, pritën e rritën nipër r mbesa sa nuk numërohen...


31 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page