top of page

Përparimi tashmë duket disi i rilindur


Përparimi tashmë duket disi i rilindur


Koronavirusi vdekjeprurës Covid - 19 është i paparashikueshëm. Forma dhe simptoma të mistershme e shoqërojnë atë. Ai i sprovon të sëmurët dhe përjetimet e tyre në mënyra të ndryshme. Ndërsa drama njerëzore nis me simptomat e para në shtëpi, ajo zhvillohet pas dyerve hermetike të spitalit, ku mjekët mund t’i dallosh vetëm nga zëri që buçon përmes veshjes së çuditshme prej austronauti. Në këtë rast edhe koha e mbajtjes ën spitale varion. Shkaku nuk përcaktohet lehtë.

Prej më se dy javësh një nga miqtë aktivë të komunitetit shqiptar në Londër, Përparim Muça, i mirrënjohur për punën e tij të lavdëruar me kopshtet bujqësore në përdorim, ndodhet në një nga spitalet londineze nën përkujdesjen intensive të mjekëve britanikë. Thuajse komunikimi ynë i përditshëm, dhe vetëm për pak sekonda, e qas mikun tonë të mbuluar nga një maskë oksigjeni, qëndron në heshtje dhe lutet për shërimin e shpejtë të tij. Natyrshëm me mjaft telefonata dhe komunikime miqësore të tij, Përparimi e mposht ngadalë frikën që e mbërthen prej fyti, falë fjalëve inkurajuese që dëgjon çdo ditë nga mjekët.

Ndërsa lufton me sëmundjen, ai në atë sallë të spitalit vëzhgon disa që përballen me ankthin e të tjerë me ndjenja të papërshkrueshme. Ai ndjek fate dhe shumë prej të mbijetuarve të

COVID-19 në atë sallë mbesin nën presionin e stigmës. Por sot Përparimi ishte më mirë, ndryshe nga herët e tjera, ai na telefoni dhe në Facetime u pamë si gjithnjë për disa sekonda. Ai dukej natyrshëm më mirë.

Ndërsa më parë ka ndjekur nga mediat historitë e mbijetuarve dhe betejën e secilit prej tyre me COVID-19, tashmë ai me siguri ka shumë gjëra për të thënë, për të treguar ndoshta mjaft enigma të tjera, që lidhen me këtë virus vdekjeprurës. Përparimi tashmë duket disi i rilindur, natyrshëm një njeri me vullnet, forcë e pasion për jetën e familjen. Dita që do të dalë nga spitali, ndoshta do të jetë dita që ai do të flasë më shumë e do të tregojë më tepër. Ne i urojmë tashmë publikisht të shkuara dhe gjithashtu shërrim të shpejtë e të gjendet si më parë mes të dashurve të tij, familjes së tij të vogël e të madhe, mes të gjithë shokëve dhe miqve, mes nesh dhe gjithë komunitetit shqiptar.

136 views18 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page