top of page

Përparim Hysi: ÇARÇIKUA

5 hours ago
5 min read

Nga  Përparim  Hysi

 

 

             Sot jam nisur në dasëm dhe në krah kam Xha MYRTEN që është mjaltë e sheqer nga goja. I  moshuar (po  kur thotë dhe vet:-Jam moshatar me këtë dorakun ku  "fshtetem" una),por burrë shumë i mençëm që nuk i bie fjala për tokë.  Digjo, ti   "dhaskali i xhixhait",në dasëm po shkojmë,po dhe nga një"gjyle do vërvitim",se jemi  vetëm. Po shkoj në dasëm dhe veç dhëndërrit dhe nuses,e di ti"dhaskal" se kush gëzonet më shumë? Dhe pa pritur përgjigje nga unë, vazhdon: kalamanjtë.  ata do cicërojnë si harabelat në pyll. Ore,- m'u kthye prapë,- una nuk bëj muhabet pa bereqet,jo,or jo, por t'i vëmë kokë  muhabetit: kalamanjët gëzonen se do hanë bukë të ngrunjët sot.  Se u mbiu "ibreti" në barkut. u bënë kaps,për këtë trokëdheu që do na hajë një e nga një,nuk gavnjej una,se jam nga"mosha  e dorakut"una.  E di una,dhaskal, që  ti nuk e "njac" dot gjuhën si una, se ta presin me gërshërë, dhe una e kam ngrënë çahirin dhe pres "selametin".  Ndaloi për një çast dhe tha:- Mos kujto se e lëshoj kaq gjatë  gjuhën me gjithë dynjanë, por ty të jam bërë teslim dhe ndaj po e zbraz shpyrtin.  E dëgjoja me prudencë  Xha MYRTEN që vetëm me kaq fjalë,pohonte një realitet aq të dhimbshëm që gjithkush e shihte, por nuk fliste dot.

Mbrritëm në dasëm. U ula ngjitur me Xha  MYRTEN dhe,sakaq, ia thanë sazet. Shiko,-më tha Xha MYRTJA,- qy që bën dasmën, ka shkuar dhe ka marrë saze, tujte nga Berati, se andej dhe vet ka marrë nusen nga ajo anë. Me demek e "ka vrarë" lopa. Epo ne, në fshatin tënë, e kemi patur,si të shkruar mbi gur:" Kaun që e vret lopa,e therim". Ia dhashë të  qeshurit,me këto"gjyle" që vërvit xha MYRTJA.

                                                        *

- Qeshë mbrëmë për aheng dhe,kur ua thoshin këta, sazexhinjtë, sazeve,ranë përmbys me burra e me gra. Qe"thjatro" e shkuar "thjatros", Sazeve vu,por kënga nga vet ata të gjallin të vdekurit. Hë më të lumtë,o çun  që m'i ke gjetur, se u kërnaqëm! Të kishe qenë mbrëma,  do hidheshe përpjetë. Seç kishin një defxhi, që e hidhte vallen përmbi sofër. Apo nuk bënte ojna si ato" xhigijat" që çfarë të them. Pas ahengut,këmbëve për në shtëpi, kur dëgjoj Kasëmin e Zeqos,t'i thotë të vëllait, Brahimit.

- Braçe, nesër nuk do i marrim gratë  në dasëm, se  a i pe,ata"xhindët e Beratit", na luajtën gratë nga fiqiri. Tha Kasëmi, por ku do venë"qyqmanët" pa gratë. Në ardhësh me ty,se ajo"sterranikja" ime ka ikur në atë dynjanë tjetër.

Epo të rrojnë evlatët,o Xha MYRTE, e mbajta me gajret unë.

Filloi rakia me dolli dhe Xha MYRTJA, si më i vjetri ngriti një dolli dhe,pa i mbaruar shëndetet,tha:" Rrofsh,ju miqtë nga Berati se na kërnaqët shpyrtrat!  Merrjani njëherë  ashtu siç dini vet.

Ai ,me gërnetë, mori gotën e rakisë dhe pasi uroi të zotin e dasmës,vazhdoi me çiftin që martohesh dhe në fund,tha: " Për  të kënaqur këtë  xhaxhan, do marrim një valle të kënduar!*

XHa MYRTJA,epo valle të kënduar nga burrat,këtej nga anët tona,sikur nuk ka. Muana nuk ma ha buza atë kulaç.

Kur tak brofi një çun nga ata të sazeve,doil në mes dasmorëve që qenë rreth e rrotull.Priti avazin nga sazet dhe, sakaq përkuli pak trupin dhe zgjati dorën, sikur priste dikë.

Xha MYRTJA, i paduruar, më  tha:- Po ky,birbollani, pse e njacë dorën,kot si koti, se, sipas avazit, zor se do t'i dalë"ortak".  "Birbollani" ia tha me zë të lartë: " Do këndoj një këngë vaji dhe,sakaq dorën e varur, e mbërtheu një grua. E mbërtheu dhe tek,e hidhte vallen,priti "birbollanin" që vazhdoi"të më qani me"oi",kjo jo vetëm e hidhte vallen,po u bënte jehonë me,nota vaji,"oi,-oi ". U pataks mileti,- tha Xha  MYRTJA.Kjo që ia mban është ÇARÇIKUA,nusja e shtëpisë. Është nga ajo anë, ndaj doli në"mejdan", E sheh atë plakën e moshuar? Është Hatixheja,e vjehrra e ÇARÇIKOS,që ka ulur kokën nga turpi, se vete,mu në  mes gjithë dasmorëve dhe kapë dorën e atij"birbollanit" që nuk e ka as fis dhe farë.  Valttari:- Këtë këngë të ma mbajë,kush ka hunmbur dashuri!! Oi-oi me sytë me lot ÇARÇIKUA.  Epo vallet kanë dhe atë"yrnekun" e tyre,- më tha XHa  MYRTJA. Pa të shohim e bëjmë sehir,kur të mbarojë vallja. Dhe vërtet: vallja mbaroi dhe ÇARÇIKUA, sakaq,u pushtua me botin.  Aha, mori si ters kjo punë! Dhaskal,pushtohen këtej nga ne,nëse gruaja kërcen me vëllan a një kushëri të afërt,por jo kështu nuk mban ujë  pilafi,- u nxeh xha MYRTJA. Dhe vërtet,siç ndodhi më vonë, nuk po mbante"ujë pilafi"! Pas nja dy këngëve të tjera, prapë "birbollani". Tani këngë,po me dy zëra. Burri ia thoshte dhe gruaja ia mbante. Ia tha ky:-  U pupu ç'më bëre ,... po kush tjetër e dinte nga gratë veç ÇARÇIKOS? Sa ia tha "birbollani":-Upupu ç'më bëre...  Ajo."O moj kusurmadhe!" AI:"Perondat e rënda...Ajo:"Në zëmër m'i kalle". -  Aha,- tha xha MYRTJA,- po luan qeni i kallajxhiut. Më duket si "qemane e Nastradinit" që nga prapa ma ka avazin. ia thoshin apo nuk ia thoshin. Kurdisur zërat si me porosi dhe dasmorët u shqyen së qeshurit. Gratë shkulnin faqet,tek shihnin Hatixhenë që krrusesh sikur kish bërë turp. I shoqi i ÇARÇIKOS as që e bënte qefin qeder,se në një dasëm qe  sevdallisur me të,kur kryente shërbimin ushtarak andej nga Poliçani i Beratit.  Epo,- më tha xha MYRTJA,- e di si i themi ne kësaj:"Ha-ha,bëjnë krushqit! Ha-ha dhe nusja!  Po nusja duhet të jetë me terbijet,po mbahet në hudut  ÇARÇIKUA.?

                                                                

                                                                              *

  Po dilnin në një valle dyshe,dy dasmorë.Ja,shikoi,-tha xha   MYRTJA,- të kënaqet shpyrti.Pas tyre,një çift grash:" Opo ja,opaja,tarinana dhe vazhdonin".Ja, ky është lezet,- tha Xha MYRTJA, jo vjen nga "fshati i botës",si ky"birbollani" dhe ty nuk të qasin në fshat,më kërkonte dhe "qiqra", Tek prisnim të vinte nusja, ai, i gërnetës, e mori  fjalën prapë. Tha:- Ju falnderojmë dhe,ndërsa presim të vijë nusja,ky çuni ynë dhe ajo nusja juaj,që është nga ana jonë dhe i njeh këngët e vallet tona, do marrin një"valle të kënduar", Njerëzit duartrokitën, se edhe valltar i zoti,por dhe "shakator".  Bukurinë ia jepte dhe ÇARÇIKUA që nuk e hante thatë,qoftë nga vallja dhe qoftë për"ojna".

Doli"birbollani", u përkul dhe zgjati dorën.

- Kush troket në portët-o?

Ajo:- Një fiçorr i vogël-o

-Pa e pyesni,se çfarë do?

- Kërkon dorën e zonjës-o.

-Sa bën dora e zonjës-o?

- Gjysma e napolonit-o...

Dhe prapë u pushtuan.

Prapë duartrokitje dhe,sakaq,mbriti nusja. Tani hareja arriti kulmin. Valle e këngë dhe,më së fundi, secili u kthye në shtëpinë e vet.

                                                         *

Të neërmen qe ditë e hënë dhe mu tek gardhi i shkollës,mbledhur brigada për të shkuar në punë dhe njëra nga gratëë e plasi "bombën".

-  Moj gra a e dini seç ka ndodhur? ÇARÇIKUA,nuse e Hatixhes, ka ikur fshehur me atë botin!!!  Me demek, në valle,i ka dhënë isharet ai boti. Pupu!- bën të tjerat. E dëgjova dhe unë dhe thashë;- Ku je o XHA MYRTE,se "qemania e Nastradinit" e mori avazin që prisje.

 

* ka ndodhur aty mesviteve '80-të shekullit që iku.

** I jam përmbajtur  të folurës dialektike të XHa mYRTES.

*** ibret-është fjala për misrin ibrid me të cilën ushqeheshih në fshat,sado që prodhonin grurë më  shumë se sa misër.

                                                     Tiranë,4 tetor 2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page