top of page

Përparim  Hysi: LIbri "Visare të Skraparit" nga VIKTOR BAKILLARI

  • Dec 24, 2024
  • 3 min read

Updated: Jan 6, 2025



SOJLIU nga SKRAPARI




        (ese)


Nga Përparim  Hysi


Oswald Chambers thotë për librat;-Librat janë kloroform i bekuar i mendjes.Dhe ka shumë të drejtë.Sado jam i moshuar,por nuk ka ditë që mos lexoj.Sot këtë ese ia kushtoj një autori (nuk di sa e gjërë është gjeografia e njohjes për të,por mua më ka çuditur,me atë ngulmim aq skrupuloz që,dhe, po ta kishte detyrë shtëpie, nuk do kishte aq fuqi sa ta nxirrte në dritë dhe t'ua dhuronte lexuesëve me aq lehtësi,sa,po të vjedh  një varg nga NOLI,do thosha:" Dhe na i dhuroi me aq lehtësi"sa zë burri veshnë e tij".)  Një punë e madhe hulumtuese në shumë fusha: në histori e gjeografi; në arkeologji; në tradita e zakone; në folklorin;në faunën dhe florën e krahinas;në statistikë;në demografinë dhe... jam i pazoti t'i numëroj të tëra. Dhe nëse shihni metaforën time për të:"SOJLIU",nuk e kam futur në thonjëza,se,me të vërtetë është SOJLI.Këtë titull honorofik ai e meriton plotësisht. Qysh në kohën e tij,EPIKURI ka thënë:"Nuk është natyra ajo që i ndanë sojlitë nga sojësëzit,por veprat e secilit."


                                                     *


Libri"Visare të Skraparit" të VIKTOR  BAKILLARIT është një libër"tavoline" me rreth 700-faqe. Në gjykimin tim,kjo punë kaq voluminoze e tij,tregon që,së pari.VIKTOR BAKILLARI,në burimin e dijes pi ujë dhe nuk bën gargarë si shumë prej tyre,që dijet i fitojnë si"dy hunj e një purtekë",por çudia e këtij kaq punëtori në kërkim të"visareve" është në vullnetin prej titani të tij,Kjo punë titanike e tij vihet re në referencat e shkrimet; në literaturën që ka shfletuar;në autorë të gjallë,por dhe nga ata që kanë lënë qoftë dhe një postulatë që do t'i vlente për librin e tij.


Tek i shfletoj faqet e këtij libri me kaq vlera për SKRAPARIN,veçanërisht,por dhe për KOMBIN,se ky libër,po nuk u pa me syrin e njerkës,siç ndodh rëndom nga"sojsëzët",ka vendin e merituar në FONDIN E TRADITAVE dhe HISTORISË në BIBLIOTEKËN KOMBËTARE,


Libri fillon nga"njeriu i parë" tek "çifti i parë" dhe,mandej:statistikë,popullsia dhe ndarja administrative;objektet e kultit:Monumente  të natyrës;në fushën e Mitilogjisë:fjalë e frazeologji të botës bimore në krahina të ndryshme të Skraparit;shprehje e tinguj nga fauna e Skraparit;fjalë të urta;përralla:gjë e gjëza(këto të ndara,si:në pjesët e trupit,puna dhe mjetet e punës;banesa,ushqimet,pijet,veshjet. Për mjetet kulturore dhe artistike;mjete të komunikimit e ndërlidhjes;mjete dhe për armët e luftës;për pemët e bimët;për kafshët e shpendët,për insektet,për fenomenet e natyrës;gjë egjëza problemore.


Një kapitull më vete: mallkimet,vajet,urimet,fjalë dhe shprehje.


Kapitull tjetër janë këngët e baladat, të ndara:Këngë kurbeti;këngë elegjiake:këngë për dëshmorët;këngë djepi;këngë dashurie dhe këngë të tjera lirike.Këngë dasmash.



Një kapitull me vlerë,zë EPIKA HISTORIKE dhe,së fundi,këngët e Pasçlirimit dhe deri në ditët tona.


Dinjiteti i këtij SOJLIU qëndron në modestiinë dhe moskapërdisjes e  made in sojsëzëve:Për çdo referencë, evidenton autorin apo autorët,të cilët,me prezencën e tyre,si fare pa kuptuar,gati bëhen"bashkëautorë" të këtij libri me vlera të mëdha.


Natyrshëm,unë nuk kam asnjë grimë fuqie për të bërë"anamnezën" e gjithë kësaj pune me vlerë të VIKTOR BAKILLARIT,por në gjykimin tim ky libër ka vlera akademike dhe,së pari AKADEMIA të vlerësojë këtë punë titanike të tij. Dhe sa për SKRAPARIN që VIKTOR BAKILLARI e "ka lakuar në të gjitha rasat e GJUHËS SHQIPE" duhet ta shpallë"Qytetar nderi".


Me këtë libër,VIKTOR BAKILLARI apo SOLJIU  është jo vetëm një studjues,por dhe edukator.Ky deduksion imi nuk është origjinal,por e kam marrë nga RALF WALDO EMERSON.Ky thotë:"Njeriu që gjërat e rënda,i bënë të lehta,është edukator". A nuk ka vepruar kështu,VIKTOR BAKILLARI?

                       

                        Tiranë,26 dhjetorn 2024


__________________________________________________________________

THIRRJE   KRISHTIT  *

   (poezi)

Nga  Përparim  Hysi

 

Ka marrë si ters e gjithë kjo botë

Që kur nga jeta je larguar,SHENJTËRI!

Me ty do ishte gjithmonë e ngrohtë

Dhe jo e ftohtë se si është tani.

 

2024-vjet që je larguar,

Por tek njerëzit je gjithmonë pranë

Porositë tuaja,s'i kemi harruar

Të harrojnë veç ata që në shpirt kanë katran.

 

Bota ka marrë përpjekur dhe është prishur

Në botë,është ulur shesh padrejtësia

Kjo botë është prishur nga njerëz mendjekrisur

Dhe vuajnë nga babëzia.

 

I pandershmi ka zënë me shqelma NDERSHMËRINË!

I fuqishmi ka zënë prej fyti drejtësinë

Shtetari imponohet si sovran

Të tërë,këta lloj, në shpirt kanë katran.

 

Në vend të paqes,demonstrojnë forcë dhe luftë

Dhe hiqen si"orakuj" apo si"shpirtbutë".SHENJNTËRI!

Të lutem merr kamzhilkun dhe  "zbutua" kurrizin,

Se ndryshe e mori ferra NJERËZIMIN.

* uroj KRISHTLINDJE të gëzuara.

                        Tiranë,24 dhjetor 2024

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page