Përparim Hysi: STERIL
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 20 hours ago
- 4 min read

"Ta gjesh, nga nuk e pandeh"
Popullore
(tregim)
Nga Përparim Hysi
Lulash Marku,polic në komisiaratin e qytetit, atë natë po dorëzonte shërbimin aty nga ora 22.00 . Kishte 10-vjet me këtë detyrë dhe shquhej si një punonjës policie i ndershëm dhe i disiplinuar. Ishte i kënaqur nga puna e tij dhe ca më shumë nga familja e tij. Familja e tij,qe bashkëshortja,Rexhina dhe vajza 10 -vjeçe,Sonila. Rexhinën e kish marrë me dashuri dhe,sado që kishin 12-vjet bashkë,linin kokën për njëri-tjetrin. Sonila lindi dy-vjet pas martese dhe qe një gëzim i shtuar në familje.
Sado të vonohej me shërbim,Lulashi, asnjëherë nuk kish ndodhur që Rexhina të mos priste tërë merak aty,prapa derës . E njihte vështirësinë e shërbimit që,shpesh,edhe mund t'i rrezikohej dhe jeta,por besimtare katolike siç qe, binte në gjunjë para një ikone të SHËN MARISË e lutej që ta ruante Lulashin e saj,sa për të dhe ca më shumë për SONILËN që,sa herë i vinte baba vet në shtëpi,fluturim dhe i hidhej në qafë.Dhe LULASHI çlodhej dhe mbushej gas nga kjo dashuri prindërore e familjare njëherësh.
*
Tash është ora 22.00 dhe ia shkelë gazin ca si tepër se korsia është e lirë dhe ai mezi pret të mbrrijë në shtëpi,se e di mirë që pret jo vetëm REXHINA,por dhe SONILA,se sot është NATA e Vitit të Ri. Lulashi e ka ble gjelin e detit në Baldushk,venën e ka marrë në Kallmet (andej ka të njohur të vjetër të tij) dhe mend po këndon nën zë,mesvedi,kur thonë në Veri. Me mend i bëhert REXHINA tek ka shtruar tavolinën dhe SONILA që,ndërsa pret sy e vesh babën e vet,ka dhe një arsye më tepër:e di se baba do vijë me një peshqesh,enkas për të. Kaloi ora dhe LULASHI po vonohet.Rexhina është mësuar me të tiila vonesa,por Sonilës,çdo borie makine i duket si baba i vet. Kur trokiti dera dhe u rrëfye LULASHI,SONILA si zakonisht iu hodh në qafë dhe sa për Rexhinën kjo e mposhti intimitetin e puthjes me një përskuqje gëzimi. Lulashi hoqi kapotën e shërbimit dhe i bëri zë Sonilës që ta ndiqte pas. Ajo as që i zbriti nga qafa dhe hapi derën e pasme,ku,po nga qafa,zgjati duarët dhe rrëmbeu një"arush polar" krejt të bardhë. Tek u ulën rreth tavolinës,LULASHI tregoi:
-A e di ç'më ka gjetë? Rexhina u prehë në fytyrë. Jo,jo,-e qetësoi Lulashi,- tek po vija (është mesanatë) me dritat e makinës shoh një grua të vetmuar.Në kambë. E vetme.Kund... kambë njeriu. Zbres dhe i baj za:- Zonjë ku je tuj shkue? Nuk flet.Afrohem.Mbulue me shami dhe ban me dorë. Mos u shqetëso,- i them, se drejt e në maternitet të çoj unë.Hapa derën e pasme,e ul mirë e mirë;sigurova dyerët e fill e atje. Rexhina sa dëgjoj këtë,iu hodh në qafë dhe e puthi.Por kam thënë;LULASHI im është i ëmbël si syltjashi.Të bekoftë ZOTI se ke shpëtuar dy frymë.Dhe ajo fatzezë nuk dihet si e ka patur hallin.
-Kur e futa në Maternitet dhe e mori mamia roje,u mbusha me frymë,se aq me tension qeshë. Shërbimi i pranimit,mori adresën e LULASHIT dhe pacienten drejt e në pavionin e lindjes. Pas mbrëmjes REXHINA e LULASHI bën dashuri bash si natën e parë të martesës.
*
Aty nga data 4 janar Lulash Markun e thërresin në Drejtori. Shkon dhe,sa u fut në zyrë,drejtori që e njihte mirë,e "sulmoI" me shpoti:" Ore LULLASH MARKU,- i tha,- e bëre beli që je malësor kokëshkam, si ore nuk na ke thanë që je bërë me çupë dhe të ra hunda se prisje për djalë.Na e shpuan telefonin ata të maternitetit;-Të vijë të marrë gruan e vetë me gjithë çupë!!!
-Drejtor,-foli mbyturas,LULASH MARKU,- lëri shakatë e randa me mue. Gruan e kam në shtëpi dhe çupën e kam 10-vjeçe.Për fat të keq,imeshoqe nuk lind ma dhe me kaq bollmirë jena.
Drejtori u lidh me Maternitetin dhe i thanë:-Veç këtë adresë ka lënë e shtruemja Dhe punonjësi juaj duhet të vijë urgjent. Dhe,ndërsa i afrohej maternitetit,tha:- Më duket se kam ble dertin me pare. U paraqit atje dhe Mamia-roje e futi tek drejtori. U prezantua dhe drejtori, mjek me profesion,i tha:-Pacientja ngul këmbë që fëmijën e ka me ty dhe vetëm një gjë të shpëton nga akuza:-Të bësh analizën!
-Menjëherë,-pranoi Lulashi dhe bashkë me drejtorin,hyn në Laborator. Ia muarrën campionin e gjakut dhe pas një jave do marrësh përgjigje. Iku i çtensionuar dhe ,pasi sqaroi drejtorin,frymën tek REXHINA për t'i treguar dertin e randë.
_Hajd,mos u mërzit,se tash të dua dhe më tepër dhe e puthi përmallshëm. E,ja tek mbrrit java dhe pa patur nevojë për shoqërues,trokiti tek drejtori, Ky,sa e pa,ia dha të qeshurit.Je krejt i pafajshëm dhe ajo"shtiranikja" të ka akuzue kot. Ti je"steril" dhe nuk mund të kesh fëmijë!!!
LULASH MARKUIT aq iu trumbullua gjaku,sa dukej e gjithë godina po i binte mbi krye, Ai më thotë:-Je steril!Po Sonila a ashtë çupa jeme?
Me një frymë sosi në shtëpi dhe bërtiti:- Rexhinë,a vjen një fije? Jo vetëm erdhi,por u zgjat ta puthte,por LULAShi nuk asht LULASH "SULTJASHI",por LULASH"TELASHI". Ashtu i grefosur e pyet:- A asht Sonila jemja?!!!
*
Lulash,- i foli Rexhina,- diskrete dhe e trembur,njëherësh.Ne u martuam me dashuri dhe i premtuam njëri-tjetrit se do jemi të lidhur deri në vdekje. Kaloi një vit dhe po afrohej i dyti dhe unë s'po bija shtatzënë. Shkova tek një gjinekologe dhe,pasi më vizitoi,bëra dhe analizat.Më tha faji është tek ytshoq! Ai është"steril". Sa keq e kam ndje vedin atë ditë.Jo.Më mirë vdisja se të tregoja të vërtetën.E ti ngulmoje:e dua një fëmijë. Atëherë e vendosa. Shkova në fshat,në verë.Atje e njihja ,HILËN,moshtar me mue.Ky asht dhe shurdh dhe memec. Me shkruejt nuk di dhe i shëndosh,djalë në vakt. Me atë verë u "mpleksa" me e "prish veten" dhe për mos të të çnderue ty. Desh Zoti e rashë shtatzënë e doli në dritë Sonila që asht sikur m'i ka prerë kryet mue.Zoti,kur ka le Sonila, ia ka vnue tri"fije" të arta mbi flokë siç i kam dhe unë. Hila,ZOTI e ndjeftë,ka ndërrue jetë.Sonila asht çupa jote,siç jam dhe unë gruaja jote që e fal jetën për ty këtë çast.
E Lulash Marku tek po bënte gjyq me veten,dëgjon zërin e SONILËS:"Babi,erdha unë! Dhe pa i lënë kohë të thoshte një fjalë,iu hodh në qafë. Dhe,pas Sonilës,duart e ngrohta të Rexhinës që"prishi veten" për të ruajtur familjen.Shtëpia buçiste jetë!
* çdo emër është vetëm sajim dhe nuk ka të bëj me persona realë.Përkimi është veç rastësi.
Tiranë,29 maj 2025
Comments