top of page

Përparim  Hysi: Romani "Qyteti i NATËS së KRISHTLINDJES" i FLAMUR ÇEPELES



 

"Procopi" nga Cezarea shkruan roman

   Romani "Qyteti i NATËS së KRISHTLINDJES" i FLAMUR ÇEPELES

                          (ese)

 

Nga Përparim  Hysi

 

  Sapo u "çlirova" nga një "gërç akut" dhe,megjithatë nuk rri dot pa lexuar. Por  pse mos ta them:"Sëmuret" compjuteri,sëmurem dhe unë. Compjuteri është si altari ku "falem" sa herë që dua,se leximi është si karburant që më ngop shpirtin. Dhe çdo lexoni më poshtë, janë mendimet e mia për romanin e porsabotuar të FLAMUR ÇEPELES. Nuk është herë e parë që shkruaj për FLAMURIN dhe këtë radhë e kam quajtur si"PROCOPI nga Cezarea". Procopi ka jetuar në shekullin e VI-të,por pse më duket FLAMURI si ai. Se Procopi ka thënë:" Unë e di që vendlindja ime është e vogël,por unë  nuk iki,që mos  të bëhet më i vogël." Kështu ndodh dhe me FLAMUR ÇEPELEN,ai jo vetëm nuk luan nga ROSKOVECI,por"nuk ikën që mos bëhet më i vogël". Veç kësaj ADN-je të fortë,FLAMUR ÇEPELE,është shkrimtar,poet dhe eseist. Në këtë kohë (pothuaj brenda dy vjetëve) ai boton dy romane:së pari"Buka e baltës" dhe tani"Qyteti i NATËS së KRISHTLINDJES".

    Kur e shoh këtë roman për një kohë(kaq të shkurtër,pas "Buka e baltës),atëherë them që kam të drejtë të them për FLAMUR ÇEPELEN atë që ka thënë LEO BASGALIA:"Talenti është dhurata që ka bërë ZOTI për ty. Se ç'bën me këtë,është dhurata jote për ZOTIN". Tek arsyetoj më tej,them:ia vlen! Ia ka kthyer"dhuratën"ZOTIT duke krijuar një qytet të tërë:të "Pagëzuar":NATËN e KRISHTLINDJES.Dhe duke e shteruar edhe më pyetjen pak si retorike që a ka të drejtën FLAMUR ÇEPELE që "të krijojë një qytet të tërë dhe,pikërisht,NATËN E KRISHTLINDJES? Më ndihmon një thënie e POETIT ANGLEZ,WILLIAM BOPFER,që ka thënë:" ZOTI krijoi fshatin,njeriu qytetin".

                                                                  *

  Flamur ÇEPELE jo vetëm e "krjon" qytetin,po përmjet penës së tij, na hapën  portat për të hyrë në këtë qytet   dhe fare thjesht,jo vetëm na njeh me shumë prej banorëve,por gati-gati na bënë edhe ne,lexuesit, banorë apo bashkëqytetas. Jeta aty fillon nga "drita e kandilit" dhe,pak nga pak,sos deri në elektrifikimin apo deri në ditët e sotme. E varfër jeta e banorëve,por,sado të varfër,aludohet për jetë,për ditë më të mira. Duhet të lexosh nëpër rreshta që të dalësh me një mendim apo të zbulosh se për çfarë do të zbulojë autori. "... këtu ka pak nga të gjitha:pak pleq,shumë të rinj   ... ditë e dielë pushim...Pasanikë nuk ka më,se i shoi  "AI".  ose:"Ne jemi sylesh,sylesh,sylesh".Kështu bërtet një pijanec,por nën këtë britmë fshihet një botë e tërë.Gëte në kohën e tij thotë:"Populli mbetet axhami".Thimo pijaneci as nuk di ç'ka thënë GËTE,por ai sikur bën "anamnezën" e shpirtit dhe,pas kësaj thënie,qan. Ata lot sikur fshehin atë dramën aq vrasëse:"Hiqni dorë nga lufta e klasave".Peshkopi kënaqet se" ka besim në verbërinë e po.pullit." Por dalngadalë qyteti rritet:ja tek ngrihet ferma(dihet që ferma është një hap më mirë se kooperativa) dhe,veç fermës dhe SMT dhe,pak nga pak,flaken kandilat dhe vjen radio dhe më tej televizori. Por dhe banorët dhe po shkollohen dhe nga shkollimi vjen dhe qytetërimi.Natyrshëm,ky zhvillim zgjat me vite dhe ti që je duke lexuar romanin nuk ke se si mos vësh re ndryshimin. Sa për vete,e njoh mirë këtë qytezë që u bë qytet dhe,përtej persoazheve që has në roman,takoj disa të njohur.Sado që autori thotë që përkimi me personazhet e tij është krejt e rastit,unë po them: Me Doktor KOSOVRASTIN që vinte nga TIRANA aty si me"porosi"(se ishte nga të internuarët) kam pirë disa herë kafe dhe më erdhi keq kur e burgosën. Edhe DREJTORIN  e FERMËS,.mjek veteriner,para së gjithash një njeri me vlera, e kam njohur dhe siç thotë autori,ai njihte letërsinë po aq sa profesionin. Atë  mësues Veronin e kam njohur mirë dhe më vjen mirë që një rrugë në qytet ka emrin e tij.Kam njohur dy kryetarët e Lokalitetit(jo atë me dy rripa mbi kurriz),por ata dy të fundit që kanë qenë mësues si unë. E njoh atë TOMIN që bëri të buçiste Pallati  i KULTURËS dhe,për mos harruar,njoh atë FLORIAN Korrespodentin që pak nga pak,përmjet shkrimve,u bë poet,shkrimtar,publicist dhe,po të ishte gjallë ANTON CHEHOVI do ta shpallte "asesor kolegjial" drejt e në  Gjendjen  Civile të qytetit, Nuk ka lindje,nuk ka gëzime apo hidhërim që ky;FLORIANI(alias  FLAMUR ÇEPELE) mos e bëj subjekt të shkrimeve të tij. Pra,në roman ka një realitet të dhënë në mënyrë artistike. Nga kjo anë,më kujtohet që NIÇE ka thënë:"Kemi artin që të na shpëtojë nga realiteti".

Mesazhi që përcjell autori::Në këtë qytet kumbon jeta. Këtë e shihni përmjet Marselës që rritet përmjet vuajtjesh dhe përfundon kryetare pushteti. Apo sa bubullon jeta përmjet KRISTIT dhe KRISTOFORIT(a nuk bëjmë  dhe ndonjë fëmijë tjetër?). Autori e nis,tregon dhe e mbaron me britmën optimiste;-Fund pa fund! Me siguri,është duke bluar në"mokrra" ndonjë subjekt. Epo krijimtari të bardhë,FLAMUR ÇEPELE!

                                               Tiranë,9 maj 2025

1 Comment


Guest
May 09

Faleminderit Perparim , per kete analize te romanit te zotit Cepele . Kultura e sotme dhe ajo e arthme , kane nevoje , per romane te vertete , me sa me pak fantazi . Edhe brenda fantazise te mundeshme lexusi te gjeje personashtet reale . Faleminderit . I. Foto

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page