top of page

Fahri Dahri:  NE E DIMË KUSH JEMI!         


                                

I.Fiset epirote- Dëshmi e vazhdimësisë Pellazgjike.

Janë shumë autorë, studiues, historianë, me apo pa tituj shkencor edhe akademikë,  të etnisë tonë dhe të huaj, që prej shumë kohësh hedhin teori të ndryshme mbi vazhdimësinë ose jo pellazgjike të Dardanëve, Arbëroreve dhe Epirotëve. Të etur për të "zbuluar" pasardhёsit, fletojnë  dhe ç'fletojnë në "lendinat" historike të sajuara prej greko-romakëve, të cilët me mjeshteri kanë përpunuar gjithçka për të fshehur, harruar dhe mbuluar të vërtetat historike mbi pellazgjinë. Egërsia e tyre, vitet e fundit, ka arritur deri tek deklarimet e mos pranimit të ekzistencës të ndonjë popullsie pellazgjike. Të fshehtat e Lashtësisë, të Mesjetës, pse jo dhe të "Modernes", pa dyshim paraqesin vështirësi të ndryshme për t’u kthjelluar!  Nuk di sa ndihmon idea duke  përdorur veprimet që kryhen duke përdorur matematikn,  por do më pëlqente që të arrijë të na shërbejë edhe si mënyrë në zbulimet e të fshehtave të mbuluara nga faktorët natyrorë dhe ata shoqërorë. Shpesh degjojmë, lexojmë, kemi mësuar në shkollë të shprehurit edhe në përqindje të shifrave të ndryshme për të zbuluar shifrën e fshehur. E konkretizoj: “Në një vit shkollor janë rregjistruar 444 nxënës, ose 15% më shumë se viti i shkuar shkollor. Këtu na fshihet shifra e numrit të nxënësave të vitit të kaluar, por ne na duhet ta zbulojmë. Nëse nuk ke dije dhe përvojë, e vështirë është gjetja, kurse me dije, me përvojë apo dhe me intuitë shifra e fshehur zbulohet. Me veprime matematike, në rastin konkret rezultojnë  2960 nxënës!! Ja pra, sa i thjeshtë është gjetja e kësaj të fshehte!. Zbulimi arrihet duke bërë disa veprime që kërkojnë vëmendje, arësyetim, dije (të fituara në shkolle, të mësuara nga të të diturit, nga përkushtimi etj,) dhe arrijmë që shifra "e padukshme", të bëhet e "dukshme". 

Të mos nënvlerësojmë edhe "shtatshen e njeriut", ku nga këto "shtatëshe" është njeriu "mbartës paarandjenësor", ose ndryshe (intuitor), që mundëson zbulimin e të vërtetat me anë të konceptimit, depërtimit në thellësi historike, me përfytyrimin e saj. Kështu mendoj se duhet të thellohemi në zbulimin e të fshehtave historike, sepse çdo e fshehtë e ka një strehë pushuese. Ç'farëdo fshehje, nënkupton dhe ekzistencën e asaj që diku fshihet (vlonet). Kjo dhunti depërtuse është "privilegj" i studjuesve të dijshëm, të përkushtuar dhe, "që u pjell mendja". Ne, shqiptarët, jemi pasardhës të pellazgjisë, ka argumente të shumta vërtetuese, qoftë nga studjuesit tanë dhe nga më të shumtët e huaj, mbi të gjitha kemi disa realitete trasheguese që janë tonat:                                                           

a) trojet-gjeografia - që nga lashtësia;                 

b) gjuha - e veçantë dhe më e vjetra;                  

c) zakonet, antropologjia, ADN-ja, edhe historia, pavarësisht nga prerjet e thella me gërsherat perandorake të përdorura gjatë dymijë vjeçarëve të erës së re. Kuptohet, dyndjet e shumta të popujve të tjerë kanë peshën e tyre në ADN, por parësore mbeten rezistenca ndër male dhe ruajtja e rreptë e rregullit jo martesor me të huajt.  Rregulla strike të ruajtura nga etnia jonë ndër shekuj. Nuk do ndalem në prejardhjen tonë pellazgjike, mbasi këtë problem, personalisht dhe pa mëdyshje (ndryshe nga disa studjues, historianë dhe akademikë shqiptarë) e quaj të mbyllur, të përfunduar në favor të rrënjëve tona që gjënden në pellazgji.  Në këtë trajtesë do theksoj një të vërtete të veçantë e cila, në gjykimin tim, konkludon në saktësimin llogjik të disa qendrimeve ndaj degëzimeve gjuhësore, shkëputjeve të grupe njerëzve nga trungu pellazgjik, duke lindur gupime të reja njerëzish, ose fillimisht popuj të vegjël; në kalimin e qendrimeve të deri tanishme nga hipotezat në realen e këtyre zhvillimeve, sigurisht në periudha të gjata kohore (disa shekullore).                                                     

a) Personalisht, me bindje të arritur si efekt i hulumtimeve të shumta dhe në aftësinë e gjykimit, përdorimin e metodave deduktive dhe induktive në analizat e ngjarjeve, si dhe në aftësinë e dallimit të të vërtetave nga fallsifimet, mashtrimet, konkludimet e gabuara, në të shumtën e rasteve të qëllimshme kundër historisë së vërtetë, me qendrimin e paanësise ndaj çdo ngjarjeje historike është mundësia për të gjetur realen, të vërtetat.  Fiset epirote (kaonët, thesprotët dhe mollosët), janë gjendur në hapësirat e tyre territoriale shumë mijëra vjeçarë para se ai territor të "pagëzohej" Epir. Historia e lashtësisë, i ka quajtur ato fise, fise të mirëfilltë "fise pellazge". Një e vërtetë e padebatueshme, të cilën e gjejmë të deklaruar prej të gjithë historianëve të lashtësisë, deri edhe Straboni, jetoi në vitet e ndërrimit të erërave historike. Dimë që Ilirët janë shfaqur të konsoliduar rreth shekullit të IV para Krishtit dhe vazhduan të tillë deri nga gjysma e dytë të e shekullit VI dhe fillimi i shekullit VII pas Krishtit. Po ashtu dihet se Iliria shtrihej në veri nga lumi Narona (Neretva)- Kroaci deri në lumin e Vjosës- Shqipëri. Ndërsa tre fiset më jugore, shtriheshin nga jugu i lumit të Vjosës deri në Gjirin e Ambrakisë. Këto tre fise, bashkë me 14 nën fiset e tyre, vazhdonin të quheshin "fise pellazge" dhe jo fise ilire. Straboni kur shkeli në trojet e Thesprotisë, deklaroi se në atë vend u ndesh me fise pellazge. Kuptohet se në Epir vazhdonte të njihej ajo popullsi si fis pellazg dhe jo fis Ilirë (kujtojmë territori i tre fiseve, para luftës së Trojës, para se të quhej Epir, identifikohej me emrin Thesproti).  Mbretëresha e ilirëve Teuta, në vitin 230 para Krishtit filloi luftën kundër Republikës së  Epirit dhe fitoi. Nga ai vit Republika e Epirit hyri nën pushtetin e mbretërisë Ilire. E theksoj këtë fakt, jo në kuptimin mohues të pasardhjes ilire, por si një fakt që tregon se duhet pranuar realiteti i ndërrimit të emërtimit tek popujt në bazë të kushteve që krijohen gjatë disa shekujve. Pra, banorët e tre fiseve epirote, të cilët edhe në fillimet e shekullit të parë pas Krishtit vazhonin të thirreshin fise pellazge, besoj se duhet të shërbejnë në vërtetësinë se Ilirët, ishin pellazgë dhe në një kohë u emërtuan Ilirë. Më vonë, erdhi koha që edhe fiset epirote të emërtohen fise Ilire. Kjo ecuri   etnisë sonë: nga Pellazgë në Ilirë, më pas dardanë, arbërorë, epirotë, është fakt që vërteton pasardhësinë e tyre pellazgjike.       

b) Gjithashtu linja e rrjedhjes historike dhe e zhvillimit të racës njerëzore, duhet të na vlejë për të kuptuar se nga poppulli pellazg janë krijuar edhe popuj të tjerë, por me emërtime të rinj, si thrakët, maqedonasit, dakët, apo popuj të tjerë që janë bërë të ditur nga historia.                                     c) Këto të vërteta dhe shumë të tjera të njohura nga historianë, gjeografë, arkeologë, përfshirë edhe albanologë, në gjykimin tim, do të na çlirojnë një herë e mirë nga fallsifimet e historiografëve të vjetër dhe të rinj, qoftë keqdashësit e qëllimshëm apo pa intuitë në të kuptuarit dhe zbuluarit e asaj që është fshehur, fshirë prej civilizimit mesjetar e modern.

 Fahri Dahri. Bergamo, më 27/10/2020.-

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page