Mentor Serjani: Legjenda e Gërthënjës dhe Shën Marinës
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 4 hours ago
- 5 min read

Nga Mentor Serjani
NË VËND TË PROLOGUT
Fshati Sasaj, i vendosur ndër bregore të gjelbërta dhe gryka të thella, ruan në kujtesën e brezave një thesar të gjallë të mitologjisë dhe toponomastikës shqiptare. Malet, përrenjtë, burimet dhe arat nuk janë thjesht gjeografi – ato janë palca e një qytetërimi të lashtë, ku kufiri mes reales dhe mitikes është i tejdukshëm si mjegulla mbi tokë në agim.Në këtë vend, legjenda nuk është trill, por mënyra më e lashtë e shpjegimit të së shenjtës, e transmetuar brez pas brezi përmes rrëfimeve, këngëve, dhe toponimeve që mbajnë kujtesën e mitit më gjatë se kujtesa e historisë.Legjenda e Shën Marinës dhe Gërthënjës është një dëshmi e rrallë e ndërthurjes së besimit kristian me mitologjinë ilire dhe strukturën shamanike të mendësisë popullore. Në këtë legjendë ruhen simbolet e natyrës së gjallë: uji që mbron dhe shëron, mali që rri roje, zjarri që ndëshkon, toka që kujton me gjakun e vet.Në këtë rrëfim, vendi nuk është thjesht skenë: ai është protagonist, bashkë me njeriun dhe hyjninë. Ky është Olimpi i vogël i Làvanit, ku çdo guralec ka emër dhe çdo emër mban një shpirt të përjetshëm.
LEGJENDA:
Eskili thoshte: “Një histori e plotë, e treguar në një kohë të shkurtër.” Kështu nis edhe miti ynë — i vendosur në faqen perëndimore të Làvanit, aty ku përroi i Rraptheve dhe ai i Shën Marinave rrethojnë tokën që quhet Ara e Shën Marinës.Kjo tokë e bekuar e mori emrin nga Marina, një grua e thjeshtë, e mbetur jetime që në fëmijëri. Ajo jetonte me punën e duarve, duke kultivuar tokën dhe rritur bagëtitë. Por s’mund të kalonte pa u vënë re nga forcat e errëta. Magjistarë dhe demonë u përpoqën ta rrënonin, ta shkatërronin, ta nxirrnin nga hiri i shenjtërisë. E megjithatë, Marina qëndroi. Ajo mbrohej nga perënditë, nimfat e pyjeve, Harpitë — ndëshkueset e qiellit, të cilat u gjenden pranë në çastet më të vështira.Pleqtë e moçëm thonë se në çastin e fundit, para se të jepte frymën, Marina thirri në ndihmë hyjnitë dhe shenjtorët: Shën Nikollën, mbrojtësin e të varfërve, të njohur ndër ne si Babagjyshi i mirë. Ai thirri në ndihmë Bindusin, perëndinë ilire të burimeve dhe detit.Por më i rëndësishmi në këtë betejë mbetet zëri i një krijese të lashtë: Gërthënjës — një qenësim i frikshëm, si gaforrja e madhe e nëntokës, që banonte në thellësinë e një lumi të nëndheshëm. Në çastin kur Marina u rrezikua,Gërthënja dëgjoi britmën e Marinës hapi portat e saj dhe shpërtheu lumin dhe përmbyti arën, duke krijuar një rreth të shenjtë me ujë rreth Marinës.Uji rrëmbeu demonët, i mbyti nën kodrën e Nikollaqit dhe i shtyu në majën e Çivurit, ku gurë të mëdhenj u vendosën mbi ta, njësoj si gurët e Sfinksit, për të mos dalë më kurrë, si dhe në liqenin nëntokësorë tek Gropat e lucaveQë atëherë, thuhet se sa herë bien shirat të mëdhenj dhe njerëzit i luten Shën Mërisë, portat e Gërthënjës hapen dhe uji i saj vadit tokën deri në fund të korrikut. Uji mrekullon, rezervuarët mbushen për stinën e nxehtë, dhe gjithçka lulëzon.Përballë arës që mban emrin e saj, ndodhet kodra e Shën Thanasit, simboli i urtësisë dhe dijes. Edhe ai thirri në ndihmë perëndinë ilire Vidosus — zotin e pyjeve, fushave dhe kullotave, për të mbrojtur pasuritë e Marinës. Ndërkohë, perëndesha Prena, hyjnesha e pjellorisë dhe dashurisë, shpërtheu burimet e Përjelës dhe Suneve, duke mbuluar livadhet me bar të butë për grigjën e saj.Po kush ishte Marina që më vonë u shenjtërua?Pasi dështuan ta vrisnin, armiqtë filluan ta digjnin me lambadhë. Por plagët e saj shëroheshin menjëherë nga Shën Nifoni, që bënte roje në kodrën e Hundë Vigut. Ky shenjt kërkonte ndihmë edhe nga Medauri, zoti ilir i luftës. Lart, në qiell, Pegasi, kali i Olimpit, fluturonte mbi tokën e saj, në vendin që sot quhet Shalëse, pika e dytë më e lartë e Làvanit(Lëmi Serjan).Në fund, ata i prenë kokën. Por Marina mori kurorën e bukurisë së përjetshme. Uji i kreut të vijës, që rrjedh nga toka e saj, është i lehtë, i shenjtë, dhe shëron, njësoj siç shëroheshin plagët e saj. Ky ujë ushqen ullinjtë, pemët, vreshtat – gjithçka që rritet në atë tokë është e bekuar.Gërthënja shpërthen sa herë që vendi kërcënohet nga zjarri, demonët apo gorgonët. Pylli dhe kullotat përreth janë ndër më të mirët. Poshtë vreshtave dhe ullishtes, skarpata e madhe ka një dhe të kuq si gjaku — dheu që tregon ku Marina u rrah për vdekje. Ishte pafajësia e saj që e bëri të përjetshme.Marina – që në latinisht do të thotë “njeri i detit” – është murosur në toponomastikën e Sasajit. Mitet dhe faktet bashkëjetojnë në këtë vend – si një Orfe dhe Euridikë, të pandashëm.Ajo tokë, ai ujë dhe ajo krijesë – Gërthënja – janë në një lidhje të shenjtë. Uji gurgullon si lira e Orfeut, duke kënduar nën dhe dhe mbi të. Po të afrohesh te burimi, pranë moqilës së Meme, dëgjon një muzikë që ngjan me himnet orfike – një gjëmim i lehtë, një tingull hyjnor.Ashtu siç thuhet në një proverb të grekëve të lashtë se:“Muzika u bë një enë për emocione të sinqerta dhe të gjalla.
EMRAT DHE HYJNITË ILIRE QË PËRMËNDE NË LEGJENDË:
1.
Bindusi – Zot ilir i burimeve ujore dhe deteve. Adhurimi i tij është i lidhur ngushtë me nevojën për mbrojtje dhe pjellori në tokat bregdetare. I barasvlershëm me Neptunin në mitologjinë romake.2. Vidosus – Perëndi ilire e fushave, pyjeve dhe kullotave. I përfytyruar si një shtrirje e qetë, pjellore dhe e gjelbër, mbron grigjat dhe bujqësinë.3. Prena (Shën e Premte) – Hyjneshë ilire e dashurisë, pjellorisë dhe gruas. Në besimin popullor shqiptar, ajo përzihet me kultin e Shën e Premtes (Paraskevit), duke trashëguar aspekte të një hyjneshe më të vjetër tokësore.4. Medaur – Zoti ilir i luftës, i përshkruar në ikonografi mbi kalë, me shtizë në dorë. Figura e tij qëndron për mbrojtje, guxim dhe drejtësi. Mendohet të jetë një ndër perënditë më të rëndësishme në panteonin ilir.5. Gërthënja – Figurë mitike lokale, që paraqitet si një “dragua” i nëntokës ose një gaforre gjigande ujore. Në mitologji, krijesa të ngjashme shpesh ruajnë burime, sekrete ose hyrje në botën e përtejme.6. Pegasi – Kali mitologjik fluturues i Olimpit. Në këtë legjendë, ai është lokalizuar në Shalës,Lëmi Serjan (nga “shala” e kalit), duke sjellë dimensionin e mbrojtjes qiellore dhe frymëzimit hyjnor.
TOPONIMET DHE ILUSTRIMI I TYRE:
Làvani
Mali më i lartë i Bregdetit të Poshtëm, mbart si strehë të vetën perënditë, erërat dhe rrufetë. Në majë të tij, shpirti i Marinës s’ka prehje, por vigjilon mbi tokën që e ushqeu dhe e deshi.ShalëseLëndina e Pegasit. Nga kjo kodër fluturuan frymëzimet hyjnore, aty ku qielli zbret më afër tokës dhe shpirtrat e bardhë kalërojnë me dritë në krifë.Ara e Shën MarinësTokë e bekuar, si mitër që s’pushon së pjelli. Aty ku lindi bukuria e përjetshme, gjaku i virgjërisë dhe forca që shëron plagët e përvëlimit.Burimi i Kreit të VijësZemra e ujit të shenjtë. Nga ky burim rrjedh më shumë se ujë: rrjedh bekimi i hyjnive, rrjedh kujtesa e gjallë e dhimbjes dhe triumfit të Marinës.Hundë VigKodra e Shën Nifonit, vendi ku mendimi është i kthjellët, ku shpirtërat shërohen dhe besimi merr trajtë. Prej andej nisi mbrojtja e Marinës.Moqila e MemeVend i heshtur, ku uji flet. Tingulli që del prej saj është si lutje, si këngë në gjuhë të harruara, si gjurmë e një bote të zhdukur.Liqeni i Gropave të LucaveUjëra të lashta, ku u fundos dragoi. Tani liqeni rri i heshtur,por ndonjëherë dridhet, si të donte të rrëfente diçka që vetëm hyjnitë e dinë.Athinë, më 24/05/2025
Comentarios