top of page

Përparim Hysi: Një ditëvjeshte  në FLORIDA

5 hours ago
1 min read

                (poezi)

 

Nga  Përparim  Hysi

 

              1.

Në fushë  fëshërin bari

Flladi seç të tundë "jeletë"

Dalëngadalë  me ngjyrëari

Vjeshta vesh gjethet për rreth.

 

                2.

Një re bletësh gumëzhin rrotull

Edhe shkon mblidhet në pemë

Çof-çof dëgjoj   një çotër

Çotër është apo mëllenjë?

 

              3,

Tek zgjatem që të shoh

E të shuaj pak kureshtjen

Është një "mik" që mirë e njoh

Ndaj s'e mbaj dot buzëqeshjen.

 

                4.

Është një ketër që më"njeh"

Vjen nga unë,ma gjen shtëpinë

Dhe lodron ,sa më sheh

SE ma njeh me kohë miqësinë.

 

                5.

Nxjerrë nga qeska i hedh bukë

(Asnjëherë qeska s'rri bosh)

Tak e merr dhe i ka dukë

Dhe kënaqet (veç ta shohësh)

 

                 6.

Pastaj zë e më ndjek pas

Se s'ha bukën e përmbys kupën

S'ka më mik se sa një kafshë

Kafsha hallal ma ka bukën!

 

                 7.

Unë hedh sytë përmbi liqen

Është i mushur me shpezë plym!

Kjo ditëvjeshte më pëlqen

Kam një gas që  më  bën tym.

 

                 8.

SE më vijnë copëza nga fshati

Një peizazh që mirë e njoh

Ndaj nga buza s'ndahet  gazi

Kam aq gas,sa zë bëj "oh"!

 

                   9.

Këtë gas e hedh në vargje

Më vjen keq që s'jam piktor

Gati që t'ia marr me "saze"

Ky peizash më bën gazmor.

 

                  10.

E harroj moshën që kam

Kjo ditëvjeshte në FLORIDA

Gati pezull më mban

Edhe vargjeve iu vu pika,

 

FLORIDA, 29 shtator 2011

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page